Familja Neza njofton komunitetin se sherbimet mortore per te ndjerin Agim Bajram Neza organizohen Diten e Merkure me daten 18 Maj 2016 nga ora 2 pasdite deri ne oren 9 PM ne Shtepine Mortore “Farenga Brothers”, qe ndodhet ne adresen:
920 Allerton Ave, Bronx, NY 10469
Phone:(718) 654-0500
Varrimi i te ndjerit do te behet diten e Enjte me daten 19 po ne Nju Jork.
Agim Nezaj, gazetari, studiuesi dhe pedagogu i mirënjohur në Shqipëri dhe jashtë saj nderrroi jete ne Nju Jork në moshën 54-vjeçare pas një sëmundje te rende.
Agim Nezaj ka lindur në Tropojë. Studimet e mesme i ka kryer në Shkollën e Gjuhëve të Huaja për anglisht dhe ato të larta, në Fakultetin Filologjik të Tiranës për gjuhë -letërsi shqipe.
Karriera dhe kontributi i Agim Nezës në gazetarinë shqiptare, letërsi, publicistikë, botën universitare, politikë etj. janë të mëdha dhe shumëdimensionale e do të mbahen mend gjatë.
Për ata që e njihnin dhe nuk e njihnin Agim Nezën, por njihnin shkrimet e tij apo bashkëpunimin me të si këshilltar i mediave në Ministrinë e Drejtësinë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Jashtme, në Kryesinë e Kuvendit etj. do ta ndiejnë që sot e tutje se Shqipëria ka humbur një personalitet.
Një personalitet, që nuk reshti së promovuari Shqipërinë jashtë vendit me bukuritë dhe misteret e saj. Agim Nezaj shprehej:
“Kënaqësia ime më e madhe gjatë këtyre 25 viteve ka qënë dhe mbetet promovimi i Shqipërisë tonë të bukur tek të huajt nëpërmjet botimit dhe ribotimit të librave “Albania-Travel Guide” & “Welcome to Albania””
Agimi la në pikëllim të thellë bashkëshorten Mira, vajzat Ergian dhe Edonën, prindërit Bajram dhe Zoja Neza, të vëllait Agron, të afërm, miq dhe shokë të shumtë. Në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale sot kolegët ka shprehur dhimbjen për largimin e pararkohshëm të Agimit.
Federata Panshqiptare e Amerikes VATRA dhe Gazeta “Dielli” I shprehin ngushellimet me te thella familjes.
Luz Tomaj says
Ngushllime të sinqerta mbar familjes
Sali Ramadani-Uskana says
HUMBJE E MADHE DHE E PARAKOHESHME
Ngushellimet me te thella per kete humbje kaq te madhe te familjes,me te afermeve,bashkepunetoreve dhe redaksise sone te perbashket dhe te nderuar te “Diellit”.
Sali Ramadani-Uskana