Nga Arjan Th. Kallço/
Nuk ka tashmë as më të voglin dyshim që kultura ka qënë dhe do të jetë gjithmonë një prej burimeve më të mira të shoqërisë, jo vetëm nga ana shpirtërore, por edhe ekonomike. Mjafton të dish t’i shfrytëzosh të gjitha burimet që ajo ofron, t’i ruash dhe mirëmbash, t’i propogandosh dhe reklamosh. Edhe vendi ynë ka një hartë pasurish kulturore relativisht të konsiderueshme dhe dinjitoze, por dy dekadat e fundit çfarë nuk na panë sytë. Rasti më i bujshëm i prishjes së afrekeve të Onufrit është akti tragjik i një shteti që kurrë nuk diti ta vlerësojë kulturën e vet, përkundrazi e gjymtoi dhe e shkatërroi herë më paaftësinë e vet, herë me indiferentizmin e vet vrasës, herë duke stimuluar të tjera kultura, në dukje prurje të demokracisë dhe pa asnjë vlerë. Kriza e madhe ekonomike shqiptare bëri që nga viti në vit të firaksin financimet për kulturën tonë kombëtare, duke lejuar disa lloj kulturash të dyshimta dhe që venë në rrezik identitetin tonë shqiptar. Fjala identitet u bë motoja e vitit jubilar të Pavarësisë, por në fakt mbeti vetëm fjalë, pasi bumi i shpresuar dhe i ëndërruar kurrë nuk trokiti. Përse vallë? Sepse skeptikët nuk besuan dhe nuk denjuan ta kuptonin se kultura është një industri pa aq fitmprurëse sa dhe të tjerat, bile tek ne është dhe më me perspektivë se në ndonjë vend tjetër të rajonit. Ndrësa po bëjmë çmos që të hyjmë në Europë, bile me një betejë ushtrish të paparë në fushë, po harrojmë se vendi nuk ka nevojë për betejat bajate të ushtrive. Sot është momenti i kthimit të syve drejt kulturës, pasi e kam thënë shpesh se është e vetmja kartë e duhur e identitetit tonë. Të gjitha kartat e tjera veç na barazojnë, ndërsa kultura na dallon dhe na bën nder. Më lindën këto mendime kur lexova se Europa ka disa kohë që i ka kthyer energjitë tek kultura, tek kjo industri e shumëfishtë që lidh disa nyje të rëndësishme të vetë jetës së një vendi. Zgjedhjet tek ne janë afër dhe të krijosh një strategji të qartë të kulturës në vitet e ardhshme është një sfidë që duhet kuptuar dhe planifikuar. Në vendet fqinje ka edhe propozime tepër të guximshme që të themelohet një ministri të re e kulturës dhe e kreativitetit, jo si një mundësi, por nevojë. Mesa duket disa vizionarë po shohin larg, pasi kjo do të shndërrohet në një nevojë strategjike në kuadrin e gjerë europian. Nuk na çudit më fjala kreativitet, sepse e adoptuam kohë më parë në disa projekte që bota kërkoi t’i implementonte edhe tek ne, ndonjëherë rezultative, në ndonjë rast tjetër një dështim i radhës. Por kur mëson se kjo nismë del nga vetë dyert e Komisionit europian, në shtator 2012 paraqiti një plan strategjik të vlerësimit të industrive kulturore dhe krijuese, nuk mund të kesh më asnjë lloj dyshimi dhe mosbesimi. Lidhja startegjike midis mediave dhe kulturës dhe rolit të lidhjes krijimtari-kulturë të parë dhe të vlerësuar si elementë themelorë të rritjes ekonomike dhe të identitetit të B.E-së, flet për një vision të qartë dhe të integruar tek programi i ri komunitar “Europa krijuese”. Kostoja e këtij programi është e jashtëzakonshme një financim prej 1,8 miliardë euro për kulturën, mediat dhe industritë kulturore dhe krijuese. A mund të përfitojë Shqipëria nga ky fond i vetë qeverisë europiane? Nuk ka pengesa nëse bëhen projekte serioze dhe afatgjat edhe për ne, të paktën aplikimet janë të drejtpërdrejta dhe jo si më parë, kur duhej një partner i afërt i vendit tonë. Nuk është çështje poltike apo mosvotime ligjesh të statusit kandidat, i cili mbetet gjithmonë poltik. Po flasim për kulturën dhe mundësitë e saj të gjithanshme, pa qënë nevoja e integrimeve poltike. Vizonet e një kombi nuk mbajnë detyrimisht vulën e politikës, por të synimeve dhe projekteve të sigurta kombëtare. Le të shohim gjendjen tek disa vende të Europës dhe përpjekjet e tyre që të përfitojnë sa më shumë nga këto plane europiane. Në Itali ka ide që ministria përkatëse e trashëgimisë kulturore duhet t’i përgjigjet sfidës me një aset të përshtatshëm dhe një aftësi më të madhe projektuese. Ka vende të tjera që tashmë janë në pararojë dhe duke ia kthyer sytë Europës i adoptoi mjetet e nevojshme, si p.sh në Angli Ministria e kulturës i zgjeroi kompetencat nga arti tek industritë krijuese, spektakli, moda, sporti, turizmi, liria e shtypit, pasuria historike dhe natyrore. Në Francë Ministria e kulturës ka tre drejtime, trashëgiminë, mediat dhe industritë kulturore dhe krijimtarinë artistike. Po Shqipërisë çfarë i duhet? Do të mjaftonte një grup i zgjedhur pune me specialistë të të gjithë sektorëve të përmendur pak më sipër, këtë mund ta bëjë edhe vetë opozita me synime afatgjata, pak dëshirë të mirë për kulturën tonë dhe një draft me ide dhe projekte të cilat të mos kenë sherre dhe merita, por një kartabiankë kombëtare apo mbarëkombëtare nëse bashkohen fuqitë dhe mendja. Bashkimi europian me këtë projekt afatgjatë dhe gjigand mendon të mbështesë dhe nxitë brezat e ardhshëm deri në vitin 2020, po vetë ne, a duhet të jemi të interesuar dhe në vijën e parë të punës që të përfitojmë sa më shumë nga ky projekt? Shteti shqiptar duhet ta kuptojë më në fund se Shqipërinë në Europë nuk e përfaqëson dot politika, jo më një parti e vetme poltike. Na duhet pak reflektim dhe koordinim mendjesh.