Nga Lek Gjoka/Jacksonville/ Florida/
NE FOTO: Behar Mera dhe Rita Lati gjate koncertit qe organizoi dega e Vatres ne Jacksonville/
U bënë dhjetëra e dhjetëra vite që ne shqiptarët po përplasemi masivisht me dallgët e mërgimit.Edhe këtu në Jacksonville ku Florida të thotë “mir se erdhe i dashur visitor!”, jetojnë e punojnë mijëra emigrantë shqiptarë. E di që jemi bërë deri diku si floridianë por përsëri sytë i kemi përtej oqeantit Atlantik në vendlindjen e dashur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,Malin e Zi dhe Çamërinë martire.Ka pak kohë që një foshnjë e re ka lindur në Jacksonville,endrra e Nolit dhe e patriotëve të tjerë të diasporës mori frymë. Një degë e Vatrës lindi në një vit të veçantë për shqiptarët 100 në vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë dhe 100 vjetorin e formimit të Vatrës së madhe të diasporës shqiptare të Amerikës .Tani kjo degë po mundohet që të hedhë shtat.Ka nisur udhëtimin në udhëtimin e vështirë por me shumë shpresë të bashkimit të shqiptarëve të Jacksonvillës rreth një vatre të përbashkët miqsh.Me plot përkushtim dhe me vështirësisë që ndodhen këtu ku lidhjet e shqiptarëve më shumë janë mes lidhjes së punës , apo lidhjeve krahinore kryetari i parë i degës së Vatrës Adriatik Spahiu dhe stafi i tij arritën që të organizojnë përveç 100 vjetorit të festës së Flamurit e të pavarsisë së Shqipërisë edhe ndërrimin e motmoteve.Në hotelin Holiday Inn mbi treqind shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare u mbodhën natën e vitit të ri.Sigurisht që të gjithë kishim dëshirë të shijonim jo vetëm një natë shqiptare por edhe një natë me ushqime të traditës shqiptare të përzier me muzikën ëmbëltuese të Shqiptarisë. Ndaj si viti i parë antarët e vatrës që ishin organizatorët e kësaj feste bënë edhe “kurbanët” tre viça të marrë në një fermë në rrethinat e St. Augustinës(Në St. Augustine Christopher Columbus beri ndalesën e parë në kontinentin Amerikan) si në legjendat e vjetra shqiptare në ndërtimet e themeleve të një shtëpie të re që kjo shtëpi të jetë sa më fortë.Kur dita i tha lamtumirë 2012 dhe nata e fundit e këtij viti sesi kishte një buzëqeshje tjetër salla filloi të mbushej shumë shpejt dhe atmosfera festive nisi të marrë jetë.Matilda Moja dhe Mark Dukaj iu uruan mirëseardhjen bashkombësëve të tyre dhe ftuan kryetarin Adriatikun që të thoshte disa fjalë të ngrohta dhe vëllazërore në këtë natë të ndërrimeve të vite.Tiku ngadalë dhe me emocione të çiltra ngjitën në podiumin dhe nis rrjedhshëm përshëndetjen me miqtë e tij të ftuar si i zoti i shtëpisë.Në të njëtën kohë ai përshëndet të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në diasporë apo në vendlindje si dhe të gjithë antarët e Vatrës kudo në Amerikë e në veçanti ato që dhanë një kontribut të çmuar në organizimin e kësaj festë si Bukurosh Curri, Hasan Hakrama, Niko Benko,Gjergj Laçuku,Edmont Baçova etj.
Malli i vendlindjes i përzier me pak pije alkolike dhe me muzikën brilante të grupit “Mërgimtari” të drejtuar nga Agron Gruda dhe këngëtaria e re lezhjane Zamira Laçaj sikur e elektrizuan sallën.Kënga dhe vallja shqiptare nuk dinte të lodhej. Ushqimi shqiptar i gatuar në mënyrë perfekte nga shefi i guzhinës zoti Leonard pronar i Pizza Italiane prej dhjetëra vitesh sikur ia shtonte më tepër shijen e kësaj festë.Ngadalë dhe si pa e kuptuat orët rrokullisen dhe vjen momenti i veçantë i ndërrimit të motmoteve.Ora po shkon 12 e mesnatës.Gjithçka ra në heshtje.Muzika u shtri të flej gjumë.I gjithë salla në kor nisi të numëronte sekondat e fundit të 2012..5..4..3..2..1..Gëzuar!..Gëzuar Vatra e Jacksonvillës vitin e parë të ri dhe siç thonë shqiptarët kur një vajzë martohet e marrtë këmbën zvarrë që të martohen tërë vajzat e lagjes ashtu edhe Vatra qoftë gjithmonë prezente nëpër festa të ndryshme që rruga jonë e jetës na solli ti shijojmë në Florida.Kënga veri-jug nuk dinte të ndalonte dot.Flora Spahiu nën emocione të forta mori mikrofonin dhe nisi të këndonte këngë malli, këngë që mërgimtarët i bëjnë të lotojnë jo vetëm shpirtërisht por edhe me lot.Ky është mërgimi, kjo është jeta që ne mërgimtarët zgjodhëm por kur jemi të bashkuar në një sofër shqiptare, kur të ngrohemi pranë të njëjtës vatër sigurisht lotët do të rrallohen …
Në një ditë janari ,ditë ku dielli floridian të buzëqesh dhe dimri pret më kot pas dere të të bëjë një vizitë përsëri në hotelin Holiday Inn një pjesë e shqiptareve u rimblodhën me plot dëshirë të shijojnë humorin, muzikën e pavdekshme shqipe.Artistët Behar Mera dhe Rita Lati si dhe këngëtaria e talentuar Valbona Halili dhe muzikantit Artur Gunga që me atë buzëqeshjen e tyre sikur kishin sjellë një copë Shqipërie nga vendlindja.Megjithëse ishte ditë e martë dhe të “dehur” disi nga festat e fund vitit holli i hotelit ishte mbushur në një pjesmarrje të kenaqshme. Antari i vatres Aqif Xhepa përshëndeti të pranishmit dhe ia la fjalën përsëri Tikut i cili nën emocinet e zakonshme iu uroi mirsëardhjen artistëve dhe falenderoj përsëri shqiptarët për pjesmarrjen në këtë “festë” me dëshirën e mirë që edhe me të bashkuar të jemi në të njëjtën sofër të muzikës dhe humorit shqiptar.
Tingujt e muzikës dhe zëri i ëmbël i këngëtarës Valbona Halili e ndezi sallën e hotelit.Kënga shqipe sigurisht e përzier me mallin e vendlindjes sikur shijohet më mirë tek mërgimtarit.Të etur për të kërcyer nën ritmin e këngëve salla u shkri një me këngëtaren.Çdo gjë dukej si një “dasëm” e vogël shqiptare që duartrokitet çdo çast nga valët e oqeanit Atlantik. Në një pauze të shkurter heshtjeje e në skenë ngjitën artistët e talentuar të humorit shqiptar Behar Mera dhe Rita Lati që me humorin e tyre brilant e vranë stresin që kurbeti ta lë në derë pa të pyetur fare. Jeta do ta jetojë jetën , gjithashtu edhe dega e Vatrës në Jacksonville Florida do të jetojë dhe të jetë gjithmonë zgjuar dhe si Vatra e madhe e Nolit ,Konicës etj do të burrërohet. Do të punojnë me plot përkushtim që të jetë një zjarr që të ngrohë të gjithë shqiptarët e Jacksonvillës pranë një vatre të përbashkët ku edhe KELMEN TV me pronar dhe administrim të Mark Dukës ka hapur një dritare të bukur informacioni duke transmetur dhe ritansmetuar jo vetëm veprimtarinë e degës së Vatrës por më tej duke lidhur shqiptarët më tepër me vendlindjen dhe vendlindjen me diasporën shqiptare të Amerikës e më gjërë falë teknologjisë së fundit televizive të afruar nga Shqip TV . Gjithashtu nje falenderim i vecante eshte edhe per njerin nga sponsoret e kesaj feste zotin Vicens Jubani pronar i kompanise Village Bread & Bagel.
* Jacksonville Florida, Janar 2013
Albjax says
Me pelqeu shume shkrimi . Nuk e njoh nga afer autorin por kam degjuar fjale shume te mira dhe kam lexuar mjaf poezi perla ne Facebook. Gjithesi shkrimin e ka bere te perkryer dhe real pa e fryre kot se kote.E falenderoj nga zemra Leken dhe thafte zoti te bashkohemi me dhune ne shqiptaret qe jetojme ketu ne Jacksonville Florida..