
Nga Astrit Lulushi
Jeta pa të këqija merr fund; kaq i kriminalizuar është
njeriu. Nëse nuk ndryshon, nuk i je përshtatur kohës; kur koha nuk ndryshon,
njeriu detyrohet të durojë, vdes.
Kur shkrime e njerëz mpleksen mos u mundo të shkruash dhe as
të bëhesh njeri, mbetesh në vend, nuk ndryshon, as ke për të ndryshuar, ndërsa
shija mbi ato që shkruan bëhet më e keqe, paralizon aftësinë e të menduarit. Me
shkrimin është ndryshe, sepse figura e njeriut që bezdis fshihet nga kujtesa.
Edhe kulti i individit krijohet nga miliona ndjekës, mijëra
ose edhe pak qindra, sepse njeriu është i etur, sado të përmbahet. Po ashtu,
njeriu i sotëm e sheh qeverinë njësoj si besimtarët shohin Perëndinë e tyre; adhurojnë
dhe japin jetën, dorëzojnë fatin, besojnë se jeta e tyre – qenia e tyre – janë
privilegj që shteti u ka dhënë prandaj gjithçka që bëjnë është – dhe duhet të
jetë – e varur nga pëlqimi i udhëheqësit, i cili nuk do vetëm paratë, por edhe
shpirtin e tyre, t’i lodhë derisa të jenë të varur dhe të paaftë, vetëm kështu
justifikohet ekzistenca e të plotëfuqishmit