Nga Keze Kozeta Zylo/Viti 2017-të shënoi një sukses tjetër për “Alba Life” duke hapur një shkollë të re shqipe në një lagje të Nju Jorkut në Ridgewood, Queens.Telefonatat e shumta, dashuria e gjyshërve dhe e prindërve per t’ju mësuar fëmijëve të tyre gjuhën shqipe si dhe përkushtimi serioz i Shkollës Shqipe “Alba Life” bëri që pas një pune të lodhshme, por të vlefshme të kurorëzohej me sukses hapja e shkollës shqipe në Queens.
Prindër, nxënës, gjyshër vinin grupe-grupe pranë shkollës shqipe. Tek dera e hyrjes i mirëprisnin me plot dashuri z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe “Alba Life së bashku me familjen, si dhe stafi i saj si mësuese Blerta Gjevori që i janë bashkuar programit dhe z.Eduard Dilo pinjoll i familjes së shquar Ilia Dilo Sheperit, Nderi i Kombit.
Emocionet e nënave dhe baballarëve ishin të papërshkrueshme kur sillnin pranë klasës fëmijët prej dore. Shumë prej tyre gjatë bisedave dhe kontakteve të ndryshme na thanë se ne e kemi pasur ëndërr hapjen e një shkolle shqipe, sepse është e dhimbshme kur shikon fëmijët, nipërit dhe mbesat që nuk komunikojnë shqip. Shkolla publike amerikane gumezhinte shqip dhe në sytë e gjallë dhe shprehës të fëmijëve shikoja dhe ndjeja gëzimin e tyre te madh duke u takuar me shok e shoqe të reja, me vëllezërit dhe motrat shqiptare. Ndonëse mund të kishte dhe prej tyre që rrinin të heshtur, pak të ndrojtur, ndonjeri mund të qante, ose dhe të vraponte, por e mësuar dhe duke pasur një përvojë të gjatë e di mirë që vetë këta nxënës do t’u luten prindërve për të ardhur sa më parë dita e mësimit shqip. Midis 35 nxënësve në klasë më e vogla pa mbushur tre vjeç akoma ishte Aurora. Duke parë dëshirën e gjyshërve të saj Maria dhe Zef Dusi aq patriotë dhe të etur për të mësuar shqip e pranuam pa kurrfarë hezitimi, sepse vetë Maria tregoi qe kur erdhëm në shekullin e kaluar nuk kishte shkolla shqipe kështuqë nuk mund të durojmë dot deri sa ta sjellim Aurorën që të mësojë të flas dhe të shkruajë shqip.Interesante ishte se u rikthyen pranë shkollës dhe tri familje qe i kishim pasur prindër në Brooklyn dhe Manhattan si Eduard Kulla me tri vajzat, Drita Zani me dy fëmijët e saj nga Manhattani dhe në Staten Island Ardita Miloti me tre fëmijë të cilëve iu bë më e përshtatshme per t’i sjellë fëmijët e tyre në Ridgewood, Queens. Rikthimi flet qartë për respektin dhe dashurinë që kanë për Gjuhën Shqipe dhe stafin e shkollës.
Ceremonia e hapjes së shkollës/
Ceremonia e hapjes së shkollës ka filluar me këndimin e dy hymneve amerikane dhe shqiptare si dhe me hymnin e shkollës shqipe, Gjuha Jonë.Në emër te gjithë stafit përshëndeti z.Qemal Zylo I cili iu uroi gjithë prindërve, nxënësve, gjyshërve dhe mësueseve punë të mbarë. Zoti Zylo bëri një prezantim plot kulturë dhe me profesionalizëm të Shkollës Shqipe “Alba Life” e cila kooperon në disa lagje të Nju Jorkut si dhe aktivitetet e saj kulturore dhe artistike në ditët e rëndësishme kombëtare si në Ditën e Flamurit, festat e fundvitit, Dita e shenjtë e Mësuesit, 7 Mars, mbyllja e vitit dhe Festivali i shkollave shqipe. Më vonë falënderoi dhe prezantoi mësueset si Blerta Gjevori e cila ka një pëvojë të gjatë në dhënien e mësimit shqip ne Shqipëri pasi ka mbaruar për mësuesi dhe ndërkohë iu bashkua me entuziazëm dhe dashuri programit të Alba Life. Në takimin e parë të punës që patëm ajo foli me emocion të madh dhe tha se mezi po e priste ditën e hapjes së shkollës shqipe. Ka qenë ëndrra ime ta realizoja dhe këtu në Amerikë dhe për këtë ju falëderoj që ma realizuat. Duke qenë 10 vjet në këtë detyrë të rëndësishme e di mire sec do të thotë ta realizosh ëndrrën si mësuese, ku shumë prej tyre e kanë pritur me të njejtin emocion si Blerta e cila më kujtoi gjithashtu dhe ish mësues shkolles sonë. Ato përmendin se nuk e harrojnë kurrë momentin e parë.Me plot respekt prezantoi gjithashtu dhe mësuese Esmeralda Qosa një mësuese e licensuar si ne Shqipëri dhe në Amerikë. Qosa është mësuese në një shkollë publike amerikane dhe i është bashkuar programit të “Alba Life”.Me mirënjohje foli dhe per Z.Eduard Dilo të cilin e prezantoi se rrënjët e familjes së tij fillojnë me arsimin dhe mësimin e gjuhës shqipe që nga gjyshi i tij, ndërkohë e kemi pranuar dhe si anëtar të stafit dhe bashkëpunimi me z.Dilo do të jetë dhe më i frytshëm në të ardhmen.
Zoti Zylo falënderoi gjithashtu Bordin e Edukimit të Nju Jorkut që vazhdimisht na kanë mbështetur si dhe për lejen që i dha për të shfrytëzuar mjediset në shkollën publike amerikane dhe një falënderim i veçantë i shkoi drejtoreshës së shkollës publike Ps: 68, shkollë në të cilën zhvillohet mësimi i Gjuhës Shqipe.Nxënësve iu dhanë abetaret dhe mjetet e tjera plotësuese të mësimit, ku më duhet të shtoj se sjellja e abetareve nga Shqipëria është një punë e stërmundimshme, jo për faktin e lodhjes, por për faktin e transportimit të tyre, vonesave, mungesat, komunikimi, njerëzit që duhet t’i sjellin, ndonëse z.Zylo e ka ngritur disa heëë këtë problem para kryeministrit Rama, mediave në Shqipëri dhe këtu në Diasporë, ministrisë së arsimit, ambasadave dhe përsëri vazhdon e njejta procedurë stropacitëse për ne. Te shumtën e herës i marrim me postë. Megjithë këto vështirësi Alba Life nuk është ndalur asnjëherë, por Stafi i Shkollës Shqipe “Alba Life” frymëzohet nga të gjithë Rilindasit që dhanë jetën dhe u martirizuan për Gjuhën Shqipe, Gjuhën tonë hyjnore. Vazhdimi në rrugën e ndritur të tyre na bën që të jemi të pandalur në mësimin e Gjuhës Shqipe, për fëmijët në Diasporë, të cilët kanë nevojë me shumë se kurrë, pasi mijëra fëmijë nëpër botë po e humbasin Gjuhën Shqipe. Kushdo atdhetar që ka hapur shkolla shqipe nëpër botë duket se ecin ne gjurmët e rilindasve çka të kujton kryerilindasin Naim Frasherin i cili ka shkruajtur:
“Do punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të rroj, do t’i zgjoj edhe ata që flenë, kështu jetën ta mbaroj”.Mësueset Gjevori dhe Qosa filluan mësimin me plot dashuri dhe emocion në ditën e pare të hapjes së shkollës. Nxënësit dëgjonin me vëmendje të posaçme mësueset e tyre të dashura çka të sjellë ndërmend fjalën e urtë të popullit se fillimi i mbarë është gjysma e punës.Ceremonia e hapjes së shkollës shqipe në Ridgewood, Queens u filmua nga TV “Albanian American Vizion” me producent z.Qazim Doda dhe nga TV “Alba Life” me kameraman z.Kreshnik Dorzi.
27 Janar, 2016
Ridgewood, Queens, New York
sami re[pishti USA says
Znjes Kozeta dhe
Zotit Qemal Zylo
Pergezimetg e mia ma te mira per suksesin tuej te fundit ne hapjen e nji shkolle shqipe ne Ridgewood, Queens, NYC. Shkolla ashte vater drite, dhe drita shperndane erresinen e krijon boten e re ku njerezimi edukohet dhe vepron si qenie njerezore me arsye e me ndergjegje.
Edhe nji here falemnderit.
Kozeta Zylo says
Fort I nderuar professor Sami Repishti,
Vemendja juaj e posacme per Shkollat Shqipe ne Diaspore eshte shume frymezuese dhe sjelle drite nder shqiptare qe shumica e tyre iken prej regjimeve ku te mundeshin…
Ne jemi krenar qe ju kemi midis nesh, sepse fjala juaj aq patriotike dhe plot kulture peshon rende dhe shkon direkt e ne palce te shpirtit shqiptar.
Urimin tuaj jua percolla gjithe prinderve dhe se shpejti dhe nxenesve dhe jam e sigurte qe vetem do frymezoje per pune edhe me te bukura!
Me shume mirenjohje,
Kozeta dhe Qemal Zylo
Kozeta says
Fort I nderuar professor Sami Repishti,
Vemendja juaj e posacme per Shkollat Shqipe ne Diaspore eshte shume frymezuese dhe sjelle drite nder shqiptare qe shumica e tyre iken prej regjimeve ku te mundeshin…
Ne jemi krenar qe ju kemi midis nesh, sepse fjala juaj aq patriotike dhe plot kulture peshon rende dhe shkon direkt e ne palce te shpirtit shqiptar.
Urimin tuaj jua percolla gjithe prinderve dhe se shpejti dhe nxenesve dhe jam e sigurte qe vetem do frymezoje per pune edhe me te bukura!
Me shume mirenjohje,
Kozeta dhe Qemal Zylo