Prof. Dr. Musa Ahmeti
Center for Albanian Studies
Budapest/
Studimi i literaturës burimore dhe asaj arkivore dhënë rezultate të jashtëzakonshme në fushën e albanologjisë në përgjithësi, e veçanërisht në fushës e historisë. Përqëndrimi i këtyre studimeve është bërë kryesisht në shekujt XIV-të e XVI-të. Saktësimi dhe nxierrja në dritë e të dhënave burimore të reja, kanë bërë që shumë ngjarje, data dhe personalitete të zënë vendin që ju takon, qofshin ato të njohura [ditura] apo fare të reja.
Në kuadër të botimit të letërkëmbimit të Skenderbeut, kësaj radhe botojmë një letër të Pal Ëngjëllit dërguar Skenderbut. Letra, ç’është e vërteta është botuar në vitin 1596, por ka mbetur thuajse krejt e panjohur për studiuesit e vepërës së Pal Ëngjëllit dhe Gjergj Kastritotit – Skenderbeut, në librin:
SELECTISSIMARVM ORATIONVM ET CON/ SUSLTATIONUM/ DE BELLO TVRCICO/ VARIORVM ET DIUERSORUM/ AVCTORUM,/ Volumen Tertium;/ Pars altera,/ Ad reges et principes/Christianos,/ Recensente/ Nicolao Revsnero Leor.Iurisc. & Consiliario Saxonico. /1596/ Lipsae,/ Cum privilegio Caesareo et Saxonico/ Auctori concesso./ Impensis HENNINGI GROSII Bibliopolae./ [f. 14] + 1-200 + [4], origjnali i së cilës ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit në Vatikan.
Origjinalin e kësaj letre, ne kemi pasur fatin ta gjejmë në Arkivin Sekret të Vatikanit, fondi: Miscellaniae – ARM. II. Vol. 3, f. 653r-657v [ose paginimi i vjetër: 648r-652v]. Këtë dokument e kemi transkriptuar, transliteruar dhe përkthyer në gjuhën shqipe. Këtë letër e përmend edhe Marin Barleti në veprën e tij: “Histori e Skenderbeut” por me disa ndyshime, gabime dhe lëshime të ndieshme.
Duke pasur për qëllim kryesor të theksojmë se burimet që ka shfrytëzuar M. Barleti kanë qenë të sakta dhe korrekte, që bie ndesh me pohimet e shumë “hisotrianëve” dhe “studiuesve” të veprës së Barletit, por edhe figurës së Gjergj Kastritoit – Skenderbeut, ngase, këta “historianë e studies” nuk kanë shfrytëzuar burimet origjinale, nuk kanë pasurë në dorë literaturë të mirfilltë shkencore, nuk kanë bërë hulumtime serioze shkencore nëpër arkiva e biblioteka [në këto të fundit, sidomos në sektorin e librit të rrallë dhe të dorëshkrimeve], por pohimet e tyre i mbështesin nga ato që kanë “dëgjuar”, apo nga literatura të cilët ju kanë “servuar” të tjerët, e cila në të shumtën e rasteve vuan nga difekte serioze, qofshin ato të qëllimshme, të vetëdijshme ose të bëra nga moskujdesi i atyre që i botuan; nga shkurtimet e shumta, shtrembërimet e datave, ngjarjeve e të mos flasim për gabime të toponomastikës dhe onomastikës.
Dokumenti që kemi në dorë është lëshuar nga Durrësi, ku e kishte selinë kryeipeshkvnore, imzot Pal Engjëlli dhe është shkruar nga një scribes i sprovuar i kryeipeshkvisë, siq ishte zakon i kohës.
Ne nuk kemi arritur të sqarojmë: pse kjo letër në origjinal ruhet në Arkivin Apostolik të Vatikanin? E vetmja arsye mund të jetë, që kryeipeshkvi, imzot Pal Engjëlli e ka dërguar në Selinë e Shejtë, si dëshmi për përpjekjet që ka bërë për të bindur Gjergj Kastriotin Skenderbeun për të prishur marrëveshjen për armëpushim që ky kishte bërë me sulltanin Mehmetin e II-të.
Studimi i kujdesshëm i këtij dokumenti nxjerr në pah aftësinë e jashtëzakonshme të të shprehurit të imzot Pal Engjëllit, njohurit e tij të thella për të kaluarën e fisit dhe sulltanëve osman si dhe rrezikun që kanoset nga mos-rrespektimi i fjalës dhe dokumenteve të shkruara që më shumë se një herë kishte ndodhur në mes të Gj. K. Skenderbeut dhe sulltanëve.
Në vijim sjellim përkthimin e këtij dokumenti në gjuhën shqipe sipas origjinalit që ruhet në Arkivin Apostolik të Vatikanit.
*************************
Përshendetje në Zotin tonë Jezus Krishtin për birin, sundimtarin, prinicin dhe fisnikun tonë të nderuar Gjergj Kastriotin të ashtuquajtur Skenderbe.
O princ i pamposhtur, do thërriste Platoni, e lumtur dhe e begatë është republika, mbretëria dhe perandoria, kur ajo udhëhiqet nga një njerëz shumë të mirë dhe shumë të ditur. Kështu në fakt në këtë kohë ne shikojmë (admirojmë, m.a.) dritën e qartë që i ka ardhur Shqiperisë sonë, e cila udhëhiqet nga ti, nga një princ shumë i ditur, perandor i përsosur, kont i pamposhtur. Për këtë shkak, jo pa arsye, të gjithë fqinjët, princërit dhe mbretërit e afërt të drejtohen ty, si komandantit të vetem energjik, të dërgaur nga qielli, për të mbrojtur perandoritë dhe mbretëritë e tyre nga çmenduria dhe egërsia otomane e barbare, të cilët presin të udhëhiqen nga ushtria jote. Ata të cilët gjithnjë deri tani ishin të mbrotjur shkëlqyeshëm dhe për mrekulli nga armët dhe mençuria jote; nga vendosmëria dhe trimëria e komandantëve dhe ushtarëve tuaj. Sikur që deri tanii, sigurisht, këtë e ka vërejtur Mehmeti i II-të mendjepreht dhe shumë dredharak; çrrënjonësi më i rrezikshëm i besimit të krishterë, dëshiron që me egërsinë e tij, të shpreh urrejtjen e tmerrshme që ushqen ndaj emrit të krishterë.
Duke shfrytëzuar dredhitë e tija dhe dinakërinë e njohur otomane, ka arritur të bëj aleancë me ty, dhe ti me të, duke bërë paqe ke shmangur luftën; për të mos qenë i sulmuar nga forca e armëve tua, të cilave ju ka shumë frikën, kështuqë me shumë lehtësi ka pranuar të gjitha kushtet e paqes, të cilat ti i ke kërkuar.
Por mjerë ai, princ i papmposhtur, që duke bërë të gjitha këto me ty, me premtime të një barbari dhe me mashtrime të ndryshme, ka bërë aleancë me ty, që së pari të heq qafe fqinjët tuaj, pricërit, mbretërit dhe sunduesit e krishterë; dhe pastaj të kthej armët e tij, kundër forcave tua. Nuk ka njeri, që nuk i vëren këto qëllime të tijat. Ku ndodhen tani sunduesit e Rashës? Ku janë mbretërit ilirë? Ku u zhdukën mbretërit e Trapezuntit dhe Konsatinopojës?
Tani ka vendosur të kthehet nga ti, tani kur është prishur aleanca, kur janë shkelur premtimet, dhe pronat tuaja gjithandej janë shkretëruar. Aleatët tu, i nxit kundër teje dhe i shqetëson me sulme të pandërprera. Kush megjithatë, mundet, princ i shkëlqyer, të sqarojë urrejtjen e madhe që ushqen ky tiran i egër, ndaj teje? Mendon ti, se ai do të harrojë vdekejn e të atit, Muratit të II-të, i cili vdiq nga hidhërimi i humbjes së ushtrisë së tij, vrasjes së shumë oficierëve, prijësve dhe komandantëve, pa hakmarrje? Ti ju beson fjalëve dhe premtimeve që të bën ai; dhe i pranoni si të tilla? Beson se do të mbajë fjalën e dhënë? Do të mbaj fjalën që kurrë nuk të ka dhënë me sinqeritet; dhe të gjitha këto të deritanishmet, që asnjërën nuk e ka mbajtur. Kush ndonjëher ka mundur, i dashuri Zot, të numëroj fjalët dhe fyerjet që ka bërë ky tiran i tmerrshëm?
Megjithatë, atë që kam bërë në heshtje, e llogaris si mëkat. Sulmet e vrullshme, kur për këtë ekziston ndonjë kënaqësi, ndaj mizorit dhe kriminelit, duhet nxierr në dritë dhe emruar kryesit e mëkateve dhe krimeve, nga të cilët, të tjerët, duke shikuar mëkatet dhe të këqijat, do të përmbahen. Pra kështu, as zgjuarsia nuk duhet lënë anash, dhe të mos vlerësohet, kështu as mëkati, të mos lihet pa u qortuar. Domethënë, nga njëra dhe tjetra, fitohet fryt i ngjajshëm – nga të mirët, të cilët duhet lavdëruar dhe të këqinjët që duhet qortuar. E drejtë është, megjithatë, që të gjithë të këqinjët dhe kriminelët të gjykohen për veprat e tyre; me të vërtet ky Mehmeti i II-të më shumë nga të tjerët, i tejkalonë ata me mizoritë e tija. Gjithsesi, jeta e tij, është me vepra të këqija, aq më parë kur ky si i njohur, ju shmanget atyre për ti parakaluar sa më lehtë.
Mehmeti i II-të është i lindur në vendin më të poshtër dhe më fatëkeqin; dhe nga prindër shumë të pandershëm, në atë fis, i cili nga barbarët ka qenë zakon të renditet nga një pozitë e ulët, në një edhe më të ulët. Meqenëse Skitët e Meotit janë më të ulët se barbarët, ai vetë pohon se është i lindur në atë vend fatkeqë dhe të diskredituar. Krahinë e lindjes së tij është Skitija, ndërsa fshati Otoman, nga i cili e ka origjinën, ka rrënjët nga familja Otoman, njerzit e së cilës deklarojnë, se ishin skllevër. Nuk ka gjë më të ulët dhe më fyese se origjina dhe parardhësit e tij. Muratit të II-të pra, të atit, nga i tëri fisi i tij, meqenëse ishte nga familje Otomane, me origjinë skllave dhe gjithmonë e robëruar, më së paku i është lejuar të ketë pushtetin. Mbretëritë aziatike i ka pushtura me dredhi dhe krime, çdo gjë e ka zmadhuar dhe rritur, derisa mbretëria është zgjeruar mbi bazë të krimeve, në fillim është ngritur aq lartë sa kishte frikë nga vetë madhështia e tij.
Megjithatë të kalojmë te karakteri i tij. Mehmeti ka fuqi të shumta fizike dhe shpirtërore; por vese të këqija dhe të degjeneruara; armik i gjinisë njerzore; gjakpirës, koka e krimit, kampion i të gjitha të dredhive, nxitës i vdekejs, baba i të gjitha poshtërsive, vrasës ordiner. Kishte lindur te njerëz që kishin një traditë të tillë, duke ruajtur shfrenimin dhe egërsinë barbare; gjithashtu në çdo moshë ishte i bastardhuar. Në rininë e tij, luftërat, vrasjet, rrëmbimet dhe përleshjet, i kishte shumë qef. Shpirt të paturpshëm, tinzar, mashtrues, dëshirues i të huajës, i pakontrolluar në epshe, kërkues dhe i pangopur, insistues për plotësim dëshirash, i pa besë.
Në të, pra, kishte më shumë se sa mund të thuhet me fjalë, i ishte rritur dëshira për paranë dhe pastaj edhe për pushtet. Ky është ai Mehmeti i II-të i cili nga verbëria për pushtet ka therë të vëllanë; me dredhi vrau sunduesit e Rashës dhe mbretin e Bosnjës, ndërsa të afërmit e tyre i bëri robër dhe skllevër, duke ju nxierr sytë ose duke ju gjymtuar ndonjë pjesë tjetër të trupit. Çfarë të të them për të tjerët në të cilët ka porvuar të gjitha mënxhyrat e torturave? Kështuqë karakterin dhe vetit e tija jo njerzore, kurrë nuk mund ti ndryshojë.
Në besim ndaj Zotit është i pamoralshëm, ndaj njerëzve armiqësor; çdoherë shkon drejtë shkatërrimit. Miqësitë dhe armiqësitë nuk i bën sipas rastit, por sipas fitimit. Për asgjë nuk ka masë, për asgjë nuk vepron me arsye, ndaj miqëve sillet me neveri dhe vrazhdësi, hapur dhe në emër të tij, plaçkit dhe dhunon vendet e shenjëta, rrëmben çdo gjë, grabitë çdo gjë, pa asnjë arsye ngatërron ndershmërinë, pastërtinë dhe shenjtërinë njerzore. Pothuajse të gjithë kundërshtarët i ka vënë nën zgjedhë, i ka vrarë dhe kthyer në skllevër, të tjerët.
Prandaj, çfarë është e re, i shklëqyeri Zot, mos mendon se besëthyeri Mehmet të II-të do të mbaj premtimin? Kur ai është i ndotur me çdo lloj mëkati; ju përmbahet vetëm krimeve fisnore dhe trashëgimisë së çodroditur. Kështuqë mos i beso tiranit, mos ju beso fjalëve dhe premtimeve; por, përbahu nga çfardo miqësie me të. Paqen të cilën ai vetë e ka shkelur dhe prishur, llogarite si të përfunduar dhe mos lejo që për këtë shkak të mos e luftosh.
Përkujdesu për vete dhe për mbretërinë tënde, që barbari mos të arrij të të mposht me anë të kurtheve dhe dredhive të ndryshme. Barbari nuk mendon asgjë, nuk bën veprime ngase nuk e lejon shpirti i bastardhuar, pos premtimeve se do mposhtë dhe shkatërroj çdo gjë të krishterë, për çka unë çdoherë të kam, [siq e din, m.a.], këshilluar që të jesh i kujdeshëm dhe vigjilent. Këtë e ke dëshmuar me betim dhe më kujtohet se shpesh ke folur se je i lindur për të rujatur dhe për të mbrojtur fenë. Përse atëher, do të të pyes, ule armët dhe bëre paqe? Ndoshta për shkak të jetës së ushtarëve tuaj, të cilët janë të prirur për dembeli, ti le në baltë fesë së krishterë, të cilën tirani barabrë po tenton ta shuaj? Harrove të mirat e përgjithëshme? Ke zgjedhur të jetosh vetëm për vetën tënde? Mbase llogarit që nga kjo do të kesh përfitime për shkak të pozitës tënde të ndryshuar? Komandanti veteran, komandanti, më i guximshmi në luftë, qëndron duarkryq?
Tani dikush do të vërej për turpin e madh, se qenka shuar ai zjarr i madh në karakterin e sunduesit të fuqishëm, duke ju përkushtuar pushimit dhe mospunës; ndërsa miku yt, Memeti II-të nuk vuan nga këto vese, por, përkundrazi përpiqet dhe shpejton që sa më parë të zhduk Ungjillin e Krishtit. E fundos lundrën e Pjetrit, gris dhe shkul rrobat [rasat, m.a.] e Krishtit, duke ndjekur gjurmët e parardhësve të tij, dhe duke lavdëruar orakulin [profetin, m.a.] e tij të rrejshëm, i cili ka kërkuar që me ashpërsinë më të madhe të ndiqet dhe të zhduket emri i Krishtit dhe gjaku i pafajshëm i krishterë i cili ka rrjedhur për të nderuar dhe respektuar gjenerat që vinë. Për këtë, ai mizor, çdo herë në mënyrë shumë më të ashpër se sa besimet [fetë, m.a.] tjera, ka sulmuar fenë e Krishtit.
Nëse ti, sundues i pamposhtur, tani nuk ngre armët tua kundër të tijave; nëse nuk nxit forcat tua në luftë kundër tijë, të gjithë do të mendojnë se vërtet je një frikacak, dembel dhe jo punëtor. Vallë nuk e dini se si të gjithë mbretërit dhe sunduesit e krishterë, së bashku me papën tonë të shenjtë, Piun e II-të, sunduesin më të madhë të botës, janë ngritur kundër tiranit barbar? Kanë vendosur që me ndihmën e Zotit, që ta ndjekim dhe dëbojmë nga Evropa këtë barbarë.
Papa ka nxjerrë një urdhër dhe në të tërë botën e krishterë është lajmëruar se të gjithë mbretërit dhe sunduesit e krishterë do të marrin faljen e mëkatëve të tyre dhe që sa më parë, së bashku me vetë papën të nisen në luftë për ta dëbuar sulltanin turk. Për këtë, venedikasit tu, së bashku me princin dhe gjithë senatin, këmbësorinë dhe flotën detare, të ftojnë dhe të përkulen në këtë ekspeditë kundër Mehmetit të II-të.
Ty të kanë zgjedhur për prijës, komandant dhe gjenral të përgjittshëm të tërë ushtrisë së krishterë. Papa ka vendosru që ty, veçanërisht i nderuar, të ja besoi drejtimin e kësaj lufte.
Me të arritur, dhe shkelur tokën e Durrësit, do të të kurorëzoj mbret të Shqiptarëve dhe Epirotëve.
Prandaj, më fatlumi princ, Skenderbe, çfarë do të bësh? Çfarë pret? Ose ndoshta duhet që të kalosh në harresë [kujtesë, m.a.] të përgjithshme, të dorëzosh armët dhe të pranosh zgjedhën ose të pranosh këtë me urtësi dhe përkulje, për të cilën luftohet për pushtet dhe pozitë ndaj gjithë perandorisë.
Tund forcën dhe ndjenën shpirtërore, fto të gjithë komandantët dhe ushtarakët tu, mbledh kryepleqët e fiseve dhe popullin, fto fqinjët, mbretërit dhe sunduesit që i ti ke aleatë; formo legjione dhe rendit ushtrinë, prano shoqërinë e të gjithë besnikëve të bashkësisë së krishterë, përkulju Papës, prano faljen për mëkatet tua së bashku me tërë ushtrinë tënde. Shiko, për këtë do të më mbajnë inat, venedikasit tu, që po të lajmëroj; që po nxis për të ju bashkaur forca – forcës, çeta – çetës dhe ushtira – ushtrive.
Ashtu sikur dihet, venedikasit, në mesin e të tërë mbretërive, janë të krishterët më të devotshëm, më shpirt mëdhenjët dhe më të fortit në detë. Ata të premtojnë dhe të ofrojnë flori e argjendë në pakufi. Për këtë, Skenderbe, vërtet të them: Skenderbe, ti, po ti, nderi i të gjithë princërve, mbretërve dhe sunduesve, me çetat tua, fillo luftën me tiranin barbar, sulmo tokat e tija dhe futi frikën e tmerrin deri në kokcë.
Ai i pari të ka provokuar duke e shkelur dhe shkëputur premtimin për paqe. Ç’është e vërteta, është e drejtë ligjore e çdonjërit që të mos mbaj premtimin ndaj atij që e shkel i pari. Nisu pra, me guxim pëprara me ushtrinë e krishterë. I pari sulmo armikun. Shpalli luftë të përgjithëshme barbarit mizor dhe përgadit rrugën për papën. Ja pra papë Piu i II-të. Ja pra venedikasit tu. Pas vetes dhe me vete ke edhe: françezët, spanjollët, belgjikasit, hungarezët, çekët, polakët, italianët dhe gjithë botën e krishterë.
Për këtë shkak, nuk mund të ndodhë, që barabri i egër, të jetë i përgatitut, për t’u përballuar: princave, mbretërve, sudnimtarëve, çetave dhe ushtrive të tyre. Jam i bindur se menjëher do të frikësohet dhe do të largohet nga Evropa. Nuk do ti shërbej Otomanit [turkut, m.a.] mburrja, nuk do ta forcojnë mashtrimet, dredhit dhe intrigat. Megjithatë duhet mbajtur sekret; me mendje e shpirt të arsyeshëm duhet kujdesur, ngase dredharaku Mehmet i II-të, mund ti prandjej të gjitha këto dhe te ti, do të drëgoj lajmëtar dhe zëdhëns, për të të përfituar për vete, për të ulur armët dhe për t’iu përmbajtur marrëveshjes, të cilën ai i pari e ka prishur.
Megjithatë, heq dorë nga veset e tija të këqija dhe mbyll veshët nga joshjet e tija. Ti e njeh shumë miër karakterin e tij. Mjaft e ke ndjerë dhe hulumtuar si njeri dhe ti ke më shumë se asnjë tjetër, mundësi të kapësh dredhit e fisit të otomanëve.
Lëshuar në Durrës, në vitin e Krishtit, 1463, ditën e 13 të qershorit.