• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një shkollë e re Shqipe në Ridgewood, New York

January 29, 2017 by dgreca

1 shkolla ridgewoodNga Keze Kozeta Zylo/Viti 2017-të shënoi një sukses tjetër për “Alba Life” duke hapur një shkollë të re shqipe në një lagje të Nju Jorkut në Ridgewood, Queens.Telefonatat e shumta, dashuria e gjyshërve dhe e prindërve per t’ju mësuar fëmijëve të tyre gjuhën shqipe si dhe përkushtimi serioz i Shkollës Shqipe “Alba Life” bëri që pas një pune të lodhshme, por të vlefshme të kurorëzohej me sukses hapja e shkollës shqipe në Queens.

2 shkolla RidgewoodPrindër, nxënës, gjyshër vinin grupe-grupe pranë shkollës shqipe.  Tek dera e hyrjes i mirëprisnin me plot dashuri z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe “Alba Life së bashku me familjen, si dhe stafi i saj si mësuese Blerta Gjevori që i janë bashkuar programit dhe z.Eduard Dilo pinjoll i familjes së shquar Ilia Dilo Sheperit, Nderi i Kombit.

3 RidgewoodEmocionet e nënave dhe baballarëve ishin të papërshkrueshme kur sillnin pranë klasës fëmijët prej dore.  Shumë prej tyre gjatë bisedave dhe kontakteve të ndryshme na thanë se ne e kemi pasur ëndërr hapjen e një shkolle shqipe, sepse është e dhimbshme kur shikon fëmijët, nipërit dhe mbesat që nuk komunikojnë shqip. Shkolla publike amerikane gumezhinte shqip dhe në sytë e gjallë dhe shprehës të fëmijëve shikoja dhe ndjeja gëzimin e tyre te madh duke u takuar me shok e shoqe të reja, me vëllezërit dhe motrat shqiptare.  Ndonëse mund të kishte dhe prej tyre që rrinin të heshtur, pak të ndrojtur, ndonjeri mund të qante, ose dhe të vraponte, por e mësuar dhe duke pasur një përvojë të gjatë e di mirë që vetë këta nxënës do t’u luten prindërve për të ardhur sa më parë dita e mësimit shqip.  Midis 35 nxënësve në klasë më e vogla pa mbushur tre vjeç akoma ishte Aurora.  Duke parë dëshirën e gjyshërve të saj Maria dhe Zef Dusi aq patriotë dhe të etur për të mësuar shqip e pranuam pa kurrfarë hezitimi, sepse vetë Maria tregoi qe kur erdhëm në shekullin e kaluar nuk kishte shkolla shqipe kështuqë nuk mund të durojmë dot deri sa ta sjellim Aurorën që të mësojë të flas dhe të shkruajë shqip.Interesante ishte se u rikthyen pranë shkollës dhe tri familje qe i kishim pasur prindër në Brooklyn dhe Manhattan si Eduard Kulla me tri vajzat, Drita Zani me dy fëmijët e saj nga Manhattani dhe në Staten Island Ardita Miloti me tre fëmijë të cilëve iu bë më e përshtatshme per t’i sjellë fëmijët e tyre në Ridgewood, Queens.  Rikthimi flet qartë për respektin dhe dashurinë që kanë për Gjuhën Shqipe dhe stafin e shkollës.

34 Kezja

Ceremonia e hapjes së shkollës/

5 kezja

Ceremonia e hapjes së shkollës ka filluar me këndimin e dy hymneve amerikane dhe shqiptare si dhe me hymnin e shkollës shqipe, Gjuha Jonë.Në emër te gjithë stafit përshëndeti z.Qemal Zylo I cili iu uroi gjithë prindërve, nxënësve, gjyshërve dhe mësueseve punë të mbarë.  Zoti Zylo bëri një prezantim plot kulturë dhe me profesionalizëm të Shkollës Shqipe “Alba Life” e cila kooperon në disa lagje të Nju Jorkut si dhe aktivitetet e saj kulturore dhe artistike në ditët e rëndësishme kombëtare si në Ditën e Flamurit, festat e fundvitit, Dita e shenjtë e Mësuesit, 7 Mars, mbyllja e vitit dhe Festivali i shkollave shqipe. Më vonë falënderoi dhe prezantoi mësueset si Blerta Gjevori e cila ka një pëvojë të gjatë në dhënien e mësimit shqip ne Shqipëri pasi ka mbaruar për mësuesi dhe ndërkohë iu bashkua me entuziazëm dhe dashuri programit të Alba Life.  Në takimin e parë të punës që patëm ajo foli me emocion të madh dhe tha se mezi po e priste ditën e hapjes së shkollës shqipe.  Ka qenë ëndrra ime ta realizoja dhe këtu në Amerikë dhe për këtë ju falëderoj që ma realizuat.  Duke qenë 10 vjet në këtë detyrë të rëndësishme e di mire sec do të thotë ta realizosh ëndrrën si mësuese, ku shumë prej tyre e kanë pritur me të njejtin emocion si Blerta e cila më kujtoi gjithashtu dhe ish mësues shkolles sonë.  Ato përmendin se nuk e harrojnë kurrë momentin e parë.Me plot respekt prezantoi gjithashtu dhe mësuese Esmeralda Qosa një mësuese e licensuar si ne Shqipëri dhe në Amerikë.  Qosa është mësuese në një shkollë publike amerikane dhe i është bashkuar programit të “Alba Life”.Me mirënjohje foli dhe per Z.Eduard Dilo të cilin e prezantoi se rrënjët e familjes së tij fillojnë me arsimin dhe mësimin e gjuhës shqipe që nga gjyshi i tij, ndërkohë e kemi pranuar dhe si anëtar të stafit dhe bashkëpunimi me z.Dilo do të jetë dhe më i frytshëm në të ardhmen.

Zoti Zylo falënderoi gjithashtu Bordin e Edukimit të Nju Jorkut që vazhdimisht na kanë mbështetur si dhe për lejen që i dha për të shfrytëzuar mjediset në shkollën publike amerikane dhe një falënderim i veçantë i shkoi drejtoreshës së shkollës publike Ps: 68, shkollë në të cilën zhvillohet mësimi i Gjuhës Shqipe.Nxënësve iu dhanë abetaret dhe mjetet e tjera plotësuese të mësimit, ku më duhet të shtoj se sjellja e abetareve nga Shqipëria është një punë e stërmundimshme, jo për faktin e lodhjes, por për faktin e transportimit të tyre, vonesave, mungesat, komunikimi, njerëzit që duhet t’i sjellin, ndonëse z.Zylo e ka ngritur disa heëë këtë problem para kryeministrit Rama, mediave në Shqipëri dhe këtu në Diasporë, ministrisë së arsimit, ambasadave dhe përsëri vazhdon e njejta procedurë stropacitëse për ne.  Te shumtën e herës i marrim me postë.  Megjithë këto vështirësi Alba Life nuk është ndalur asnjëherë, por Stafi i Shkollës Shqipe “Alba Life” frymëzohet nga të gjithë Rilindasit që dhanë jetën dhe u martirizuan për Gjuhën Shqipe, Gjuhën tonë hyjnore. Vazhdimi në rrugën e ndritur të tyre na bën që të jemi të pandalur në mësimin e Gjuhës Shqipe, për fëmijët në Diasporë, të cilët kanë nevojë me shumë se kurrë, pasi mijëra fëmijë nëpër botë po e humbasin Gjuhën Shqipe. Kushdo atdhetar që ka hapur shkolla shqipe nëpër botë duket se ecin ne gjurmët e rilindasve çka të kujton kryerilindasin Naim Frasherin i cili ka shkruajtur:

“Do punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të rroj, do t’i zgjoj edhe ata që flenë, kështu jetën ta mbaroj”.Mësueset Gjevori dhe Qosa filluan mësimin me plot dashuri dhe emocion në ditën e pare të hapjes së shkollës.  Nxënësit dëgjonin me vëmendje të posaçme mësueset e tyre të dashura çka të sjellë ndërmend fjalën e urtë të popullit se fillimi i mbarë është gjysma e punës.Ceremonia e hapjes së shkollës shqipe në Ridgewood, Queens u filmua nga TV “Albanian American Vizion” me producent z.Qazim Doda dhe nga TV “Alba Life” me kameraman z.Kreshnik Dorzi.

27 Janar, 2016

Ridgewood, Queens, New York

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: në Ridgewood, New York, Një shkollë e re, shqipe

Artikujt e fundit

  • NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS
  • Vatra Chicago, shans historik në përpjekjet për çështjen kombëtare
  • U THEMELUA DEGA MË E RE E VATRËS NË CHICAGO
  • Xhevat Kallajxhiu, kontributi patriotik e publicistik nga “Zëri i Amerikës” te gazeta “Dielli”  
  • Në veriun e Mitrovicës para 23 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët
  • Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave
  • Maya Angelou mbretëresha e poezizë zezake 
  • SHQIPTARO-AMERIKANËT SHËNOJNË 1-VJETORIN E VARRIMIT TË SENATORIT BOB DOLE
  • New Proposal on School Meals Includes First Limits on Added Sugars
  • Nga Dante Aligieri dhe piktori i famshëm italian Mariotto Albertinelli tek djali i Drenicës përndjekur nga genocidi serb
  • SHQIP NË ASPROPIRGO – ATHINË
  • 15 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NEW YORK
  • Emri im nuk është Marjuana!
  • PIKËPYETJE…
  • William McKinley, Presidenti i 25-të i ShBA

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT