Nga Harry Bajraktari/
Kam nderin dhe kënaqesinë t’ ju uroj mirënjohjen, përkatësisht dekoratën” Naim Frashëri” që ua ndau Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani për punën e palodhshme si gazetar dhe kontributin që keni dhënë e po jepni në afirmimin e vlerave të popullit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe afirmimin e vlerave të popullit amerikan si dhe ndihmën dhe kontributin që kanë dhënë SHBA për popullin shqiptar, sidomos për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Vlerësoj punën tuaj të jashtëzakonshme në afirmimin e komunitetit tonë shqiptaro-amerikan si dhe prezentimin e vlerave të tij në të gjitha mediat shqiptare në Shqipëri, në Kosovë dhe në gazetat tjera që botohen në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës, si dhe në gazetat e Komunitetit tonë “Illyria”, “Dielli” të Vatrës dhe në mediat elektronike në gjuhën shqipe në New York, e në disa gazeta amerikane. Kjo mirënjohje do të jetë edhe një motiv i fuqishëm për theksimin e vlerave të komunitetit tonë dhe vështrimin perspektiv e kritik të tij.
Me këtë rast dëshiroj të theksoj se Z. Beqir Sina vjen nga një familje e njohur patriotike të cilën pushtetit i Enver Hoxhës e kishte persekutaur, ndjekur dhe ndarë përgjysmë: një pjesë e saj kishte arritur të ikte nga xhelati, ndërsa vetë Beqir Sina me një pjesë tjetër të familjes kishte mbetur në Shqipëri. Ai ka kluar 30 vjet në kampin famëkeq, në Saver të Lushnjës. Pas rënies së sistemit të Enver Hoxhës, u largua nga Shqipëria dhe nga viti 1992 i bashkangjitet babait dhe nënës dhe pjesës tjetër të familjes në New York, të cilët kishin emigruar si shumë shqiptarë të tjerë në SHBA.
I ati i tij Rasim Sina për një kohë të gjatë ka udhëhequr radion Lëvizja e Legalitetit në gjuhën shqipenë New York dhe për shumë vite ka informuar komunitetin tonë për dhunën dhe persekutimet që u bënte regjimi diktatorial i Shqipërisë kundërshtarëve politikë të Enver Hoxhës dhe ka denoncuar me tone të ashpra politikën shoveniste të Jugosllavisë ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe shqiptarëve në viset tjera nën Jugosllavi. Këta njerëz me idealet e tyre të larta atdhetare kanë mbajtur të pashuar ndjenjën për një Shqipëri të lirë, demokratike, për një Shqipëri proamerikane dhe proevropiane.
Beqir Sina, i cili vetë kishte përjetuar të gjitha format e poshtërimit gjatë 30 viteve në kampin e Lushnjës- në shkrimet e tij të shumta ka dhënë skena rrënqethëse nga aty që mund të krahasohen me kampet më famëkqija që ishin ngritur gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore në vendet komuniste.
Beqir Sina pasi arriti në New York punoi një kohë në radion Lëvizja e Legalitetit ” Zëri i Kombit”, të themeluar nga i ati i tij, Rasim Sina, aktivist i çështjes kombëtare. Sot ai bashkëpunon me shumë gazeta dhe është gazetari më aktiv i komunitetit tonë shqiptaro- amerikan.
Shqipar Çam says
Nga te gjitha ato dekorata te shperndare nga Presidenti B.Nishani ketu ne NY; te vetemet qe jane me vlere te VERTETE ESHTE AJO PER Z.M.GJONAJ SI SHQIPTARO AMERIKANI QE MBAN ME NDER FLAKADARIN E SHQIPTARIZMES DHE TE NDERUARIT Z. B.SINA. ATDHETARI INTELEKTUAL Z. B. SINA SI NJE DJAL ME TRADITA ATDHETARE BEN NJE VEPRIMTARI TE PALODHUR SI KUDO KETU NE USA, ASHTU EDHE NE TROJET TONA ETNIKE SHQIPTARE
NGA ZEMRA UROJ SHENDET E GEZIME NE FAMILJE DHE NE VEPRIMTARITE ATDHETARE!!
DURO says
Më bëhet qejfi që një dibran me rrënjë nga Sinet e katundit Rreth Kale buzë Drinit të Zi vlerësohet për ndihmesën e tij me adresë shqiptarizmin në anën tjetër të Atlantikut
Me respekt
Abdurahim Ashiku
Gazetar
Athinë, 10 maj 2015