*… për të rrëzuar qeverinë e Krimit & Drogës/
- BASHA:Qeveria Rama është pengesa e vetme per rrugëtimin europian dhe mirëqenien e shqiptarëve….Ndaj i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë, në protestën kombëtare për një Shqipëri të cliruar nga qeveria e lidhur me krimin/Në një dalje para medias sot me 18 Maj 2018, rreth orës 14.00 Kreu i opozitës Lulzim Basha, në prani të aleatëve të tij, ka ftuar të gjithë shqiptarët, demokratë e socialistë të ndershëm, të marrin pjesë në protestën e madh kundër qeverisë së Edi Ramës, protestë që do të mbahet të shtunën e ardhshme..
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, pas takimit me aleatët, Bashë është shprehur se është koha që Shqipërinë të mos ja lëmë më në dorë një qeverie mafioze. Basha shprehu optimizmin se të gjithë bashkë mund të ja dalim. Ai bëri të ditur se në datën 26 maj, opozita do të dalë në protestë të madhe për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.
Citojmë nga deklarata e Lulzim Bashës:
Nuk ka ndryshuar BE sic gënjeyu sot përsëri Edi Rama. Nuk ka ndryshuar klima.Klima është e njëjta.Nuk hapen negociatat pa luftuar krimin dhe politikanët e lidhur me kriminNuk hapen negociatat pa e ndare qeverisjen nga krimi. Nuk hapen negociatat kur qytetaret e pafajshem plasen ne burg, apo kur Ministri i Brendshem dhe Kryeministri kapin shtetin për të mbrojtur krimin e organizuar dhe vëllain trafikant droge.
Ky ka qene mesazhi i Brukselit dhe vendeve anëtare tash 5 vjet.Ky është akoma më I fortë dhe më i qartë mesazhi i Samitit te Sofjes.Klima nuk ka ndryshuar. As BE dhe as vendet anëtare nuk janë pengesa. Edi Rama është pengesa. Fatmir Xhafa është pengesa. Kryeministri dhe ministrat e lidhur me krimin, për pushtetin dhe pasurinë e tyre në kurriz të shqiptarëve janë pengesa.
Qeveria Rama është pengesa e vetme per rrugëtimin europian dhe mirëqenien e shqiptarëve.
Ndaj i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë, në protestën kombëtare për një Shqipëri të cliruar nga qeveria e lidhur me krimin.
I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 qershor në Tiranë për një Shqipëri të cliruar nga qeveria anti popullore e Edi Ramës që ka tradhtuar interesat e njerëzve të thjeshtë duke bashkëpunuar haptas me krimin për pushtetin dhe pasurinë e tij.
I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 qershor në Tiranë për një Shqipëri të cliruar nga qeveria anti-europiane që me rekordet e saj të zeza të korrupsionit dhe bashkëpunimt me krimin pengon ëndrrën e të gjithë shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.
Tani është koha të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më anti europiane.
Së bashku do ja dalim!