Nga DANILO TAINO
“Corriere della Sera”, 5 gusht 2021 Përktheu Eugjen Merlika
Zhdukja e bletëve, për të cilën flitet shumë, do t’ishte një humbje e pamasë për njerëzimin. Si ajo e fluturave dhe e të tjerë insekteve nga ana tjetër. Nuk janë vetëm arinjtë polarë që meritojnë të mbrohen. Gjithshka do t’ishte më e trishtueshme e më e keqe nëse do të zhdukeshin (por nuk po ndodh). Pohimi se zhdukja e bletëve do të shpinte mbas pak vitesh në shuarjen e njerëzimit duket megjithatëi zmadhuar. Edhe në skenarin teorik të skajshëm dhe jashtë mase të pamundur të zhdukjes së plotë të insekteve, jeta e grave dhe burrave të planetit me gjasënuk do t’ishte në rrezik: më pak e larmishme e më e trishtuar, sigurisht, por jo e paracaktuar në shuarje.
Për të përcaktuar rolin e insekteve mbi qënien tonë, shihet më shumë në aftësinë e tyre të polenizimit, veçanërisht për bletët, grerëzat, flatrafortët, mizat, milingonat, fluturat në llojet e nënllojet e ndryshme të tyre. Fao – Food and Agriculture Organization e Kombeve të Bashkuara llogarit se 75 % e të vjelave botërore varet nga insektet polenizues. Kjo llogari ka të bëjë me numërin e llojeve të të vjelave. Nëse merret për bazë prodhimi i përgjithshëm në tonelata, kuota ulet në35 %, nënvizon në një botim të fundit ourworldindata.com e universitetit të Oxfordit. Kjo ndodh sepse të vjelat më të përhapura, si për shembull orizi dhe gruri, nuk varen nga polenizimi. Jo vetëm aq: pjesa m’e madhe e të vjelave ka vetëm pjesërisht nevojë për polenizim. Ndërsa drithërat, zhardhokët, bishtajorët, bananet, marulet e shumë të tjera rriten pa polenizimin e insekteve, ky i funditështë i domosdoshëm për kungujt, shalqinjtë, farat e kakaos, në kuptimin që pa atë do të humbiste më shumë se 90 % e prodhimit të tyre. Nga agrumet dhe bizelet do të merrnim 10 % më pak, nga farat e sojës, kafeja, luleshtrydhet, fiqtë e patllixhanat do të kishim një pakësim nga dhjetë deri në40 %; m’e madhe, nga 40 e 90 % do t’ishte humbja e mollëve, dardhave, pjeshkëve, kumbullave, qershive, arrave. Një botë pa insekte do t’ishte një botë pa çokollatë e shumë më pak e pëlqyeshme.
Llogaritë e sjellura nga ourworldindata.com tregojnë se, në tërësi, pakësimi i prodhimeve do t’ishte 8 % në Vendet më të varfër dhe 5 % në ata më të pasur. Bëhet fjalë përllogari(më të fundit) të një dhjetëvjeçari më parë: sot me gjasë përfytyrohetse janë ngritur në10 %. Nuk është pak, si sepse dietat priren të drejtohen gjithënjë e më shumë drejt prodhimeve të ndjeshme ndaj polenizimit, ashtu sikurse sepse humbja e t’ardhurave të kultivuesve do t’ishte e pallogaritëshme. Shpesh mbi pasojën e zhdukjes së bletëve ka një tepri alarmizmi. Por të sigurohet biodiversiteti e të përdoren helme e plehra të mira do të shpëtonin shumë më tepër se sa mjalti i mëngjezit tonë.
“Corriere della Sera”, 5 gusht 2021 Përktheu Eugjen Merlika