Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, është duke qëndruar në një vizitë njëditore pune në selinë e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Jeddah të Arabisë Saudite. I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, zëvendësministri Selimi ka pasur takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, shkëlqesinë e tij Iyad Ameen Madani, si dhe me ekipin e ekspertëve të OBI-së.
Zëvendësministri Selimi ka njoftuar shkëlqesinë e tij Madani për ecurinë e lobimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe për hapat që kanë mbetur deri në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv dhe konferencës së UNESCO-s, ku pritet të votohet për Kosovën. Dyzetë e katër shtete kanë bashkë-sponsoruar kërkesën e Kosovës për t’u futur në agjendën e Komitetit Ekzekutiv, përfshirë edhe shumë anëtarë të OBI-t.
Sekretari i Përgjithshëm i organizatës më të madhe që tubon shtetet islamike në botë, zëvendësministrit Selimi i ka premtuar angazhim të plotë të organizatës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Bashkëbiseduesit po ashtu janë pajtuar që në ditët e ardhshme Ministria e Jashtme e Kosovës dhe OBI të punojnë se bashku në informimin e saktë të anëtarëve të OBI-it dhe UNESCO-s për situatën në Kosovë dhe për nevojën e Kosovës që të integrohet në rrjedhat globale të arsimit, shkencës, kulturës dhe trashëgimisë.
I kini lidhur mire telat me vendet arabe dhe organizatat islamike .Vazhdoni te dergoni kontigjente kosovaresh ne Siri se ne rregull jini .Po Europa ,a do tu bej sehir per nje kohe te gjate me kte sistem ???????????Nuk e besoje se ky kal do tu coje larg !