•Në prag të Kuvendit të Vatrës- Tridhjetë bashkëatdhetarë në Orlando iu bashkuan familjes së madhe të Vatrës Shqiptare , që po shtrihet në të gjithë Amerikën/
•Në bordin drejtues të degës u zgjodhën: Kryetare zonja Florisiana Ahmetaj, zv/kryetar, z. Gent Lulo, financier, z. Arben Shehu, sekretar, z. Elio Lulo dhe antare e bordit, znj. Meliha Alla e z. Islam Kadriu./
Nga Gjergj LACUKU/
Kanë kalu pak ma shumë se gjashtë muaj nga celebrimi i festës së Pavarsisë nën kujdesin e Degës së Federatës “Vatra” në Jacksonville , ku në atë mbrëmje madhështore morën pjesë edhe Shqiptarë që erdhën nga viset e tjera të Floridës. Në atë mbrëmje festive u njohëm me disa familje të mrekullueshme Shqiptare qe kishin udhetuar nga Orlandoja, u njoftem me familjen Metollari, Çollaku e Shingjergji etj.
Ajo mbrëmje e bukur kishte nxitur tek këta miq ndjenjën dhe dëshirën e madhe për organizimin e komunitetit Shqiptar në Orlando në një shoqatë të tillë historike siç është “Vatra”, shoqata më e vjetër e Diasporës Shqiptare, më e njohur në Amerikë e në Botë.
Ndër të parët shqiptarë të Orlandos që e kishte ndjerë si të domosdoshme bashkimin e komunitetit shqiptar të atij qyteti , ishte zoti Ermal Metollari, një njeri që përveç suksesit personal në fushën e biznesit kërkonte që të lartësonte më tej vlerat Shqiptare në Amerikën shumëkombshe.Pikërisht të Dielën me datën 8 Qershor në ambjentet e lokalit “Torino” pizza të pronarit shqiptar, z. Arben Shehu, u mblodhën Shqiptarët e Orlandos për të shkruar një kapitull të ri në jetën e tyre, pra atë të krijimit të degës “Vatra”.
Në këtë ngjarje historike ishin të ftuar edhe bordi i Degës “Vatra” Jacksonville, kryetari Adriatik Spahiu, sekretari Gjergj Lacuku, financieri Bukurosh Curre dhe drejtoresha e Shkollës së parë shqipe , zonja Lavdie Mato.Ajo çka binte në sy ishte prania e të gjitha moshave e sidomos ajo e grave dhe e të rinjëve. Këtu me të vërtetë shikoje modelin ma të mirë të familjve shqiptare, duke e shnëdrruar këtë mbrëmjen në një natë magjike, ashtu siç është vetë Orlando, një vend magjik për gjithë botën. Pas përshëndetjes së z.Adriatik Spahiu dhe një përshkrim të shkurtër të historisë së Vatrës , në bazë të procedurave të kanunores së Vatrës, në këtë mbrëmje rreth 30 anëtarë të rinj iu bashkangjitën familjes së madhe të Vatrës duke u bërë përçues të idealeve të atdhedashurisë e frymës kombëtare, vazhdues të Nolit e Konicës.Në mënyrën më demokratike u zgjodh edhe bordi drejtues i Vatrës me Kryetare zonjën Florisiana Ahmetaj, një zonjë majft e njohur në komuntet për aftësitë e saja organizuese, nën-kryetar, z. Gent Lulo, financier, z. Arben Shehu, sekretar, z. Elio Lulo dhe antare e bordit, znj. Meliha Alla e z. Islam Kadriu. Në këtë mbramje historike përshëndeti edhe kryetarja e sapozgjedhur e degës “Vatra” në Orlando, zonja Floriana Ahmetaj ,e cila u shpreh se ndjehej shumë e motivuar për të çuar më tej amanetin e të mëdhnjëve , At Fan Nolit e Faik Konicës, “edhe pse kohët kanë ndryshu” – u shpreh ajo, “qëllimet kanë mbetur të njëjta” .Pastaj fjalën e morën të gjithë antarët e bordit ku shprehën mirënjohjen për besimin që ju është dhënë dhe dëshirën për të bërë më të mirën në shërbim të komunitetit.Në këtë mbrëmje, përshëndeti edhe z. Stilian Çollaku që falenderoj stafin e degës Vatra në Jacksonville për mbështetjen që i dha hapjes së degës së re në Orlando, gjithashtu përshëndeti edhe zonja Alketa Shingjergji duke uruar suksese degës së re “Vatra” në Orlando.
Po ashtu , në këtë mbrëmje mori pjesë edhe z, Isuf Spahiu , kryetari i komunitetit shqiptar në Tampa, i cili u zotua se së shpejti do kemi edhe një degë të re të Vatrës Tampa, Florida.
Për ta mbyllur këtë natë historike sipas traditës shqiptare, në , bordi mysafir i Vatrës së Jacksonville, u ftuam për një darkë të veçantë nga miqtë tanë , z Ermal Metollari me zonjën e tij , Florisiana Ahmetaj , njëkohësisht edhe Kryetarja e degës Vatra në Orlando, z.Gent Lulo e z. Ermal Lulo,
Kjo mbrëmje madhështore që shënon fillim e një kapitulli të ri të Vatrës, do e shndrrojë degën e Vatrës së Orlandos si epiqendër për të gjitha degët e Floridës falë edhe pozicionit të saj gjeografik por edhe botës magjike që ofron vetë Orlandoja duke e bërë komunitetin shqiptar pjesë të krenarisë saj.
Në mbyllje përshëndes të gjithë pjesëmarrësit që me të vërtetë u bënë pjesë e historisë së lavdishme të Vatrës më të ngrohtë Shqiptare .
Në Foto: Bordi i Vatrës Orlando, Florida-Kryetare, zonja Florisiana Ahmetaj në të djathtë ; z.Arben Shehu e zonja Meliha Alla, në rreshtin pas z.Gent Lulo, z.Elio Lulo e z.Islam Kadriu.