DOKUMENTI PERFUNDIMTAR I TRYEZES SE RRUMBULLAKET/
SHQIPTARE NGA GJUHA BIZANTINE NGA RITI KISHTAR ITALIANE NGA ADOPTIMI: ARBERESHET te promovuar nga QENDRA NDERKOMBETARE PER STUDIME MBI MITIN-DELEGACJONI I SICILISE prane MUZEUT ETNOGRAFIK SICILIAN ”GIUSEPPE PITRE”/
Pjesemarrersit ne Tryeze,duke shprehur ndjenjat e falenderimit ndaj Qendres Nderkombetare per Studime mbi Mitin-Delegacjoni i Sicilise, te drejtuar nga Sh. T. Prefekti Gianfranco Romagnoli, per organizimin e Tryezes mbi Arbereshet, tashme te bere tradicjonale, poashtu Dr. Eliana Calandra per mikpritjen dhe kujdesjen e Ekspozites , dhe Prof. Maria Concetta Di Natale per kontributin shkencor nga Universiteti i Palermos dhe nga Departamenti Kulture dhe Shoqeri qe ajo e kryeson,duke qene te vetedishem se Tryeza ka qene nje moment mendimi dhe studimi mbi Komunitetin gjuhesor dhe kulturor arberesh dhe nje mundesi per te evidentuar ndjeshmerine dhe larmine e trashegimise kulturore kombetare dhe kontributin e dhene nga komuniteti i gjuheve pakice,
- Shenojne se mbrojtja e pakicave, qe prej 15 vjetet nga miratimi i ligjit 482/99, eshte plotesisht e garantuar, siç e deftojne edhe rritja e kerkesave per perdorimin e gjuheve pakice, progresi kulturor dhe shoqeror i komuniteteve te implikuara, nisjativat per mbrojtjen e trashegimise se shkruar, shkembimet me ”Stetet e origjines” dhe organizimi i manifestimeve zyrtare;
- Ndonese riafirmojne vleren e kornizes ligjore, e cila permbane edhe ndonje ligj krahinor perkates, nuk e mbajne, megjithate, si te persosur per mbrojtjen sa me te mire te vlerave imaterjale dhe ato materjale qe komunitetet arbereshe te ndryshme shprehen veç e veç o ne pergjithesi, qofte ne fushen kishtare, qofte ne ate antropologjike, pa angazhimin sa me te gjere te te interesuarve me serjozitet mendimesh dhe zbatimesh;
Per kete qellim:
- Terheqen vemendjen e Qeverise dhe e Parlamentit mbi urgjencen ndaj pajisjes se ligjit 482/99 me te ardhura financjare adekuate;
– Urojne qe Konferenca Ipeshkvnore Italiane te merret sa me shpejt me dhenien
e nje strukture te re per Kishen Arbereshe, duke u orjentuar drej kryjimit te nje
Mitropolie te posaçme si eshte e drejte themeltare per nje Kishe lindore
katolike;
- I thrrasin Kryetaret e Bashkive arbereshe te kujdesen me shume per mesimdhenien e gjuhes pakice neper shkolla, duke bashkepunuar me Drejtoret qe nje lende te tille dhe sportelet gjuhesor t’u besohen personelit kompetent jo vetem ne te folmen lokale, por edhe ne gjuhen shqipe standarde;
- Jane te mendimit se duhet forcuar kooperacjoni midis Italise dhe Shqiperise e Kosoves per nje mbrojtje te vertet te pakicave arberfolese kudo ndodhen dhe jane, per te rilidhur fijet kulturore, shoqerore dhe gjuhesore sipas marredhenjeve miqesore dhe bashkepunimi, ne kuadrin edhe te hyrjes se ardhshme ne Unionin Evropjan te Republikes se Shqiperise dhe te shfuqizimit te vizes nga pasaportet e qytetareve te Republikes se Kosoves;
- I kushtezojne, me ne fund, dy Shtetet referimi qe te fitojne nga Shteti italian detyrimin per te gjithe nxenesit e mesimit te gjuhes se folur ne shkollat e Bashkive arbereshe dhe perparesine ne listat provincjale per mesuesit qe e kane arberishten gjuhe amtare dhe qe kane njohje te mire te gjuhes shqipe standartde, duke i mbajtur keto dy kondita si te domosdoshme per nje mbrojtje sa me te vertet dhe frytdhenese ndaj trashegimise gjuhesore dhe kulturore te Minoriteti arberesh.
- Palermo 12 qershor 2015(Pergatiti per Diellin:Zef Chiaramonte)