Nga Ilir Levonja
Libra e vetme/
Libra është një forcë e re politike në Shqipëri.Nuk e di, por krahas atyre që e themeluan mund të jem edhe unë që besoj në domosdoshmërinë e prurjeve të reja programore e politike në vendin tonë.
E bën shumë vende të rajonit. Italia përshembull më 2009 me një komedian si Beppe Grillo. Me një Bloger që shpërndante në internet idealet e lëvizjes V. Një shkurtim i shprehjes (vaffanculo). Kuptimin e së cilës, shqiptarët e dinë shumë mirë. Pasi e kanë italishten, por edhe gjuhët e tjera përreth. Një sqimë natyrale prej fatit të muhaxhirit.
Në fund të fundit qe një zbrasjes shpirtërore tipike italiane karshi politikës në vendin e tyre përmes partive tradicionale.Lëvizja V deri më tani nuk e ka marr dot pushtetin. Ose idealet e reja nuk e kanë kapur mundësinë të qeverisnin. Megjithatë në zgjedhjet e fundit (2013) fituan rreth 109 deputetë. Ose 25% të parlamentit italian. Dhe u radhitën si forca e tretë në vend. Duke e shkundur seriozisht Italinë politike.
Por e bëri të mundur Greqia me Aleksi Cipras-in dhe me Syrizan e tij. Me atë që italianët e quanin si shenjti i dëshpëruarve. Që domethënë zbythi klasën tradicionale. Por me një V të madhe ama. Sot Greqia nuk ka dalë akoma nga kriza financiare. Por të paktën njerëzve iu kthye besimi. Pushuan së protestuari. Dhe morën nga brezat pasardhës, si garanci, një krenari kombëtare. Përmes faktit që një çunak, publikisht depozitoi në një kasë kursimesh monedhat e mbledhura për një vit. Si e si që qevritarët të mos shisnin copa tokash. Apo ishujsh.
E bëri edhe Amerika me manjatin e bizneseve Donald Trump duke zbythur mëndjet e mbushura të politikës. Të bindur se arti i të drejtuarit të shtetit i përkiste sojit të bushëve e klintonëve.
E thënë me pak fjalë, ndryshimin e ka të domosdoshëm edhe natyra. E jo më qënia njerëzore.
Megjithatë ndryshe nga forcat e tjera politike…
Një PD tashmë autokrate. Ku dominojnë blogët e fëmijëve miliarderë. Me betejat e shitura të hapjes së dosjeve apo luftën e fallco të antikomunizmit. Me dëmshpërblimet gjysmake. Me platformat e natyrës së reformës agrare si 7501. Me liberalizimin i informalitetit etj.
Një PS radikale në pushtet. Që vetëm lyp lëmoshë nga një diktator Turqie për synetllëqe, ndërtime xhamish, e aeroportesh. Që do të mbahet mend për shkatërrimin e Lazaratit me parrullën e baballarëve që, 1 bie por qindra e mijra ngrihen. Ndaj sot kemi një Shqipëri totalisht kanabiste.
Që do të mbahet mend për veshjen e krimit me kostum onorifik. Si qytetar të parë. Apo si ligjëvënës popullor etj.
Dhe për më keq, për justifikimin e 1 milion votave me fjalët se në Shqipëri nuk ka specialistë. Shqiptarët janë dembelë, nuk e duan të punën etj.
Një LSI oportuniste që depositon me qejf gjithë mbetjet e të dy krahëve. Parti e cila forcohet përmes përllogaritjeve të sistemeve elektorale tashmë të dështuara. Duke punuar shumë fort për sisteminin në administratë të militantëve.
Duke dëshmuar ashiqare se ne asnjëherë nuk kemi për të bërë shtet.
I ka ardhur radha Shqipërisë? Ta prishi traditën e dështuar.
Patjetër që po. Kjo është Libra. Ndofta sfida sociale.
Deri më sot, sado që janë përpjekur të hiqen bashkëkohore, partitë e traditës. Nëse mund t’i quajmë kështu tashmë.
Kanë pasur programe të ngarkuara. Jo me projekte për përmisimin e jetës. Por për luftë karshi njëri-tjetrit. Si të thuash ka dominuar më shumë ideollogjia. Akuza dhe vetëm akuza. Ndaj sot shqiptarët vazhdojnë në një betejë të pashpresë lufte fjalësh me ballista, komunista, zogistë etj.
Shkurt nuk e di, a keni ndjerë ndopak pajtimin kombëtar.Kaq të domosdoshëm. A besimin dhe respektin për njëri-tjetrin.
Asesiiiiiiiiiii…..
Jetojmë në një vend ku mjerimin shoqëror është përjekur ta mundi emigrimi, jo forcat qeverisëse.
Pak gjëra janë për tu theksuar për Libran. Por thelbësore dhe të domosdoshme.
-Të vetëm në zgjedhje. Sfidues.
-Paga e detyrueshme mininale për çdo punëdhënës.
-Zgjedhje të presidentit nga populli.
-Heqja e konçesioneve në shëndetësinë tonë turpi i botës.
-Por mbi të gjitha krijimin e një Fondi Kombëtar për investime në vend. Që nëse e kuptojë drejtë… do na heqi atë lypësinë e dekadave. Qoftë për të ndërtuar edhe një kishë apo xhami….
Votoni programet që sjellin progres ekonomik. Vetëm fuqizimi ekonomik i familjes shqiptare. Rritja e mirëqënies do bëj të mundur atë që nuk e ka bërë deri më sot ideollogjia.
Ardhja në pushtet duke pështyrë njëri-tjetrin.
Votoni dhe u rrini në kokë. Nuk ua mbajtën fjalën, zbythini.
Ka plot të tjerë që mund të qeverisin. Nuk janë vetëm ca nëna që lindin qeveritarë. Ka plot nëna Shqipëria jonë.
Plot…
Jakov says
Qysh ne kohen kur Z.Ben Blushi militonte ne PS duke ue nxjerre zorret jasht autokrateve te dekompozuar si fosilet e dinosaurve ,i kam thene vehtes sse Shqiperise i duhet nje si ky per te permbysur situaten –njeri me kulture ,shkrimtare si askush ,me pak romane por te nje cilesie te larte –modern dhe i prere ne mendime qe i xhveshi PS dhe PD nga formalizmi i tyre dhe me premtime boshe apo me mire fallco dhe te parealizuara kurre .Mjeshtrat e sharjeve dhe fyerjeve duhen hequr nga fusha e lojes politike shqiptare .Vec po nuk e sabotuan peshkaqenet e medhenje si RamaMata e Tahiri me zyrane ,qe su ben syri terrre kur vjedhin haptas dhe jo vetem nje dite .Ja moren doren te vjedhurit ,qerratenjte komunist ,mjeshtrat e mashtrimit ,trasheguar nga baballaret e tyre qe e poshteruan vendin per nje gjysem shekulli ,por qe ja u lane pusht-shtetin djemeve debatikas ,me te rafinuar e me te poshter sa s’gjen ne glob te tille ,sidomos kryepeshkaqeni Ramadan drogaxhiu .Eshte pikerisht kjo LIBRA qe do ti hedh se shpejti ata ne kazanin e plehrave te qytetit .Me ndihmen e larove te tyre si Balla ,Brace ,apo Ruci e me sahanlepiresi i kapos Veliaj qe ka marr ne dore transformimin e qytetit me pare drogash –do ta bej Tiranen plot me ura e horra –u shofte raca e poshter e tyre .Partia LIbra pres te rritet e te shumohet si nje filiz i ri i sapo mbjelle ,por ne keto zgjedhje nuk jam shume optimist per ta sepse KRAHU TJETER do te marr masa te forta –do te shesi sa me shume narkotik e ato para do te perdoren per te bjere fukarenjte me tyre kile oriz e te fitojne keshtu zgjedhjet sic kene edhe ne te kaluaren .Kam frike se nuk kane shume kohe LIBRA te marr vehten e te perhapet si nje lule e bukur ne Shqiperi .Une e kam pritur prej kohesh kete levizje te Blushit ,por ca e vonuar per situaten qe kane perpara se zgjedhjet po afrohen .Dua te shtoje ne projektin e tyre se edhe kryetari i kuvendit (kurre nuk ka qene popullor )te zgjidhet nga populli edhe ai .Pastaj grupi regresist i majte bashk me LSI qe po luan rolin e nje prostitute ne gjithe zgjedhjet ,me Meten mafiozin –duhen ndeshkuar ashper ne Gatabuia .Ndeshkimi do ta shplaj ca situaten ne te cilen e futen ata vendin dhe do te ktheje shume emigrant ne vend me mendime te reja demokratike e jo te mykura e te nxjerra nga sunduqet komuniste me pasardhesit e tyre ne fuqi . Se fundi ——Me kini harruar fare te botoni proverbat dhe poezite e derguara para nje jave .Faleminderit .