Ornela Radovicka – Qëndra Albanologjike pranë Bibliotekës A. Bellusci, Frascineto\Cosenza
I nderuar President i Republikës së Shqipërisë Z. Bajram Begaj!
Lexova axhendën tuaj mbi vizitat tek arbëreshët dhe ndjeva atë kënaqësinë ato emozione që përcjell ky popull i mbrekullueshëm, por që i lën disi në në mëshirë të fatit, prej asaj toke që dikur ata e quanin “Mëmë”. Nuk po zgjatem tek çështje, nuk po shkruaj as tek tematika mbi rrezikun e zhdukjes së gjuhës tek Arbëreshët shpallur nga Unesko një problem i vështirë ku akoma akademikët nga ngelur se cilën gjuhë do përdorët për arbërshët, por ajo që më vjen spontaneo është pyetja:
A e dini Ju z. President se në Piemonte janë 10 mijë arbëreshë të cilët për faji të politikës si Italiane edhe asaj shqiptare janë kthyer të padukshëm?
Më tepër se 10 mijë vetë të komunitetit arbëreshë në Piemonte, lanë “Katundet” e tyre në krahina të ndryshme të Arbërisë dhe u trasferuan në Piemonte, shumica për motive ekonomike, ndërsa disa të tjerë për të përmisuar jetesën. Ky komunitet arbëresh që prej 24 vjetësh nuk gëzon të drejta të barabarta me shtatë krahinat e tyre si; Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Calabria e Sicili të cilët mbrohen me ligjin 482\99 Si popullsi me pakicë histroike territoriale
Nëse Europa ka reduktuar kufijtë ku qytetarët të qarkullojnë të lirë, apo bota kibernetike ka hequr kufijtë në shtetin Italin në Piemonte gjejmë një komunitet arbëresh, prej rreth 10 mijë arbëresh, që ligji për t’i mbrojtur iu kërkohen kufijtë territorial.
Me pak fjalë, arbëreshët në Piemonte, nuk përfshihen në ligjin 482\99 , ligj në të cilën përfshihen arbëreshet e shtrirë në shtatë krahinat italiane: Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Calabria e Sicili, për arsye se komuniteti piemontez konsiderohet prej shtetit Italian si“Popullsi me Pakicë Historike Gjuhësore jo territoriale ”
Le të kujtojmë se kush quhen arbëreshë të Italisë.
Arbëreshët e Italisë, janë një popull shqipfolës, ardhur nga Ballkani shqipfolës gjatë periudhës së pushtimit otomane në Ballkan, e jo vetëm, por disa prej tyre erdhën edhe për motive ushatarake, ekonomike, gjatë shekujt 14-15-16 -17( villa Badessa). Kjo popullsi që u vendos në shumë krahina të Italisë themeluan dhe ripopulluan fshatra. Numëroheshin rreth 100 koloni.
Në shekuj shumë prej tyre u asimiluan, dhe sot numërohen rreth 52 ngulime prej tyre, të cilat janë vendosur në territoret e shtatë krahinave Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Calabria e Sicili. Kjo popullsi sot quhet arbëresh dhe ngulimet ku ata janë vendosur quhet Krahina me pakcë historike territoriale.
- Arbërershin e karakterizon gjuha e tij më e lashtë në Europë, një gjuhë që flitet më tepër se 6000 mijë vjet.
- Arbëreshi paraqitet me kishën e tij arbëreshe në ritin bizantin, nën juridiksionin e Papës, e cila për formacionin e saj religjios konsiderohet rasti unik në botë, pra në “ diversitetin e saj” bashkon dhe për këtë arsye Papas Giovani Paolo i dytë e ka cilësuar si harmonia e bashkimit dhe paqes midis Lindjes dhe Perëndimit.
Roli i madh i arbërshëve në bashkimin e Italisë.
Arbëreshët nuk kanë qenë një pakicë minoritare parasite apo pasive në territoret italiane. Kjo popullsi gjatë këtyre 600 vjetëve kanë dhanë shembullin e tyre në ruajtjen e gjuhës, ritit, kostumit, folklorin të cilin e trasmetuan brez pas brezi, Morën pjesë në ndërtimin e gjitonive duke dhënë kontributin etyre në arkitekturën e këtyre ngulimeve, dhe dhanë shembull heroik në Bashkimin e Italisë. Kujtojmë fjalët e Garibaldit drejtuar gjeneral Damis: “Arbëreshët e tu janë Luanë të pa parë”.
Arbëreshët treguan se ishin edhe njerëz të penës.
- Në Qeverinë e Garibaldit nga pesë përfaqësues, tre prej tyre, ishin arbëresh.
- Figurat e ndritura me origjinë arbëreshe që bënë emër: Francesco Krispi, Kryetari i Këshillit të Ministrave,ministri i jashtëm e Ministër i Brendshëm i Mbretërisë së Italisë Antonio Gramshi, deputet, Filozof, politolog, gazetar, gjuhëtar dhe kritik letrar italian, Luigi Giura Luigi Giura, inxhinier dhe arkitekt. Inspektor i Korpusit të Urave dhe Rrugëve të Mbretërisë së Dy Siçilive, ai njihet për projektimin dhe ndërtimin e urës Real Ferdinando, urës së dytë të varur në Evropë, si dhe urës së parë të varur në Evropën kontinentale. Vicenco Torelli gazetar, libretist, shkrimtar, botues, si dhe impresario i oprës, Pasquale Scura këshilltari gjykatës së lart, Stefano Rodota juristi Europeo, Costandino Mortati një nga themeluesit e kushtetutës italiane, Pasquale Baffi, studiues, papirolog dhe diplomat grek me vlera të mëdha; nën republikën napolitane të vitit 1799 dhe ishte president i Komitetit të Administratës së Brendshme.
- Por edhe figurat si De Rada,Vicenzo Dorsa, Santori etje, që kanë shoqëruar Italinë në rrugën e saj deri më sot .
- Gjatë Luftës së dytë botërore Arbërshët humbën një të tretën e popullsisë. Arbëria me arbërshët e saj ka lenë gjurmë të vlefshme në territorin italian, ndërsa moti i saj i madh nënshkroi lavdinë.
Vitet 60 dhe mosbalancimet rajonale
Pas bashkimit të Italisë, dhe boom ekonomik i viteve 60 krijoji dyndjen e popullsisë së Jugut drejt veriut. Shumë komunitete arbërshe u shpërngulën drejt Verriut seps eduheshin krah punë për industrinë, dhe sidomos në piemonte ku ishte industria e rëndë e makinave. Kjo shpërngulje drejt vendeve industrializuar krijoi mosbalancimet rajonale midis jugut dhe Veriut.
Më vonë me projktet drejt një Europe të bashkuar rreth vitet 1990, situata nuk ndryshoi, por edhe e thelloi akoma, si rrjedhojë u bë më i dukshme disniveli ekonomik midis Jugut dhe Veriut. Italia me një pozitë shtrirëse gjegrafike, favorizon më tepër pjesën Veriore të saj me tregjet e mëdha evropiane, kështu që Jugu, gjeografikisht periferik, u bë edhe ekonomikisht”.Me pak fjalë, një vend i varfër me dallime rajonale. Kjo bëri që edhe një pjesë e madhe të arbëreshëve të spostoheshin nga krahinat e tyre që kishin themeluar apo populluar. Kështu që u krijuan modele të reja, antropologjike, sociale, si psh komuniteti Arbëresh në Piemonte.
Shpopullimi në erën e globalizimit
Kur je i ri, qytezë e vogël ku je lindur,rritur, ku ke qarë e qeshur, ku ke hedhur hapat e para, nuk të ofron më ëndrra dhe mundësi për një jetë më të mirë, prandaj me çdo kusht kërkon të dalësh prej atij ambjenti dhe të shkosh drejt dritave verbuese të qyteteve kosmopolitane të cilat me kthetrat e tyre të tërheqin në grackën e homologimit dhe magjinë e ashtuquajtur “Mirëqënie”.
Pikërisht për shkak të këtyre rrethanave edhe arbëreshët krijuan një arqipelag në Veri të Italisë, ku shumica e arbëreshëve të Basilikatës apo Kalabrisë, krijuan ishuj të rinjë me popullsi Arbëreshe në Piemonte, të cilët bashkohen mes tyre në emër të një origjine të përbashkët si dhe nga veçoria e njëjtë gjuhësore. Këto ishuj krijuan një “territor virtual rajonale”brënda një “territori fizik rajonal”ku ata ishin ngulitur.
Kush janë arbëreshët e Piemontes ?
Këta arbëresh, të cilët jetojnë në Piemonte, nuk janë gjë tjetër veçse nipat dhe stërnipat e atyre arbëreshëve të ardhur 600 vjet më parë, të cilët me djersën e tyre pastruan ferrat, kthyen tokat italiane në fusha pjellore, rritën fëmijë që u bënë Juristë, ministra, kryetar qeverie, apo përpilues të kushtetutës italiane, dhe nuk harruan gjuhën dhe rrënjët e tyre.
Arbëreshët që janë vendosur në Piemonte lanë ato shtëpi të bëra me kallot e duarve të gjyshërve të tyre të atyre ngulimeve 500 vjeçare që sot shumica e tyre kanë ngelur të shpopulluara apo fshatra fantazma, me oborre të rethuara nga krisjet e ligëta, ku guri i zvedhur i strehve mbledh në poret e tij mallëngjimin, e myshku u jep “butësinë” vatrave të zeza. Në atë heshtje mallëngjyese, vrasin ajrin tingujt shekullor, e shtegu i jehonës së psherëtimave të tërthortë nyjëzuar në gjerdanin e valëve thur rrokje, frymë, zëra, ninulla,këngë, e rapsodi, të cilat depërtojnë edhe atje ku kanë ngelur murrizat, gjineshtra, e pikon aroma e shpirtit të atyre arbëreshëve, të cilët në shuplakat dhe falngjet e tyre fabrikonin kallot. Ata fshatra 600 vjeçare janë plot histori, art, njerëz, kulturë, folklor. Janë një epope humane!
Ligji mbi arbëreshët e komunitetit në Piemonte
Kushtetuta e Republikës Italiane në Art. 6 parashikon;Republika mbron pakicat me rregulla specifike
gjuhësi”;Ligji 15 dhjetor 1999, nr.482;Rregulloret për mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore; parashikon ndaj artit. 3 paragrafi 3″Kur pakicat gjuhësore të përmendura në nenin 2 shpërndahen nëpër territore të ndryshme krahinore ose rajonale, ato mund të ngrenë organe koordinimi dhe propozimi, të cilat autoritetet vendore të interesuara kanë të drejtë të krijojnë njoh”.
Kur u themelua Vatra Arbéreshe
Reth 50 familje arbëreshe të Chierit u mblodhëm dhe formuam “VATRA ARBËRESHE”, e cila u themeluar në maj 2000 si një shoqatë Kulturore e Pakicave Historike Gjuhësore të Italia, në të cilën gjejmë italianë me origjinë shqiptare që historikisht kanë qenë të pranishëm në Itali që nga ajo kohë gjysma e dytë e shekullit të 14-të, pra e njohur dhe e mbrojtur nga Ligji Kombëtar nr. 482/1999.
Fillimet e saj shoqata i kishte në qytetin e Chieri, në bazë të dy vendime të këshillit Bashkiak nr. 61, datë 17.7.2003 dhe nr. 67, datë 26.09.2003, e cila ka i njohur Shoqatës statusin e: «… organ koordinues dhe propozim për veprimtaritë kulturore të komunitetit të pakicës gjuhësore italo-arbëreshe të Chierit dhe zonës së Chierit, pasi është një territor i kufizuar…”
Vendimi i Provincës të Potencës
Provinca e Potenzës, në zbatim të ligjit të sipërpërmendur, me vendim të Këshillit Krahinor nr.45, datë 29 maj.2008, i njeh Shoqatës “Vatra Arbëreshe” rolin e mëposhtëm:
“…në bazë të nenit. 3 – pika 3 – të ligjit nr. 482 datë 15.12.1999 Shoqatës Arbëreshe Vatra, me qendër në
Chieri (TO) njeh rolin e koordinimit dhe propozimit për Arbëreshët e Bazilikatës banorë në Piemonte”
– Këshilli Krahinor i Torinos ka njohur njohjen e Provincës së Potenzës me vet zgjidhjen Prot.n. 50180/2008 datë 18.11.2008 (dërguar me dokument Prot.n.871538 Struktura AA7000115 dt 16/12/2008) duke vijuar ne integrimin e shtate territoriale të provincës së Torinos.
Prandaj Shoqata Arbëreshe Vatra e Chierit është ndoshta e vetmja shoqatë e pakicë historike gjuhësore e Italisë e njohur jashtë territoreve të origjinës, siç kërkohet me L.482/99.
Kontesti juridik i arbëreshëve në tutelën e shtetit italian
Arbërshët( shqiptarët e lashtë) të shtatë rajoneve Sicilia, Calabria, Basilicata, Puglia, Campagna,Molise, Abbruzzo, mbrohen nga shteti italian nëpërmjet ligjit 482\99.
I nderuar president, Lind Pyetja: Si mund të konsiderohet e pa dukshme, e mos të shkoni e të takoni një popullsi me një numër të konsiderueshëm, prej 10 mijë arbëresh, gjeneratë e parë dhe e dytë, zhvendosur në Piemonte, të cilët për përbërjen e tyre tejkalon edhe numrin e arbëreshëve të krahinës së Molizes, Puglies, apo Campagnës dhe kanë dhënë një kontributë pune e mbajtur gjallë çështjen arbërore më tepër se istitucionet? Mos harroni: Ku është një arbëresh aty është një Arbëri!
Punë të mbarë në misionin tuaj!
Shënim: një Mini Dosier, mbi çështjen e komunitetit arbëresh në krahinën e Piemontes
Ornela Radovicka Qëndra albanologjike pranë Bibliotekës A. Bellusci, Frascineto\Cosenza