Nga Jonathan Joseph/
Perktheu: Gjon Kadeli/
Ish kryekeshilltari i Putinit Dr. Andrei Illarianov thote se lufta ne Ukraine mund te ndalet ne qofte se vendet Prendimore nderpresin blemjen e naftes e te gazit naturor nga Rusia. Dr. Illarianov thote se Rusia “nuk i muer seriozisht kercnimet nga vendet e ndryshme se do te paksoshin perdorimin e landeve djegese. Megjithe perpjekjet per te paksue mvarsine nga importimi i landeve djegese nga Rusia Europa ende vazhdon te importoje nafte e gaz natyror nga Rusia, qe perban 36 perqind te shpenzimeve qeveritare te Rusise. Shumica e ketyne te ardhunave vijne nga Bashkimi Europian i cili
importon 40 perqind te gazit natyror dhe 27 per qind te naftes nga Rusia. Dr.Illarianov thote se nese vendet Perendimore do te perpiqeshin per te ba nji nderpremje te plote te importimit te gazit dhe te naftes nga Rusia, sigurisht, mbrenda dy muejve lufta ne Ukraine do te perfundonte. Ai shtoi se kjo asht nji nga mjetet ma efektive qe ende kane ne dore vendet Perendimore. Megjithse tregtimi i naftes dhe i gazit ka vazhdue gjate luftes, sanksionet e shumta kunder Rusise kane shkaktue pezullimin e veprimtarive ekonomke me Rusine, sepse shume ndermarrje tregetare te hueja kane nderpre veprimtarine e tyne ne Rusi. Ne nji analize qew asht ba nga Banka Qendrore Ruse, parashikohet se ekonomia e atij vendi do te zvoglohet 8 perqind, kurse Instituti
Nderkombetar i Financave ka njoftue se ekonomia ruse mund te bjeri 15 perqind.
Dr. Illarianov tha se Presidenti Putin ishte pergaditun te perballonte nji dobsim te ekonomise, gja qe tregon se cilat ishin qellimet e tij kryesore,”Ato ishin per pushtim vendesh te tjera, si edhe ajo e deshires se tij per Madheshti personale Perandorake, te cilat jane shume te randsishme per te, se cdo gja tjeter, tuej perfshi edhe
mireqenjen ekonomike te popullit rus… si edhe gjendjen financiare te shtetit qe ai sundon”. Simbas te dhanave te Bankes Botnore, gati 20 milione ruse jetojne ne vorfni. Gjate vjeteve te fundit Putini premtoi se do te pergjymosnte numrin e
njerezve te vorfen Tashti Dr.Illarianov thote “Sigurisht do te shofim, se numri i
njerezve qe jetojne ne vorfni do te trefishohet, nderkohe qe ekonomia dobsohet.”Organizata qe mererret me Studime Strategjike me qender ne
Moske parashikon se dy milione vende pune mund te humben kete vit si
rrjedhim i rritjes se papunesise, qe tashti asht ne nji nivel shume te nalte.
Shume njerez jane te shqetsue rreth mundsise se humjes se punes. Une
mendoi, thote ai se”shumica e njerezve, nuk e kuptojne plotsisht,rrezikun perball te cilit gjindet ekonomia e vendit”. ” Me duhet me thane, se gjendja e krijueme do te kete rrjedhime tejet te randa, prandej une preferoi te mos i shikoi gjanat qe po ngjajne
tashti.” Dr. Illarionov thote se “Asht absolutisht e pamundshme te kete ndonji
gja pozitive per te ardhshmen e Rusise me rregjimin e tashem politik te Rusise”. Ai mendon se nen sundimin e Presidentit Putin “Asht e pamundshme qe
Rusia mund te integfrohet perseri ne marredhanjet nderkombetare, as ne
ekonomine botnore.”