“Dëshira dhe qëllimi yn – shkruante Josif Bageri – âsht të çgjumim kombin prej gjumit rônd dhe t’a shohëm të nisun në udhët gjënd të kjytetnimit dhe t’kullturës”./
Nga Fahri XHARRA/
Një temë që nuk guxon të anashkalohet është edhe i ashtuquajturi albanizim i serbëve nëpërmjet të muslimanizmit. Dëshira por dhe qëllimi për mohimin e çdo gjëje shqiptare, nga ana e sllavëve e ka zanafillën bukur moti; por më e theksuar ishte me përforcimin e Imperatorisë Ruse mu në kohën kur ne dhe sllavët ( sllavët në tokat tona) ishim ende të pushtuar nga Imperatoria Otomane. Në atë kohë filloi propagimi antishqiptar , vjedhja e pakyrsyer e historisë sonë dhe përvetësimi i saj ,shkurt përgatitja e një terreni si ideor ashtu edhe ”shkencor historik” për një pushtim të ri të tokave shqiptare ,duke u gjetur një patron i ri i cili ” nuk paska pasë mundur të vijë në shprehje” nga qenka penguar nga otomanët. Dokrra!
Nëse e lexojmë librin” Sërbia e vjetër dhe Maqedonia ”( Makedonien und Alt Serbien by Spiridon Gopcevic ) të Spiridon Gopçeviqit (Vjenë ,1889) atëherë e shohim qëllimin e racist dhe zhbërës të një kombi ardhacak. Por historia për ne kishte qenë njerkë , por fatbardhësisht gjeografia na ishte nënë ,dhe sot me praninë tonë në tokat tona i dalim ballë kësaj strërvjedhjeje.
Fakte ”ndriquese” sipas Gopçeviqit ,janë të gjitha ato fakte me të cilat mundohet të spjegohet shtrembërimi i së vërtetës. Origjina e banorëve të “ Serbisë së Vjetër “dhe Maqedonisë duhet të jetë gjithësi sllave pa marrë parasyshë se ata për të cilet flet libri ishin shqiptar. Ata duhen në një mënyrë apo tjetër të iu dalin si serb apo bullgarë (e ka fjalën për Maqedoninë).
” Kur na jipen fakte për vendbanimet dhe kombësinë e banorëve të këtyre vendeve ,ata ishin Mohamedanë .Shumica na spjegojnë se ishin Turq apo shqiptar por duhet dijtur se këta ”Turq ” flitshin ”bulgarisht”.Por në instancat specifike , ata ishin Serb Mohamedanë , numri i të cilëve është shumë më i madh se sa supozohet dhe flitet se janë. Të gjitha vendet që unë i vizitova e vërejta se ata që i thonë vetës Turq nuk kuptonin asgjë nga turqishtje por ata flitshin vetëm serbisht . Në llogari të kësaj është shumë e mundur që ata Osmanlinj ose shqiptarë ishin nëtë vërtetë Serb të Mohamedanizuar..”
Pra fjala është për shqiptarët musliman të Maqedonisë ,sepse për ata të krishterë as që flet. Qëllimi është i qartë: ”t`i përvehtësojm” sa më shumë që mundemi.
Por e vërteta ishte që edhe shqiptarët katolik ose ortodoks të Maqedonisë ishin shqiptarë. Shqiptarët ortodoks në Maqedoni janë një komunitet që nuk njihet zyrtarisht edhe pse ata janë realitet dhe realiteti rreth tyre është një çështje e heshtur. Janë në numër të vogël apo simbolik ata që deklarohen se janë shqiptarë, mirëpo me fe ortodokse.Është e ditur se pas pushimit serb nga viti 1913 filloi edhe asimilimi dhe presioni ndaj shqiptarëve ortodoks të këtyre trevave për të ndryshuar mbiemrat e tyre , dhe qenjen e tyre . Kurse për ta muslimanët që nuk e pranojnë që sllavë ,ishte e paraprë rruga tjetër ;shpërngulja në Turqi.
“Na i morën qytetet dhe na i lanë malet, na e morën Dibrën dhe na e lanë malësinë, na e morën Gjakovën dhe na e lanë malësinë, kështu ne i përngjajmë një trupi pa kokë”.
( Luigj Gurakuqi)
Kjo thënjë plot brenga e Luigj Gurakuqit , e pasqyron të vërtetën e planeve , shkrimeve ,përpjekjeve të diplomacisë sllave në atë dhe në këtë kohë.
”Familjes sonë iu imponua mbiemri Tanasheviq, kurse familjes se katër vëllezërve të Josif Bagerit, – Simonit, Todorit, Mihailit dhe Manailit, – që jetonin po në këto hapësira, iu imponua mbiemri Jovanoviq, meqë Babai i Josifit dhe i vëllezërve të tij quhej Jovan, i biri i Nikollës. Mbiemrin Tanasheviq u detyrua ta mbaj edhe djali i Dhimitrit, gjegjësisht Babai im, Manojli, i cili lindi në vitin 1903 dhe rrojti deri në vitin 1983”, thekson për agjencinë INA, Manolovski.
Ish Kryetari i Akademisë se Shkencave të Maqedonisë, Mateja Matevski është shqiptarë. ”Akademiku i shquari Matevski vazhdon të heshtë se prindërit e tij ishin shqiptarë. Do të bënte gjynah nëse do të thoshte se ata ishin tjetër soj. Kisha një shok timin të ngushtë në shkollën 8-vjeçare në Gostivar. Me te flija në të njëjtën dhomë në konvikt. Emrin e ka Gligor Jovanovski, i cili tani është anëtar i Akademisë se Shkencave të RM-së. I njihja prindërit e tij – që të dy shqiptarë. Dhe vetëm para 6 vitesh mësova se ky shoku im është stërnip i Josif Bagerit, pra, djali i Isaisë ishte djal i Manojlit, e ai ishte vëllai i Josifit”, nënvizon Manolovski.
Po sa janë në numër qofshin akademikë, personalitete të mirënjohura të fushave të ndryshme të politikës, letërsisë, artit dhe fushave të tjera që janë shqiptarë ortodoks, mirëpo që deklarohen publikisht se janë maqedonas.? Po sa janë qyetarë të zakonshën që as që guxojnë të shprehin mëtë voglën imtësi për pëkatësinë e tyre etnike?
Gopçeviqi e paraqet Kërçovën: …. ky është një qytet me 3500 njrerëz , nga të cilët 800 janë të Krishterë dhe 1200 Serb të Islamizuar….) ,Dibra “… 12 000 veta , 1000 të Krishterë , 4000 Serbë Mohamedanë , 3000 Serbë të Albanizuar, 4000 Shqiptarë “
“Është e vërtetë se Bllagica nuk dinte shqip, ashtu siç nuk dinte maqedonisht nëna e saj plakë. Jeta e saj ishte dramë. Gjë që më vinte keq qysh atëherë. Më vinte poashtu shumë keq për Vrapçishtin ku asnjë njeri nuk dinte shqip, por vetëm turqisht dhe për të cilët pleqtë e katundit tonë më thonin se vonë jan bë vonë “turçelinj” e për të cilët në defterët osmanë shumë kam mësuar se ato janë fise shqiptare apo siç quhen aty “arnaut kokëfortë”. Më ka ardhur keq që një pjesë e madhe e Gostivarit dhe do fshatra përreth vetëm turqisht flasin. Pa qenë Turq ! ( Xhemal Ahmeti : I dashur kojshi , Kim Mehemti nuk ishte i sinqertë!)
VAJTIM E MALLKIM!
O, Shqypni për ty mejtoj!
Për ty, po qajë e vajtoj.
Se djemt e tu keq jon da
Dhe po vriten vlla me vlla!…(Josif Bageri, ”, Bukuresht 16. IV. 1899)
Fahri Xharra says
Qazim Namani ( Nje plotesim shkrimit fxh) Duke i shfrytëzuar raportet e mira në mes serbëve dhe turqve që u krijuan në vitet tridhjeta të shekullit të XIX, serbët i hapen dy shkolla fillore në Prizren. Me 1848 shkollat u hapën edhe në qytete tjera si në: Gjakovë, Pejë, Vushtrri dhe në Graçanicë. Këto shkolla ishin nën ndikimin e kishës ortodokse që si mision dhe platformë e kishin serbizimin e popullatës ortodokse në Kosovë. Serbët në vitin 1860 nga Pernadoria Osmane u lejuan që në Kosovë të themelojnë edhe shoqatën fetare-kulturore “Shën Bazili”. Me 1874 serbëve Perandrioa Osmane ju lejoi edhe hapjen e seminarit ortodoks. Në vitin 1857 në Prizren si mësues erdhi të punoi Nikolla Musulini i shkolluar në seminarin ortodoks serb të Sremski Karllovcit. Po ashtu në vitin 1857 shkencëtari dhe diplomati rus Aleksandar Gilferding udhëtoi në Kosovë dhe në disa vise tjera shqiptare me qëllime politike që të përhap idenë pansllaviste ruse për krijimin e një shteti të bashkuar sllav nën udhëheqjen e carit të Rusisë. Me qëllim të zhvillimit të propagandës serbe në mesin e shqiptarëve ortodoks dhe vllehve në trevat jugore të Kosovës dhe Maqedonisë, në Beograd u themelua komiteti për serbizimin e ortodoksëve i cili në atë kohë i hapi 61 shkolla në këto rajone. Në vitin 1873 Millosh Millojeviqi, anëtar i këtij komiteti e hapi një shkollë në Beograd për shkollimin e fëmijëve nga rajonet jugore. Popullata e këtyre rajoneve nuk ishte serbe, dhe një numër i madh i tyre ishin shqiptar ortodoks dhe vlleh. Këtë e vërteton edhe gjeografi serb Jovan Cvijiqi kur shkruan se popullata e viseve të Moravës Jugore edhe pas vitit 1878 ndjenjën kombëtare e kishte të turbullt, dhe shumë vite ma vonë banorët e atyre viseve filluan ta quajnë veten serb. Serbia me programet shkollore dhe kishtare propaganduese tentoi që të asimiloi edhe maqedonasit dhe për këtë arsye ishte në konflikt me bullgarët. KUR I KEMI PER BAZE KETO PRIVILEGJE PER SERB DHE POPUJ TJERE SHTOHET PYETJA LOGJIKE PSE ATHER SERBET TE LAKMONIN QE TE BEHESHIN SHIPTAR KUR DIHET SE NE KETE KOHE SHQIPTARET NUK GEZONIN ASNJE TE DREJTE KOMBTARE DHE SHTYPESHIN NGA P.O. DHE NGA SERVILET VENDOR BEGLER AJAN, QAUSHE E DERI TE PASHAT SERVIL DHE HOGJALLARET E SHIRUR TE PLATFORMA RUSE!