Jane 6 (gjashtë) të drejta studimipër oficerë në “Shkollën e Kandidatëve për Oficerë (OCS)”, në Fort Benning, Georgia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës/
Qendra e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë kërkon të rekrutojë kandidatë për oficerë në “Shkollën e Kandidatëve për Oficerë (OCS)”, në Fort Benning, Georgia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për 6 (gjashtë) të drejta studimi. Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR-së për kandidatët brenda radhëve të Forcave të Armatosura është deri në 01 shtator 2015.
1. Kriteret e pranimit të kandidatëve:
Të jenë shtetas shqiptarë.
Të jenë në zotërim të diplomës së arsimit të lartë, (minimumi bechelor) brenda ose jashtë vendit, të njohur dhe ekuivalentuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë.
Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë.
Në momentin e aplikimit të mos jenë më shumë se 25 vjeç e 6 muaj. Përjashtim bëjnë kandidatët për oficerë, të cilët do të jenë personel mjekësor i Forcave të Armatosura, të cilët në momentin e aplikimit duhet të mos jenë më shumë se 30 vjeç e 6 muaj.
Të ketë notën mesatare të lëndëve të të gjitha viteve të arsimit të lartë, jo më pak se 7 (shtatë).
Të zotërojë gjuhën angleze të lexuar, të shkruar dhe të folur dhe të sigurojë mbi 75 pikë në testimin ALCPT, të zhvilluar nga QGJH në KDS.
Të jetë vlerësuar i aftë për të shërbyer në FA gjatë ekzaminimit mjekësor.
Të ketë gjatësinë trupore jo më pak se 165 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 për femrat.
Të mos jetë bartës i virusit HIV, Hepatit B dhe SST (Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme) të tjera; të mos ketë kaluar apo të vuajë ndërkohë nga sëmundje të tjera të zemrës, veshkave, hepatike, pulmonare, neuropsikiatrike, sistemit lokomotor (sistemit kockor dhe lëvizjes) apo të ketë qenë ose jetë përdorues i lëndëve narkotike, për kandidatët për oficerë që nuk janë pjesë e Forcave të Armatosura.
Të mos jetë larguar nga puna në administratën qendrore ose lokale (nëse ka qenë i punësuar para aplikimit), për shkelje të dispozitave të kodit të punës ose legjislacionit në fuqi. Kjo kërkesë aplikohet për kandidatët që nuk janë pjesë e FA.
Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, skualifikohet.
2. Dokumentet për regjistrim:
Kandidatët për regjistrim duhet të paraqesin pranë Zyrës së Rekrutimit dhe Pranimit Tiranë dokumentacionin e mëposhtëm:
Kërkesë me shkrim e nënshkruar nga kandidati për ndjekjen e studimeve ushtarake në SHBA, ku të specifikohet institucioni arsimor dhe preferenca e degës për të cilën aplikohet.
Formular me të dhënat personale sipas formatit të përcaktuar, ANEX A.
Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar (diplomës) që vërteton përfundimin e arsimit të lartë së bashku me listën e notave të lëndëve.
Fotokopje e kartës së identitetit.
Certifikatë familjare 1 (një) copë.
Fotografi për dokument (4×6), 2 (dy) copë.
Fotokopje të pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit.
Dëshmi penaliteti.
Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor.
Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi.
Vërtetim nga përmbarimi.
Raport mjekësor nga Spitali Ushtarak i Komandës Mbështetëse ku shprehet që kandidati është i aftë nga ana shëndetësore për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit.
Vendimin e Komisionit Mjekësor mjekësore të SUKM, ku shprehet për aftësinë apo paaftësinë e kandidatit për oficer, shoqëruar me ekzaminimet mjekësore nëse kandidati nuk është bartës i virusit HIV, Hepatitit B dhe SST (Sëmundje Seksualisht të Tran smetueshme) të tjera; të mos ketë kaluar apo të vuajë ndërkohë nga sëmundje të tjera të zemrës, veshkave, hepatike, pulmonare, neuropsikiatrike, sistemit lokomotor (sistemit kockor dhe lëvizjes) apo të ketë qenë ose jetë përdorues i lëndëve narkotike, për kandidatët për oficerë që nuk janë pjesë e Forcave të Armatosura.
Formularët mjekësorë “Form DD 2807-1 dhe Form DD 2808” të cilët do të përdoren nga aplikanti për t’iu nënshtruar vlerësimit të gjendjes së tij shëndetësore në Komisionin Mjeko-Ligjor.
Rekomandimi nga komandat përkatëse, sipas kërkesës së kandidatit, për të aplikuar si kandidat për oficer, për kandidatët që shërbejnë në FA.
3. Datat e testimit:
Testi Fizik: 07.09.2015
Testi Intelektual: 08.09.2015
Testi i Gjuhës së Huaj: 09.09.2015
Testi Psikologjik: 10.09.2015
(E dergoi: SHK)