-
-portret për luftëtarin e shquar kundër shovinistëve grekë-1854…
-
Historia e Tërbaçit ( në Lumin e Vlorës) është si një pyll i dendur me trima e kapedanë, ashtu si e gjithë Labërisë. Por muza popullore veçon disa prej këtyre trimave. U ka kënduar atyre më shumë, ka thënë për ta cilësorë më të zgjedhur.Një i tillë trim-ka qenë edhe Shako Xhakë Tërbaçi.Ai ka shkëlqyer në luftimet kundër grekërve, në Mecovë, në vitin 1854. Në krye të forcave të Vlorës, bashkë me kapedanë të tjerë si : Selam Hasan Velçën, Sokrat Lekë Qeparoin, etj. Ata i përzunë andartët që nga malet e Vlorës e deri poshtë, në kufijtë jugorë të vendit.Në Mecovë u bënë luftime të ashpra kundër forcave të gjeneral Grivës.Në vijën e frontit shqiptar komandonte Mahmud bej Vlora ( i ati i Ismail Qemalit), së bashku me vëllain e tij-Selim Pashë Vlorën, Halit bej Frashërin (i ati i Naimit), Çelo Picarin, Hasan Çakon nga Kurveleshi, etj.Shako Xhaka-trim i lartë,Gjezdis nëpër rigatë,Kërkonte kufij të saktë.1)Sapo mori vesh invadimin e grekërve në jug, ai lëshoi kushtrimin:Kush doli në breg i pari?Shako Xhakë bajraktari,Pisqollë, jatagan-lari,Në çdo vend kordhëtari,Sokëllin sa tundej mali!Në ç’breg? Ka një breg në Tërbaç, i cili quhet “Bregu i alarmit”. Ai ka qenë vendi tradicional i kushtrimeve. Këtë herë armiku u shfaq larg në jug, por atdhetarët e japin kushtrimin që këtu, në malet e Labërisë. Bile Shako Xhaka “sokëllin në çdo vend”, me zërin e tij buçitës.“Shako Xhakë bajraktari”, dmth. se ishte flamurtar, prijës i një formacioni luftëtarësh popullorë. Ai dallohej nga pisqolla (koburja), jatagani, kordha, dhe zëri i tij i fortë në lugje e male.Kush u hodh Proto Mecovë?-I shkreti Mahmud bej Vlorë,Selami, një vetull-hollë…Por përkrah tyre ishte edhe:Shako Xhakë e Mahmud beu,Lumin përpjetë ç’e ktheu,Luftojnë sa tundet dheu.Shako Xhaka-ujk shëndreu,Brenda në armiq kërceu!…2)Imazhi i ujkut! Pasazhe madhështore të muzës së popullit.Sërish në Mecovë:Shako Xhakë bajraktari,Në Mecovë u hodh i pari;Ky Shako Xhakë Tërbaçi,I Shqipërisë ish ilaçi,Ilaçi i Shqipërisë,I vjen rreth e rreth kufisë,Për udut të Shqipërisë.1)Vetëdija kombëtare shkëlqen në shumë vargje për këtë trim, i cili lufton për idealin e madh të atdheut te vet. Ashtu si tek trimi i madh Zenel Gjoleka më parë:Pse lufton, a derëzi,Sos për mua a për ti,Po për gjithë Shqipëri!“SHQIPËRIA”-emri flamur që u gurgullon gjakun luftëtarëve.Dhe këta luftëtarë bëhen bllok kundër armikut që donte të zhvaste toka të atdheut tonë:Me jataganë në brez,U lidhë me besa-besë,Që t’i venë fre Moresë…2)Kështu shkëlqyen trimat e Vlorës e të jugut atje në Mecovë:Korak’ e shkreta Korakë,Kush u hodh e u bë kajkë?3)Tepelenas e vlonjatë,Që rrojnë me bukë thatë,Me mish të pjekur në napë.Në të gjitha këto prita e sulme ka marrë pjesë edhe Shako Xhaka. Për të nderuar emrin e tij atë e thirrën me emrin e fshatit “Shako Xhakë Tërbaçi”. Luftëtarët vlonjatë, thotë kënga, “e mbodhën Grivën sa dora”:N’ato zjarre e betejaE shpunë Grivën te reja.24 vjet më vonë, sërish trimi i Tërbaçit, Shako Xhaka, në bllok me luftëtarët e Lumit të Vlorës e të Bregdetit, i doli përpara grekut, në Lëkurës e Sarandë. Atje Shakua u mësoi luftëtarëve si të hapnin llogore e të ruheshin, ndërsa armiqve t’u jepnin dërmën:O Shako, ç’e bëre mirë,Ngrite tabjet4) në Muzinë,Një natë me suferinë,Ç’e përzunë gjiritlinë,Kapetan Kosta Forinë,Mbenë xathur, pa opingë,Si derrat në përcëllimë,S’e pa i pari të dynë,Lanë vrapin në Athinë…Në këtë betejë trimi Shako ishte 52 vjeç. Kujtesa e brezave i bën portretin: “Një trup i gjatë si bredh: i shkathët, mjeshtër i armëve; flinte edhe në borë. Ishte një shënues i rrallë. Merrte shenjë në llami”-siç thotë kënga për trimin e mëparshëm- “Beqir Labi gunëzi”, i 1847-ës. Muza i jep trimit Shako maksimën patriotike:“I Shqipërisë ish ilaçi”…_________________1)H.Skëndaj, “Gurra popullore e Tërbaçit”, T.2002, fq.172)M.Kokalari, “Trima të kryengritjeve Popullore”, T.1979, fq.1981)udute-kufi2)Greqisë3)theror4)llogoret