Shkroi: Gordana Knezoviq/
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/
Studio B ka qene nji nga radiostacionet ma te popullarizueme te Beogradit per rreth 20 vjetesh. Gjate 1970ve dhe 1980-ve. Programi i tij “Mire mengjesi Beograd.” ishte ma i preferuemi ne shtepite e Beogradave.Spikeri i atij stacioni, Ikoni Dushko Radoviq bante cdo perpjekje qe ata qe ndigjoshin programin e tij t’a filloshin diten me
nji buqeshje. Radoviqi nderroi jet me 1984, dhe vendi, kryeqyteti i te cilit ishte Beogradi, gjate jetes se tij, nuk ekziston ma.
Tashti Studio e Radiviqit asht prone e Sputnikut, nji radio-stacion i sponsorizue nga Rusia, ku programet e lajmeve me te cilat pershendetet Beogradi cdo mengjes, ne vend qe kjo pershendetje te bahet nga zani ambel-tingllues i Radoviqit.
Ndryshimi asht simbolik i rrolit te tashem te Serbis, si nji nga qellimet kryesore strategjike te Rusis ne zonen e Ballkanit, ku Moska po perdor cdo mjet qe ka, per te ba per veti menden e zemren e popullsis Serbe. Sputniku e filloi veprimtarin lajme-tejtuese ne Beograd ne Kallnuet te 2015-tes, por veprimtaria e hovshme e tij, e ka , ma se plotsue
mungesen e B-2,pervec kesaj, tashti, ne Serbi ka nji numer te madh mediash te ndryshme qe bombardojne popullin me te njejtin mesazh.
Simbas Qendres per Studime Euro-Atlantike ne Beograd, Sputniku asht 1 prej 100 organizatave mediatike e organizatave, gjoja, jo-shtenore, Ruse ne Serbi.
Drejtorja e CEAS-se Jelena Miliq, ne studimin qe ajo bani lidhun me kete ceshtje, dhe qe e titulloi “Rusifikimi i Serbis.” shpjegon sepse Serbia asht vend i pershtatshem per Rusin per te perdorun propaganden e saj.
“Serbia, si vendi ma i madh me popullsi me shumice dermuese Sllavo-Orthodokse ne Europen Qendrore, e cila nuk asht ende antare e Bashkimit Europia, dhe qe nuk dishron te bahet antare e NATOS, gjindet ne nji krize shume te madhe ekonomike, ku populli asht i ekspozuem ndaj propagandes se fuqishme dhe glorifikimit te miqsise tradicionale Ruso-Serbe.”
Simbas mendimit te Miliqit, ne po deshmojme “Putinizimin.” e Serbis, megjithe perparimin formal qe ajo ka ba drejt Bashkimit Europian, gja qe ne teori duhet te menjanoi te paren (Rusine).
Ajo e perdori fjalen “Orkestra e Putinit”, per te pershkrue, ate qe ajo e shikon, si nji perpjekje te bashkrendueme, nga indivie, grupe dhe institute per te minue perkrahjen e popullit Serb per t’u integrue ne Bashkimin Europian,me vonue afrimin e Serbis me Perendimin dhe me perkrah interesat Ruse.Ajo shton “Ka gjithnji e ma shume prova se disa nga pjesmarrsit ne Orkstren e Putinit, finacohen drejt per frejt nga Moska.”
Analsiti Boshko Jaksiq, me qender ne Beograd, nuk mendon se individed, e grupet pro-Ruse ne Serbi veprojne ne menyre te perbashket, por se nji gja e till nuk\ ashte e larget.
Jaksiq shtoi “Nuk ka dyshim se qellimi asht qe grupet te bashkohen ne nji organate te vetme, keshtu qe ndikimi Rus te jete ma i madh. Jaksiq shtoi “Ne po e shofim kete lloi bashkpunimi ne zonat lokale dhe krahinore, dhe se qellimi per te luejtunnji rrol me randsi ne politiken Serbe asht i qarte.”
Jaksiq,i cili ishte nder te paret qe vuni re fenomenin e Rusifikimit te nacionaliteve Serb thote se ata qe perkrahin ndikimin Rus, nuk gjinden vetem ne radhet e grupeve te vogla nacionaliste te se djathtes, por edhe ne partite kryesore te vendit, disa prej te cilave jane antare te partis se koalicionit,qe qeveris vendin,ne Kishen Otodokse te Serbise dhe ne organizatat e studenteve. Jaksiq Shton “Te gjitha keto grupe mund te influencohen nga propaganda Ruse, dhe duhet me thane te verteten se, menyra se si e ka perpilue Moska planin e saj ptopagandistik, per te nxit ndjenjat anti Europiane e Perendimore per qellimet e veta, ka qene shume efektive”.’Ndikimi i pergjithshem i
ketyne veprimeve, ka que ne ate qe une e kam quejt “Rusifimi” i nacionalizmit Serb, me qellim qe te bindi Serbin qe te largohet nga Europa.
Simbas Jaksiqit, ideja per vllaznimin Ruso-Serb, qe asht thelbi i propagandes Ruse, asht e bazueme ne nji mit(trillim) por perpilue mjeshtrisht nga Kremlini.
Ndikimet e kesaj popagande po vehen re ne jeten politike Serbe. Ne studimin e saj Miliq e identikon Universitetin e Beogradit si qender kryesore te propagandes Ruse dhe Jaksiq e konsideron kete gja si ma shqetsuese.Jaksiq shtoi “Kisha Otodokse Serbe, pa dyshim, asht institucioni ma i fuqishem per ndikimin Rus, por elemente te Universitetit te Beogradit, nuk jane shume mbrapa saj.” Kjo asht nji gja paradoksale dhe shume shqetsuese qe brezi i ri po rrekrutohet nga nacionalistet qe perkrahen nga Rusia, dhe se po pretendohet se animi ndaj Rusis asht peshtimtar per Rusin.
Simbas Jaksiqit ka pas nji evolucion ne qellimet dhe ambicjet e Rusis, nga qellime me afat te shkurt, tuej perdorun taktika frksuese, per te bllokue Serbin per t’u ba antare e NATO-s, tuej ofrue nji rruge tjetern, ne vend te antarsimit ne Bashkimin Europian, Serbia te bahet antare eFederates Euro-Aziatike, tuej e paraqitun Bashkimin Europian,
si nji projekt qe ka deshtue.
Jaksiq thote se gjendja e krijueme e ven Serbin ne nji pozite qe vazhdimisht bahet ma e veshtir, per arsye te interesave ekonomike dhe strategjike qe ajo ka per t’u ba,antare e Bashkimit Europian, a po me ndigjue propaganden qellimkeqe te Orkestres se Putinit ne Beograd.