Në emër të pronarëve të ligjshëm falendrojmë intelektualët patriotët në emigracion,që në Tetor 2012 hapën në internet adresën elektronike defendingproperty.com . Në këtë sit të përbashkët për shoqatën Pronësi me Drejtësi” dhe shoqatën “Bregdeti”, juristët tanë kanë paraqitur prioritetet dhe filozofinë e shoqatës një pjesë të vogël nga reagimet tona dhe të mediave si dhe disa video nga një mori të tillash. Brenda pak kohe, në këtë sit, shumë qytetarë brënda dhe jashtë kufijve, pasi marrin informacion real, shprehin opinionet e tyre.
Ftojmë drejtuesit Sali Berisha dhe Edi Rama që po mbajnë peng demokracinë që të reflektojnë në domosdoshmërinë e korigjimit të standardeve të dyfishta që ka zbatuar politika me pronat në zona të ndryshme të Shqipërisë. Për shak të karakterit antipronar të nenit 8 të ligjit 7501, prej 20 vjetësh vazhdon të pengohet zgjdhja e kthimit fizik të pronës tek i zoti. Mos respektimi i të drejtës së pronësisë pas vitit 1991, ka shkaktuar jo 4 apo 6 viktima por një bilanc lufte me të vrarë dhe të plagosur që politikanët nuk e përmendin. Ky fakt i dhimshëm është denoncuar nga ish kryeministri z. Pandeli Majko si krim kolektiv i politikës për vota dhe për pushtet.
Nga drejtuesit e forcave të reja politike, mos respektimi i të drejtës së pronësisë është denoncuar publikisht si qëndrim abuziv që i shërben pasurimit të kryetarëve që kanë privatizuar partinë dhe mos kthimi i pronës është vlerësuar krim dhe tradhëti kombëtare. Këto janë të vërteta por ky deklarim nuk mjafton për të plotësuar pikën 10 të raportit Fule. Për këtë duhen dhe veprime konkrete.
Aktualisht z. Sali Berisha dhe z. Edi Rama janë dy peng-mbajtësit e integrimit. Nëse ata dhe cilido deputet që nuk i mungon patriotizmi, do të rivlerësojnë këshillat e shqiptuara prej zonjës Hillary Clinton gjatë vizitës së saj në 1 Nëndor 2012 në Tiranë për pasojat e korrupsionit dhe do të eksplorojë sitin e shoqatës do të kuptojnë se zonja Clinton është treguar jashtë mase e butë me kryetarin e maxhorancës dhe me kryetarin e opozitës. Këta dy drejtues të politikës janë në rrugë të gabuar për faktin se me këtë qëndrim mohues ndaj të drejtës së pronësisë ata po dëmtojnë interesat kombëtare.
Shoqata ka insistuar dhe vazhdon të insistojë për përfundimin e kthimit fizik konform kushtetutës dhe pastaj kompensimin, ndërsa politikanët që kanë nën kontroll mediat dhe pratë, deri tani kanë arritur ta mashtrojnë opinionin publik dhe ndërkombëtar sikur problemi i pronave është zgjidhur. Ne jemi shprehur vazhdimisht se prej 12 kërkesave të BE, shumë prej tyre janë zgjidhur por problemi i pronës është përkeqësuar. Politikanët pushtojnë ekranet dhe gazetat me deklarata ku thuhet se kanë zgjidhur problemin e pronave por kanë mbetur pa kryer disa kompensime që ata me të fituar votat do ti realizojnë shpejt. Kryeministri Sali Berisha nuk guxon të deklarohet për zbatimin e detyrimeve kushtetuese dhe kthimin fizik të pronës tek i zoti sipas nenit 181 të kushtetutës. Kjo sepse në këto 20 vjet prona është shfrytëzuar nga të dy krahët e politikës për blerje votash në fushatën elektorale dhe për të përvetësuar prona të paluajtëshme. Për të maskuar përfitimet abuzive që kanë bërë oligarkia e politikanëve, ata i japin prioritetit kompensimit dhe.nuk flasin për kthim fizik dhe për nenin 181 të kushtetutës.
Rol kyç në respektimin e të drejtave tona për pronën e trashëguar luajnë ambasadorët me deklarimet dhe relacionet për qeveritë e tyre. Ndjej detyrimin moral të falenderoj publikisht ambasadorin hollandez dhe Qeverinë Hollandeze, që ka vlerësuar seriozisht ankesat tona dhe kanë vepruar konkretisht, duke kritikuar publikisht, lidhur me situatën e mos respektimit të të drejtës së pronës. Por nuk kuptohet se sa dhe si menaxherët e politikës kanë arritur që ta detyrojnë Bankën Botërore, FMN, Usaid dhe disa ambasadorë kryesorë, të qendrojë me gojën mbyllur ose të bëjnë ë, ë, ë, ë, ndaj situatës alarmante me pronat dhe të justifikojnë rrugën e gabuar të Qeverisë. Kërkesa për zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe votimi i tre ligjeve edhe nga opozita, janë të rëndësishme por këto janë shumë herë më pak të rëndësishme në krahasim me detyrimin e shtetit për të zbatuar kushtetutën, për të ekzekutuar vendimet e gjykatave dhe për të kthyer tek i zoti pronën që ka grabituar sistemi sllavokomunist. Integrimin e Shqipërisë e mban të bllokuar shteti që shkel kushtetutën, që nuk kthen pronën e grabitur tek i zoti dhe nuk zbaton vendimet e gjykatave por edhe opozita që nuk po shprehet duke e detajuar në programin e saj zgjidhjen e këtij problemi themelor të shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut.
Nëse në SHBA nuk do të zbatohej një vendim Gjykate i formës së prerë atëhere Presidenti jep dorëheqje. Cila është zgjidhja në shtetin Shqiptar, që nuk zbaton me dhjetra vendime të gjykatave vendase dhe as vendimet e Gjykatës së Strasburgut ? Mos vallë duhet të heshtim dhe të përkulemi para hajdutëve dhe të votojmë majtas apo djathtas ?
Nëse politikanët shqiptarë apo ndërkombëtarë do vazhdojnë të mos marrin në konsiderate ankesat dhe argumentat tona dhe do të flasin për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe miratim ligjesh me 3/5 por nuk do flasin për kthim me prioritet të pronës konform kushtetutës dhe dokumentave të shtetëzimit komunist; nëse politiknët do vazhdojnë të flasin për kompensim për të anashkaluar kthimin, ne e denoncojmë këtë rrugë se kjo është shkatërim me koshiencë i strukturës kombëtare dhe i demokracisë . Kjo rrugë është kalim i butë nga diktatura në kleptokraci. Këto nuk janë gabime por politikë pa moral që çon në imoralitet dhe kriminalitet. Eshtë i lutur ambasadori i BE dhe OSBE dhe grupi që përgatit informacionin për komisionerin Stefan Fule, të rivlerësojnë ankesat tona për pronën. Fakti që prona ka qenë dhe vazhdon të jetë burimi kryesor i korrupsionit të administratës shtetërore, i sistemit gjyqësor dhe shkak i disa mijëra jetëve të shuara dhe se situata e pronës përkeqësonet vazhdimisht tregon se ajo duhet rivlerësuar në pikat e pa zgjidhura dhe më kryesorja nga 12 kërkesat e BE.
Shqipëria është në kontrast me të gjitha vendet e tjera ish komuniste që e kanë zgjidhur problemin e pronës duke u bazuar në kthimin fizik. P.sh. Qeveria Çeke ka kohë që ka kthyer fizikisht pronat shtetasve dhe në 8.11.2012 vendosi ti kthejë pronat klerit. Nga ky vendim 17 komunitete fetare gjithësej do rimarrin pronat e tyre të paluajtshme me një vlerë prej 2,9 miliard Euro. Përveç kthimit fizik të pronës, një shumë ekuivalente prej 2,3 miliard Euro do t’i paguhet komuniteteve fetare si dëmshpërblim financiar për konfiskimin. Ky dëmshpërblim do paguhet gjatë një periudhe prej 30 vjetësh.
Në të mirë të Shqipërisë dhe të moralit politkqë duhet të drejtojë vendin, ftojmë drejtuesit Berisha dhe Rama që të bien dakort për një zgjidhje të përgjithshme në bllok të problemit të pronës, me të njëjtin standard në të gjithë vendin, duke u bazuar në parimet morale dhe juridike, të shprehen për platformën, për studimet dhe zgjidhjet që ka propozuar shoqata, duke marrësi shembull vendet ish komuniste por të kenë në konsideratë veçanërisht nenin 181 të Kushtetutës.
Sipas Friedrich A. Hayek, ekonomist dhe filozof i shquar dhe Fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi, Prona private është garancia më e rëndësishme e lirisë.” Sipas Milton Friedman, ekonomistit më me ndikim dhe fitues i çmimit Nobel në Ekonomi, të drejtat e pronës janë “më themeloret e të drejtave të njeriut dhe një themel esencial për të gjitha të drejtat e tjera njerëzore.” Ludwig Von Mises, ekonomist dhe filozof i shquar që influencoi Hayek dhe Friedman është shprehur se ” nëse programi i liberalizmit do të kondensohej në një fjalë të vetme, do të duhet të lexohej: prona, që do të thotë, pronësia private e mjeteve të prodhimit…Të gjitha kërkesat e tjera të liberalizmit rrjedhin nga kjo kërkesë themelore.” Rrjedhimisht populli shqiptar, në afro 25% të siperfaqes në rang vendi, ku prona nuk është kthyer në kufijtë e para grabitjes komuniste, sipas dokumentave të shtetëzimit që shteti i disponon, për pronarët e ligjshëm shkelen liria dhe të drejtat themelore, ata nëpërkëmben dhe ju bëhet ’zbor’nga pushtetarët dhe zyrtarët e korruptuar. Ky është problemi më i ngutshëm në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe të vendimit të BE për miratimin e statusit kandidat per Shqipërinë.
Kryetari Shoqatës Kombetare të të shpronësuarve
”Pronësi me Drejtësi”
Rrapo Hajredin Danushi
[…] Shkrim i Shoqatës “Pronësi me drejtësi”, 12 nëntor 2012 Botuar në Dielli online […]