Nga Gjergj Lacuku-Jacksonville/Florida/
Me 18 Tetor, familja e Z.Adriatik Spahiu, njikohesisht edhe Kryetar i deges “Vatra” Jacksonville, perkujtoj nji vjetorin e ndarjes nga kjo jete te vajzes se tyre te shtrenjte, Adrioles. Ne kete pervjetor nuk munguan shoket dhe miqte e familjes por gjitheashtu edhe Vatrane te ardhun nga Tampa, Kryetari z.Tahsim Ruko me bashkeshorten dhe gjitheashtu edhe nga Orlando , Kryetarja e Vatres Orlando, zonja Florisiana Metollari se bashku me bashkeshortin Ermalin dhe nenkryetarin z.Gent Lulo me te fejuaren e tij.
Ne banesen e perjetshme te Adrioles, u vendosen buqeta me lule te fresketa per te i kujtuar asaj se e tille ishte dhe e tille do mbesin: nji lule ne kopshtin e jetes . Me sa duket, kete lule Zoti e kishte thirrur ne kopshtin e parajses per te u kujdesur ne mbretnine e tij te perjetshme. Per familjen Spahiu , mungesa e Adrioles është e paimagjinueshme dhe e pabesueshme. Siç u shpreh edhe babai i saj, Adriatiku, ” per mu mungesa e saj është nje lufte e mbrendshme, nje lufte me vetveten derisa te jem gjallë.”Vajtimi i nenes Flora mbi varrin vajzes se saj ishte nje thirrje e dhimbshme qe kerkonte te pamunduren ne ketë shekull plot me lot.Motra e saj e vogel, Matea, perveç lotve qe nuk i mban te, ledhatonte lulet e fresketa plot arome e i dukej se fliste me Adriolen sepse e tille ishte ajo: si nje lule qe parasja e mori per vete per ta vendosur ne kopshtin e vet; Parajsen e Perjteshme.Ne nuk na mbetet gje tjeter por veçse te i japin kurajo dhe force familjes Spahiu per te perballue kete sfide te jetes dhe te mundohena sado pak t’ja lehtesojme dhimbjen e mungeses fizike te Adrioles. Te gjithe jemi te vetedijshem qe ne kete jete ne jemi thjesht kalimtar dhe asgje nuk është ne doren tone, asgje nuk varet nga ne , planet tona jan te perkohshme dhe ato te Perendise jane te perjetshme.Prej lart, nga bota e engjejve , Adriola ju buzeqesh prinderve dhe motres se vet.E vetmja gje qe ajo kerkon nga to është qe ato te jene te lumtur sepse jeta është e shkurte dhe e nesermja per ne mbase s’ do vije kurrë.
Ne ,prinderit tuaj, Matea, motra jote dhe lumturia jone, jemi me ty me shpirt e me zemer.
Ta dish se Ti je me ne në çdo sekond te jetes tone, ne çdo frymemarrje. Mungesen tende fizike e zevensdojne kujtimet e perbashketa qe jeta na i dhuroj. Ti ike para nesh por kjo ndarje është e perkohshme sepse ne do jemi me ty gjithemone, ne jeten e pasosur. Ti je engjelli jone dhe e dijme se ti na shikon nga lart.
Pushofsh ne paqe !
Hasan Hasani says
Jetoj ne Florida dhe me ka ardhur shume keq per kete tragjedi shqiptare.Po kontrolloja shkrimet pa piken e vleres te zotit Lacuku kur lexova edhe kete shkrim.
Me cudit fakti se si drejtuesit e Gazetes Dielli qe gjyshi im ishte dikur anetar i saj te mos kontrolloje shkrimet qe boton.Vertete kjo vajze ishte nje fatkeqe por ishte nje njeri i zakonshem dhe nuk e kuptoj arsyen e botimit te ketij shkrimi shume te dobet nga ana gazetareske.
Ngushellime familjes se te ndieres.