Nga Loro Stajka/
Kujtesë, drejtu Kryeministrit z. Rama, deputetëve, gazetarëve, analistëve të politikës dhe shqiptarëve patriotë: Kontribuoni për vendosjen e shtetit ligjor dhe të drejtësisë në Shqipëri
Shqetësimi im për këtë kërkesë publike fokusohet tek politikat negative ndaj pronarëve që ka realizu PD/PS, pas vitit 1991 e deri sot. Kjo politikë që shkatërron themelet e demokracisë dhe të ardhmen e popullit shqiptar, po vazhdon prej 23 vjetësh për shkak të mungesës së vullnetit politik për kthimin e pronës tek i zoti, duke mos zbatue Kushtetutën e vendit. Kur popullit i mohohet prona e trashigueme, ai zhytet në mizerje, në konflikte dhe kjo ashtë skllavëri e maskueme. Burimi i të keqes është anarkia e pronës dhe sistemi në Shqipni nuk ashtë demokratik, por pseudodemokratik…
Unë, nuk mund ta paragjykoj se çka do mund të thotë ambasadori i SHBA-së në Tiranë, zoti Aleksandër Arvizu, për këtë problem, por damet e kësaj politike, me mbi 8000 të vramë, konflikte pa fund dhe korrupsion në sistemin e drejtësisë, tejkaloi ato të çdo pushtimi që ka kalue Shqipnia dhe ato të periudhës së randë sllavo-komuniste që kaloi populli shqiptar. Pronarët u mashtruen nga Berisha/Nano, por shumica druhen të shprehen publikisht, pasi do të përballen në konflikte me mafien që u ka grabit pronat dhe po ashtu edhe me pushtetin që mund t’i largojë nga puna. Duke shkrue me sinqeritet këtë letër publike për problemin e pazgjidhun të anarkisë së pronës, ndjej se realizoj një detyrim moral dhe patriotik ndaj atdheut tim. Theksoj se për këtë problem themelor të të drejtave të njeriut, shumë nga bashkëpatriotët e mi që jetojnë në Shqipni e kanë humbun besimin tek politika, tek drejtësia dhe presin
nga ndërkombëtarët, por problemet duhet t’i zgjidhin politikanët shqiptarë.
Nuk vlen “fitorja” e Beogradit nëse nuk zbaton Kushtetutën në vendin tand
Më datën 15/2/2014 gazeta “Telegraf” ka botuar një letër që unë ju kam adresue publikisht ju dhe zotit Lulzim Basha, po për këtë problem, për të cilën ju me siguri jeni në dijeni. Ju drejtohem përsëri për të njëjtin problem pasi janë momentet decizive që të reflektoni dhe të veproni për të mos u zhytur më tej në rrugën e politikave antishqiptare. Unë personalisht, si një nga shqiptarët, që prej dekadash kam emigrue dhe jetoj në SHBA, por me dashurinë për atdheu tem, u ndjeva shumë i kënaqun për qëndrimin tuaj objektiv në takimin me Daçiç në Beograd. Por, sa para bën kur në Shqipni, edhe pas 23 vjetësh demokraci e shpallur me Kushtetutë, pronat akoma nuk u janë kthye pronarëve, por mbizotënon kleptokracia. Në këto 23 vjet në administratën shtetënore dhe në sistemin e drejtësisë, nuk zbatohet ligji në përputhje me Kushtetutën, por korrupsioni dhe interesat vulgare. Ndërkombëtarët relatojnë
se në Shqipni, janë të shumta rastet kur nuk zbatohen vendimet e gjykatave të vendit dhe ato të Gjykatës së Strasburgut, por si mund të deklarohet nga ju, apo dhe nga ndërkombëtarët se funksionon shteti ligjor dhe sistemi i drejtësisë? A ka pasun probleme të tilla shqiptari në kohën e pushtimit otoman, pas Pavarësisë në 1912, apo edhe në kohën më të keqe të diktaturës? Në këtë 23 vjet nga klanet PD/PS ashtë lejue pandëshkueshmëria, edhe në rastet kur shkelja e ligjeve dhe përvetësimi e pronës së tjetrit ashtë i qartë, prandaj dhe korrupsioni dhe e keqja ashtë zhvillue nga lart poshtë. ashtë klasa politike e pas vitit 1991 ajo që ka lejue këtë situatë që ka shkaktue mbajtjen peng të pronave të pronarëve të ligjshëm, të grabitun nga diktatura sllavo-komuniste, për të pronësue në ato prona pronarë, të fabrikuem nga klanet e politikës dhe të korrupsionit dhe po kultivon vëllavrasje. Pa kthim të
pronës tek i zoti, fjala demokraci është politikë antishqiptare ose në rastin me të mirë iluzion. Prandaj, pa kthye pronën tek i zoti, deklarimi se në luftën kundër korrupsionit nuk ka kthim prapa, është vetëm slogan politik.
Anarkia e pronës dhe djalli sllavo-komunist
Situata e anarkisë së pronës ashtë tregues i mbijetesës së sllavo-komunizmit që ashtë përshtatun në kushtet e pluralizmit. Djalli i sllavo-komunizmit nuk ashtë çrrënjosun, por ashtë përshtatun dhe po mbijeton dhe gabimet vazhdojnë të thellohen, për vetë faktin se pavarësisht nga fjalët dhe premtimet, maxhoranca gjatë këtij viti ka ecun në të njëjtin drejtim antikushtetues siç eci Sali Berisha, Fatos Nano dhe kryeministrat e tjerë pas vitit 1991. Për rrugën e gabueme me pronat, në periudhën e pas vitit 1991, mjafton fakti që z. Sali Berisha, ish President dhe ish Kryeministër, e ka pranue publikisht, prandaj nuk ka pse përsërit më të njëjtat gjana. Kjo është korniza e Katovicës dhe e Ramiz Alisë. Shqiptarët tradicionalisht e kanë respektue pronën e tjetrit, kurse tani ligjet i justifikojnë të përvetësojnë ose të vjedhin pronat e njëri-tjetrit. Kushdo e ka të qartë se kjo politikë favorizon
helenizimin e Shqipërisë së Jugut, fut konfliktin permanent midis shqiptarëve, i mban larg investimet e huaja. Unë kam qenë dhe jam me bindje të djathta, sepse ishte diktatura komuniste që më bani jetën të padurueshme dhe më detyroi të rrezikoj jetën, të kaloj kufinin dhe të largohesha nga vendi im. Nëse pronën që Enver Hoxha e konfiskoi, ju do vazhdoni ta konsideroni pronë të shtetit, ose më saktë të maxhorancës në pushtet siç e ka trajtue oligarkia politike e derisotme PD/PS, unë jua them shqip dhe me sinqeritetin ma të madh se: Me apo pa koshiencë, edhe ju jeni vazhdimësi e sllavo-komunizmit të maskuem me frazeologjinë demokratike. Nëse ju, si kryetar i maxhorancës, i konsideroni pronat e konfiskueme nga diktatura si pronë që duhet t’ju kthehet të zotëve, konform detyrimeve kushtetuese të vitit 1991 dhe Kushtetutës aktuale, atëherë për këtë problem unë jam me të njëjtën mendje me ju. Heshtja e
pajustifikueshme e kryetarit të PD z. Lulzim Basha, për të drejtën e pronës së trashëgueme më deziluzionon, pasi tregon mungesën e opozitës konstruktive.
Z. Rama, zgjidhja ashtë në dorën tuaj!
Megjithatë, zgjidhja apo moszgjidhja e këtij problemi themelor sot ashtë ne vullnetin tuaj, pasi jeni kryetar i maxhorancës. Ju i keni të gjitha mundësitë, ta impononi pushtetin të zbatojë Kushtetutën, ose të miratoni me ligj detyrimin e Shtetit për të zbatue Kushtetutën. Kjo kërkesë këtu në SHBA tingëllon qesharake ose pa kuptim. Pronat e konfiskueme nga sllavo-komunizmi nuk janë prona të pushtetit dhe as të shtetit dhe nëse doni sukses dhe demokraci, lufta kudër korrupsionit duhet të fillojë pa humbun kohë me kthimin fizik të pronës tek i zoti dhe korrigjimin e veprimeve të gabueme të bame pas vitit 1991. Meqenëse gabimi ka marrë përmasa të mëdha dhe ashtë sistematik, me ligj të Parlamentit duhet të korrigjohen ato akte, ku shteti pronën nuk ia ktheu familjes së shpronësueme, por bani ligje që ato prona t’i përvetësojë oligarkia politike. Berisha u kufizua vetëm me legalizimet. Legalizimi mund të bahet
vetëm në prona që juridikisht i përkasin qeverisë apo shtetit, por jo mbi tokat dhe pronat e konfiskueme nga diktatura. Një vendim të ndryshëm nuk mund ta marrë askush, as edhe me ligj Parlamenti, përveç rastit kur toka është për nevojë publike dhe pronari i tokës zhdëmtohet paraprakisht e jo me mashtrime, duke kompensue vetëm për 200 metër katrorë. Nëse ju nuk do të veproni me efektivitet për të korrigjue gabimet Berisha/Nano me prona, por do vazhdoni po nё atë rrugë, korrupsioni do të prevalojë, degradimi moral i politikanëve do të thellohet dhe zgjerohet. Oligarkia politike do fitojë para ma shumë, por Shqipnia dhe demokracia do dëmtohen. Ky ashtë problem i ndërgjegjes tuaj kombëtare, detyrim i çdo politikani, deputeti, gazetari apo analisti të politikës. Kjo thirrje është për çdo njeri të ndershëm që të kontribuojë për vendosjen e shtetit ligjor dhe të drejtësisë, pasi “de fakto” për
popullin shqiptar nuk ka demokraci për sa kohë shteti shkel Kushtetutën. Prandaj, ju lutem, në radhë të parë Ju, zoti Kryeministër, të shprehni në media qëndrimin tuaj ndaj këtij problemi, që i intereson jo vetëm shqiptarve e Shqipnisё, por edhe mijëra të tjerëve që kanë emigrue dhe nuk jetojnë në Shqipni.
Situata e anarkisë së pronës ashtë tregues i mbijetesës së sllavo-komunizmit që ashtë përshtatun në kushtet e pluralizmit. Djalli i sllavo-komunizmit nuk ashtë çrrënjosun, por ashtë përshtatun dhe po mbijeton dhe gabimet vazhdojnë të thellohen, për vetë faktin se pavarësisht nga fjalët dhe premtimet, maxhoranca gjatë këtij viti ka ecun në të njëjtin drejtim antikushtetues siç eci Sali Berisha, Fatos Nano dhe kryeministrat e tjerë pas vitit 1991
Gezim Boçari says
Zoti Loro Stajka ka shume te drejte kur thote se pa u kthy prona tek I zoti lufta kunder eshte mashtrim politik. Sitemi komunist do te çrrenjoset diten qe Qeveria do zbatoje kushtetuten dhe me ligj do ktheje pronat tek I zoti. Po festojme 2014 vjetorin e Pavaresise, por rrealisht kur te mohohet prona e trasheguar te eshte mohuar atdheu dhe shpirterisht je I dhunuar dhe I skllaveruar. Ndihesh refugjat ne vendin tend. Shoqata Vatra , qe ka pasur nje aktivitet te spikatur ne sensibilizimin per ndryshimet positive ne Shqiperi, lidhur me respektimin e te drejtes se prones ka qendruar krejt indiferente. Kjo situate duhet te ndryshoje. Analiza dhe Apeli publik I zotit Loro Stajka eshte tregues se patriotizmi ne shqiptaret e emigruar ne SHBA eshte ne nivelin e duhur. Por me nje dallendyshe nuk vjen pranvera. Uroj qe intelektualet qe duan te miren e popullit dhe te demokracise ne Shqiperi te bejne hapat konkrete qe shkrimi I zotit Loro, te analizohet nga Kryesia e Vatres dhe te behen takimet e nevojshme me Senatore dhe Kongresmene qe mund te ndikojne per te kushtezuar politikanet shqiptare te zbatojne parimet dhe vetem parimet me elementare qe jane sanksionuar ne Kushtetuten ne fuqi, ne nenin 41 dhe 181 te saj. Zgjidhja eshte e thjeshte e mundeshme dhe pa kosto financiare, por brenda vendit mungon vullneti politik. Shoqatya Vatra duhet te luaj rrolin e katalizatorit per keto ndryashime pozitive. Nje fjale nga SHBA sot eshte jetike per Shqiperine. Mjafton nje fjale e vetme qe shqiptaret te mos vazhdojne te vriten me njeri tjetrin, qe investimet e huaja private te hyjne edhe ne shqiperi ashtu siç kane hyre ne te gjitha vendet e ishkampit socialist, qe ne 1990 ndryshuan sistemin dhe e çrrenjosen diktaturen. Ne Shqiperi çrrenjosja qe eshte pretenduar akoma nuk eshte bere. Une besoj ne patriotizmin e lobit shqiptar ne SHBA. Me respekt Prof. Gezim Boçari E-mail: gezimbocari@yahoo.com
Seri Allushi says
REFEROJUNI LIGJIT DHE KUSHTETUTËS MBI TË CILËN JENI BETUAR Z KRYEMINISTËR!
Problemi i prones ne shqiperi eshte nje hasmeri pra nje bela qe Klasa Politike (Qeverite) Shqipetare ja kane lene popullit. Ajo eshte nje konflikt qe gjeneron gjakmarrje ne vazhdimesi.Deri me sot, sipas deklarates se vete Kryeministri ne Parlament,jane vrare mbi 8000 njeres per pronat, por vrasjet nuk do rreshtin, sepse pronen e rrembyer me ligje antikushtetuese nuk ta fal njeri. Qendrimi i Qeverise Rama deri me sot nuk ndryshon aspak nga ai i Qeverise Berisha prandaj kerkohet qe te rritet e fuqizohet lufta per zbatimin e kushtetutes . Kjo kerkon edhe nje mbeshtetje me te fuqishme nga Shqipetaret e Amerikes dhe vecanerisht nga shoqata VATRA e cila duhet te loboje fuqishem prane DASH e institucione te tjera, per ti sygjeruar Qeverise RAMA qe te zbatoje Kushtetuten e vendit. Ne te kundert Shqiperia mbetet nje arene konfliktesh e gjakmarrjesh.