Të dashur vatranë, ju njoftojmë se operacioni, që kreu ditën e djeshme, 3 Qershor 2014, kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra, dr. Gjon Buçaj, doli me sukses. Operacioni u krye në një nga spitalet e specializuar në Manhattan(Hospital for Special Surgery, Manhattan).
Mendohet që dr. Buçaj sonte, e mërkurë 4 qershor, të kthehet në shtëpi dhe të vazhdojë edhe për pak kohë physical therapy.
Siç jeni në dijeni dr. Gjon Buçaj për një kohë të gjatë, që nga viti i shkuar, ka vuajtë nga probelemet e shpinës dhe për një kohë të gjatë kreu physical therapy, me shpresë se gjithçka do të kalonte, por shkoi një vit dhe përmirësimi nuk erdhi. Të gjithë jemi dëshmitarë të përkushtimit të tij në Vatër, edhe pse problemet e shëndetit erdhën duke u përkeqësuar. Edhe pse vuante ai nuk e ndërpreu aktivitetin për asnjë çast. Ashtu i përkulur dhe duke u mbajtë në shkop, ai jo vetëm përballoi takimet në Vatër dhe aktivitetet e shumta, duke ardhë nga Ëhite Plains ku banon, – në Vatër-Bronx, madje udhëtoi edhe në Florida, Hartford, ku u promovua dega e re e Vatrës, dhe në shtete të tjera.
Le t’i urojmë shërim të shpejtë të plotë, kryetarit të Vatrës!
Sadik Elshani says
I nderuar Dr. Bucaj,ju uroj sherim te shpejte e te plote.Te shkuara!
Luan Gashi says
Asht kenaqesij qe operacjoni doli me sukses.Doktor Buqajt I urojme nje permisim te shpejt,dhe duke I deshirue pasjonin e tij te rikthimit me energji te pashterrshme ne dobij te qashtjes Shqiptare dhe ne perkushtim te pandalshem ne Vatren qe doktori e ka konsumue kohen e gjate ndoshta tue lane mbas dore edhe problemet e tij shendetsore.Te rralle gjenden aktivist si Z.Buqaj.
Deshirojme permisim te shpejte,dhe rikthim ne gjendje normale.
Monda musabeu says
Sherim te shpejte Dr. Bucaj dhe shyqyr qe dole mire , respekt ju percjelle !
Neki Lulaj says
Mësova për operacionin e suksesshme,u gëzova pa masë,në mua
Dr. Buçaj ka lënë diqka të shenjët të pa shlyeshme,puna e ti e sinqertë me vatranet e vyer ka hedhë dritë edhe tek ne në Europë,kjo jetë është sa një thupër kali lum ai që me këmbët e tia rrëshqet lehtë.Uroi shëndet dhe mbarsi në jetë bacalok,me shumë respekt për Ju dhe vatranet, Nekiu Gjermani
Hektor Zoto-NADIA ZOTAJ says
Gezim per Ju,familjen,per miqt,shoket e bashkepunetoret ky kalim prove i shendetit tuaj.
Rikthim te shpejt ne pune,si hallk e zinxhirit te pashkeputur te Vatres legjendare.
Fanilja ZOTO
Luvigj Sterbyci says
Po me vjen mire qe operacjoni Doktorr Gjonit i ka dal me sukses,Urime dhe sherim sa ma te shpejte qe te jete i afte te kthehet ne gjirin e Vatranve qe te gjithe e duam,L,S,MI.