*Kush është James Mattis, Sekretar i ardhshëm i Mbrojtjes i SHBA?/
*Gjeneral Mattis gjatë kryerjes së detyrës në Irak dhe Afganistan, ka pasur në vartësi dhe kontigjente të ushtarakëve shqiptarë/
Nga Shefqet Kercelli/Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, zgjodhi Gjeneralin me 4 yje, James Mattis, në detyrën e Sekretarit të Mbrojtjes. Gjenerali në pension, ka një karrierë të gjatë e të ndritur në Forcat e Armatosura të SHBA, madje njihet dhe si studjues i cështjeve strategjike. Gjenerali Mattis, ka shërbyer si Komandant i Komandës Qëndrore Amerikane, e cila drejton operacionet në Lindjen e Mesme, si dhe Komandant i Forcave supreme të NATO-s. Përkushtimi ndaj misionit që ka treguar përballë forcave kundërshtare në Irak dhe Afganistan, ishte arësyeja që Gjenerali mori nofkën “Qen i tërbuar”, një epitet, që në anglisht reflekton reputacionin dhe respektin që Ai gëzonte si një komandant që nuk njihte sprapsje, që nuk mposhtej kollaj. “Si ushtarak, si marins, ai ka vepruar gjithnjë me besnikëri ndaj kontigjentit të tij, ndaj marinsave që shërbenin me të. “Kur e takova për herë të parë në Nangahar të Afganistanit, në v.2006, në një kohë që kishte shpërthyer një betejë e ashpër, pashë që Mattis ishte një komandant me një fuqi të madhe frymëzuese. Unë gjeja frymëzim prej tij”, kujton Gjenerali John Nicholson. Ndërkohë ekspertët thonë se, Gjeneral Mattis është edhe ushtarak edhe studjues. “Ai konsiderohet si një ndër njerzit me bagazhin më të madh të njohurive, si nga librat që ka studjuar, ashtu dhe nga eksperienca në terren, në këtë brez gjeneralësh”, thotë Michael O’ Hanlon, i Institutit pëer studime strategjike “Brookings”. Gjithashtu, analisti Michael O’Hanlon, beson se eksperienca dhe përgatitja e tij shumëvjecare, e kanë bërë Gjeneral Mattis, më praktik se shumë komandantë të tjerë, lidhur me vlerën dhe mungesat e fuqisë ushtarake. “Është gjë e mirë, që një ushtarak me përvojën dhe kredibilitetin e Gjeneralit Mattis, po këshëllon zotin Donald Trump, pasi zoti Trump do t’ja dëgjojë fjalën një njeriu të tillë. Mendoj se do jetë më i prirur të bindet nga një argument për të mos përdorur forcën, nëse ja sugjeron dikush si Gjeneral Mattis”, nënvizon analisti O’Hanlon. Mbas konfirmimit të kandidaturës së Gjeneral Mattis, Kongresi duhet të miratojë një përjashtim nga ligji që ndalon emërimin e gjeneralëve në postin e Shefit të Pentagonit, pa mbushur shtatë vjet në pension nga karriera ushtarake. Mattis është në pension prej tre vjetësh. Ndërkohë ligji synon të krijojë një shkëputje kohore mes shërbimit ushtarak dhe udhëheqjes civile të Departamentit. Kongresi e ka bërë një përjshtim të tillë kur lejoi Gjeneralin e Luftës së II Botërore, George Marshall, të shërbente si Sekretar i Mbrojtjes. Kjo praktikë gjykohet të zbatohet dhe me Gjeneralin Mattis.
Shenim: Sqarojmë lexuesit se, Gjeneral Mattis gjatë kryerjes së detyrës në Irak dhe Afganistan, ka pasur në vartësi dhe kontigjente të ushtarakëve shqiptarë, të cilët ai i ka vlerësuar për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë operacioneve të kryera kundër terroristëve.
Më gjerësisht për këtë bashkëpunim unikal, lexuesit shqiptaro-amerikanë dhe më gjerë do njihen vitin e ardhshëm 2017, me librin më të ri “Dy shqiponja në një mision”, i cili do jetë në shqip dhe anglisht.
fave says
Mr . Shefqet ke bere mire me kete shkrim.??U sqaruam qe congressi e ka bere nje leshim.
Situata nderkombetara kerkon qe USA te kete nje strateg te afte per luften.
Nuk eshte puna vetem per lufte por te merren masa per parandalimin.