LULZIM BASHA DO TE VIZITOJE VATREN TE DIELEN ME 20 MARS 2016, ORA 3.pm/
Antarëve të Këshillit Drejtues: Kam marrë njoftimin se ditën e dielë me 20 mars, z. Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipnisë, do të vijë për vizitë në selinë e Vatrës, n’orën 3 mbas dreke. z. Basha asht për vizitë pune në Shtetet e Bshkueme, në krye të nji delegacioni ku bajnë pjesë disa nga deputetët demokrat të PD-së. Ai do të jetë i shoqnuem edhe nga ambasadori Mal Berisha.
Edhe pse koha asht tepër e shkurtë e këtij njoftimi, shpresoj se shumë nga ju, sidomos kush banon afër qytetit të New York-ut, mund të shfrytëzoni rastin për të përshëndetë mysafirët.
Përshëndetje,
Gjon Buçaj