Sot, e Hënë 17 Maj 2021, së bashku me anëtarin e Kryesisë dhe arkëtarin e Vatrës Marjan Cubi dhe anëtarin e këshillit të Vatrës, poetin Ramiz Mujaj, pritëm në selinë e Vatrë një nga qendrestarët dhe luftëtarët e Lirisë së Kosovës, i dënuar në burgjet e represionit sllav, i mërguar më pas në Zvicër, një nga drejtuesit e Fondit Vendlindja Thërret për Zvicrën, zotin Gani Vlahna.
Mysafiri tregoi për qëndresën gjatë kohës së represionit në kohën e Ish Jugosllavisë dhe organizimin e shqiptarëve të Zvicrës për clirimin e Kosovës.
Editori i Diellit e informoi z. Vlana për historinë e Diellit dhe të Vatrës, për veprimtaritë e djeshme dhe të sotme të Vatrës. Ai përshkroi rrugëtimin historik të Vatrës dhe Gazetës që i priu themelimit të Vatrës. Po ashtu mysafiri vizitoi arkivin dhe bibliotekën e Vatrës.
Ai shkroi mbresat në librin e vizitorëve:” Sot vizitova selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” dhe ndjehem i mbushur me emocione. Preka historinë më shumë se 100 vjecare të Shqiptarëve të Amerikës dhe u njoha me kontributet e mëdha të VATRËS dhe gazetës së saj DIELLI. Shumë gjëra i dëgjova për herë të parë, më mbeti në mendje Fushata e madhe e Vatrës me 3 Qershor 1917, takimi i Nolit me 4 korrik 1918 me presidentin Wilson, organizimi i shërbimit diplomatik në SHBA dhe Europë prej Vatrës në kohën mungesën e shtetit, Huaja Kombëtare, dërgimi në Shqipëri i Trupave Vullnetare të Vatrës dhe i bandës Muzikore VATRA, shtypja dhe dërgimi i mijëra librave në Shqipëri, lidhjet me arbëreshët dhe qëndresa e Vatërs nën presionet e shtetve komuniste të ish Jugosllavisë dhe të Tiranës, pushkatimet dhe denimet e vatraneve qe lane Ameriken per Shqiperine… etj. Faleminderit Vatër Kombëtare! Faleminderit z. Greca, z. Cubi dhe Muaj per pritjen e ngrohte!