Nga Marjana BULKU/Ishin ditet e Mbretereshes Teute kur qellimisht u beme bashke ne Tirane nje grup zonjash qe jeta i shperndau ne Kanada, SHBA , Gjermani, Kalabri por qe te gjitha ne shpirt, gjak dhe tradite ndjehen shqiptare.Mbase kjo nyje e forte rrenjesh te perbashketa eshte sekreti qe na lidh edhe ne kohe stuhish.Dhe jane jo te pakta tronditjet qe individet shqiptare kane perjetuar ne Shqiperine e bukur jo prej stuhish, natyra e ka bekuar kete vend me diell , uje, e male te larta mburoje, por nga drama qe njeriu i ka shkaktuar njeriut, duke ia transformuar jeten dhe te ardhmen.Njera prej ketyre ndodhej me ne ,po aq vitale sa atehere kur kendonte “Vajzat e fshatit tim”,”Kenget e popullit tim”,portreti i saj me con ne femijeri tek tingujt dhe kenget klishe qe pavaresisht kornizave te kohes disave prej nesh na rikthejne ne femijerine e bardhe e ca te tjereve ne rinine shumenjyreshe. Alida Hisku ishte vetem 16 vjec kur do te iniconte ansamblin Skenderbeu ne Korce rreth 43 vjet me pare e sot ajo rikthehet aty duke kenduar “Moj e bukura Morene ” e ster lashte qe me shume sesa tingujt percjell dramen e ikjes. ” Nuk di cfare t’ju kendoj me ” i thote ajo publikut me lot neper sy sepse tashme Alida historine e saj e quan “Zhdukja e vetvetes ne pentagram” U denova thote, u plaka pa u rinuar.Ishte koha kur politika dhe arti i zinin frymen njeri-tjetrit, koha kur artistet perjashtoheshin edhe ne prova gjenerale kur tentonin te arrinin lirine ate qe eshte thelbi i artit si koncept.Endrrat e saj artistike i ngriu koha por teksa rremben migrofonin e kendon aq shkathtesisht , kupton se koha ka mbetur atje, po ai ze, po ai repertor, po ai portret aq ekspresiv dhe plot humor. Fenomeni i ” zhdukjes se vetvetes” mesa duket vazhdon… jo vetem ne art, edhe ne politike apo jeten sociale sepse i ka rrenjet ne mospranimin e tjetrit, mohimin e tjetrit, e rrjedhimisht te disa rrenjeve tona identitare. Ky mohim i vetvetes ka shkaktuar jo pak drama e tkurrje, vakuume dhe boshlleqe qe artin e kane transformuar ne mediokritet artistik , performance boshe qe corienton shijet artistike ne kushtet e lirise kaotike qe prodhon bashke me artin edhe te kunderten e vet. Alida Hisku dhe brezi i viteve 80 do i rikthehen publikut shqiptar , uroj edhe ne te largteve me Lady rrok qe do te jete nje qasje e bukur e ketij brezi te palire ne kohen e lirise pa fre ku talenti i kultivuar do te deputoje kam
bindjen me sukses. Alida jeton prej shume vitesh Frankfurt, atje ajo ka bar-restorantin e saj ku pasi ka sherbyer rutine iu rikthehet klienteve te saj me pyetjen rutine “a ju pelqeu ushqimi? Ishte nga nje shqiptare ! Dhe pastaj nuk vonon te kendoje me zerin e saj qe ka mbetur i kulluar.