
Dega e Federatës Pan-Shqiptare VATRA, Worcester MA, njofton Kryesinë, Këshillin e Vatrës, të gjithë vatranët dhe komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara te Amerikës se në datat 2, 3 dhe 4 qershor 2023 Kisha Shqiptare “Fjetja e Shen Mërisë”, 535 SALISBURY Str. Worcester MA, do të organizojë sipas traditës FESTIVALIN SHQIPTAR. Në ambjentet e kishës, jashtë dhe brenda saj, do të shpalosen aspekte të shumta të kulturës dhe artit shqiptar përmes muzikës, këngëve, valleve, ushqimeve karakteristike, ekspozitave me piktura, me libra dhe objekte të ndryshme arti, qëndisma, thurrje, gdhendje, tj.
Për ta ndihmuar fillimisht nga ana financiare shumë biznesmenë dhe individë po dhurojnë të holla për të krijuar fondin fillestar të shpenzimeve të festivalit. Këto ndihma dokumentohen te faqet e buletinit të Festivalit, që do të botohet në format reviste A4.
Dega e Federatës Pan-Shqiptare VATRA, Worcester MA, ka nxitur anëtarët e saj që të përshëndetin festivalin me një urim që zë sipërfaqen e një faqeje.
Buletini ka disa lloj faqesh me këto çmime: Faqja GOLD kushton $ 5,000.oo; Faqja SILVER kushton $ 2,500.oo, Faqja BRONZE kushton $ 1,500.oo, kurse Faqja e zakonshme kushton $ 400.oo, ndërsa 1/2 Faqe e zakonshme kushton $ 250.oo.
Krahas anëtarëve biznesmenë të degës sonë, të cilët po paguajnë, secili sipas dëshirës dhe mundësive, për një faqe GOLD, SILVER ose BRONZE, ose faqe të zakonshme, anëtarët jo-biznesmenë do ta përshëndetin FESTIVALIN SHQIPTAR 2023 me nje faqe të zakonshme me urimin:
DEGA E FEDERATËS PANSHQIPTARE VATRA, WORCESTER MA
I URON SUKSES TË PLOTË FESTIVALIT SHQIPTAR 2023!
Personat që duan ta përshëndesin Festivalin duhet që tekstin e urimit ta shoqërojnë me një foto të personit a të familjes, ose me reklamën e biznesit dhe kjo t’i dërgohet deri më 15 maj Z-njës Eva Shqina në e-mail: worcalbanianfestival@gmail.com
Kurse ceku paguhet To: St. Mary’s Albanian Festival
Në zarf duhet shënuar adresa:
Ilia Tërova
535 SALISBURY Street.
WORCESTER, MA 01609.
Me respekt
Effi Qeleshi, Kryetare.
Thomas Christo, Zv. Kryetar.
Thanas L. Gjika, Sekretar.