* Themelohet në Nju Xhersi, shoqata e grave shqiptare “Marigona” për Tri – Shteshin/
* “Jo rastësisht, u zgjodh emri Marigona. Ajo qendisi flamurin tonë më 28 Nëntorë 2012, kurse, ne do të jemi vazhdimësia e Margonës që do t’a mbajmë gjallë atë flamur që e qendisi dora e saj, dhe do të bëjmë të pa-mundurën që ky flamuri ynë të na frymëzojë në punën tonë – dhe, të na idetifikojë ne në indetitetin tonë kombëtar dhe traditave tona shqiptare. Edhe pse jemi në mërgim gruaja shqiptare ndado që ka ardhur në Amerikë, Shqipëria, Kosova, dhe trojet shqiptare , ajo ka kontribuar shumë në çështjen tonë kombëtare” tha kryetarja e Shoqatës së Gruas Shqiptare “Marigona”/
Nga Beqir SINA/
WAYNE – NEW JERSEY : Në prani të më shumë se 300 grave, kryesisht ato nga Struga në SHBA, aktivisteve dhe veprimtareve të komunitetit në Qendren Kulturore Shqiptare në New Jersey, është shënuar me një darkë festive, të shtunën mbrëma, themelimi i shoqatës së grave “Marigona” në zonën e Tri-Shteshit, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kenektiket.
Himnet kombëtare të dy vendeve, SHBA dhe Shqipërisë shënuan hapjen e kësaj mbrëmje festive.
Ndërkaq, prezantuesja e programit znj. Zera Musliu, ftoi kryetaren e Shoqatës së Gruas Shqiptare – Amerikane “MARIGONA’ znj. Sabie Veseli, të përshëndeste gratë pjesmarrëse dhe lexonte fjalën e saj . Nën kryetari i Qendres Kulturore Shqiptaro Amerikane z. Nebi Kaba dhe sekretari i qendrës Urim Shabani përshëndetë dhe uruan suksese grave shqiptare në këtë shoqatë, më e madhja e shqiptarë në SHBA, thanë ata.
Kryetarja kësaj shoqate më e reja – që i vjen komunitetit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, zonja Sabije Dervishi – Veseli, shkrimtare nga Struga, duke paraqitur qëllimin e themelimit të shoqatës ka theksuar se synohet emancipimi i grave shqiptare, e të gjitha anëve në diasporë, angazhimi dhe mbrojtja për të drejtat e tyre, mbështetje për nismat si dhe organizimi i tyre në veprimtarit tona kombëtare në komunitetin shqiptarë, aktivitete dhe veprimtari kombëtare .
Duke folur për shoqatën e tyre, dhe, zgjedhjen e pagëzimit me emrin e bukur Marigona, kryetaria e saj , Veseli, thotë se jo rastësisht ato u zgjodhën emrin e Marigonës, për shoqatën e grave shqiptare në zonën e Tri-Shtetshit.
“Jo rastësisht, u zgjodh emri Marigona, tha strugnaja, Sabije Dervishi Veseli. Margona qendisi flamurin tonë më 28 Nëntorë 2012, kurse ne do të jemi vazhdimësia e Margonës që do t’a mbajmë gjallë atë flamur që e qendisi dora e saj, dhe do të bëjmë të pa-mundurën që ky flamuri ynë të na frymëzojë në punën tonë – dhe, të na idetifikojë ne në indetitetin tonë kombëtar dhe traditave tona shqiptare. Edhe pse jemi në mërgim gruaja shqiptare ndado që ka ardhur në Amerikë, Shqipëria, Kosova, dhe trojet shqiptare , ajo ka kontribuar shumë në çështjen tonë kombëtare” tha kryetarja e Shoqatës së Gruas Shqiptare “Marigona”
Themelimin e shoqatës me emrin e bukur Marigona, me kryetare Sabije Veseli, nën kryetare Zera Musliu, sekretare, Gonxhe Meta, arkëtare Teuta Sela dhe Suzana Naxhaka, webmaster Ike Bairami, këshillater Memnune Abdullai, e kan përshëndetur edhe producentja e njohur Mrika Krasniqi, poetja dhe shkrimtarja Rita Saliu, profesore Ludmilla Meçaj, aktivistja e njohur Shqipe Biba, këngëtarja e njohur Sabahete Bërjallori – Sebi, të cilat kan theksuar besimin në angazhimin e kësaj shoqate për përmirësimin e pozitës së femrës nëkomunitetin shqiptarë në SHBA .
Ndërsa, nënkryetaria e kësaj shoqate, znj. Zera Musliu, në një pronocim për gazetë tonë duke potencuar rolin e femrës në shoqëri, ka shprehur bindjen se kjo shoqatë do të gëzojë mbështetje të madhe edhe tek shoqatat dhe organizatat e tjera, në komunitetet, dhe mbarë gratë shqiptare në zonën e ashtuquajtur Tri-Shteshit, për përmbushjen e objektivave të saj dhe ruajtjen e kultivimin e traditës së gruas shqiptare në diasporë – kontributin e saj në çështjen kombëtare.
Aktivitetit më i madh i grave në SHBA , pas fjalimeve vazhdoi me pjësën më të këndëshme për gratë me mbrëmjen muzikore me këngë valle nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat, nga Grupi muzikor Afrim Deberdoli me shok, me këngëtarët Linda Bytyqi , Fation Krasniqi, dhe interpretimin tepër virtuoz i këngëtares së mirënjohur nga Prizereni – Sabahete Bërjallori – Sebi, me “mjaltin” e këngëve të saj.
Simbas Wikpedia : Marigo Posio, mbiemri i vajzërisë Poçi, lindi në Korçë, me 2 shkurt 1892 dhe vdiq në 23 shkurt 1932. Ishte e bija e Papakosta Poçit dhe Lenka Ballauri me origjinë nga Voskopoja. Ajo kishte dhe dy motra; Urania Poçi (e martuar me Kristo Floqi) dhe Angjeliqi Poçi (e martuar me Koço Kosta, kryeministër në kohën e mbretit Zog).
Marigoja u martua me Jovan Posio nga Hoçishti i Devollit. Familja u vendos më vonë me banim në Vlorë. Marigo do të lindte tri vajza, Evridhiqi, Fereniqi dhe Liria. Evridhiqi u martua me një ushtar italian dhe emigroi. Marigoja vuante nga turbekulozi, sëmundje e pashërueshme për kohën. Po ashtu ajo humbi edhe shikimin gjatë viteve të fundit të jetës.
Po kështu Marigo shkruante dhe botonte në shtypin e kohës dhe mjaft poezi, si për shembull, kushtuar Avni Rustemit; “Ti vrapove porsi plumbi/ Ti u bëre erë e hije/ Shkele, shkove dhe e shove/ Shqipërinë e shpëtove…”.
Flamuri kombëtar
Sipas Zhaneta Poçit , mbesë e Marigo Posios, Marigoja e qëndisi flamurin kombëtar sipas një modeli të Don Mark Vasa, për pajën e saj qëkurse ishte çupë. Këtë flamur ajo ja dha Ismail Qemalit! Marigoja e qëndisi flamurin në një copë që e kishte blerë nga një tregtar me mbiemrin Diamanti. Më pas në gjithë dritaret e asaj godine janë valëvitur flamujt e stamposur nga Marigoja me përmasa 70 – 40 cm, me shkabë në mes dhe anash me shkrimin: “Rroftë Shqipëria”.
Adili says
Urime per themelimin, dhe pune te mbare e te suksesshme, bartjen me ndere te emrit te bukur e simbolik – Marigona, dhe ta lartesoni emrin e saj dhe Flamurin kombetar, me kontributin tuaj ne emancipimin, mbrojtjen e te drejtave dhe interesave kombetare!