
Hysen S.Dizdari/
Më 21 shtator 2014 Papa Françeskut vizitoi, Shqipëri.
Posta Shqiptare më 21 shtator 2014, për të nderuar vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri , vuri në qarkullim një emision me pullë postare, kushtuar vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri.
Ky emisioni u titulluar “Papa Françesku në Shqipëri” përbëhet nga një pullë me portretin e Papa Franceskut dhe në sfond ka të vendosur pamjen e monumentit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, i cili është i vendosur në qendër të Tiranës.
Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri, më 21 shtator 2014, shënon një ngjarje historike me rëndësi të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse kjo datë e stampuar mbi këtë pullë shënon vizitën e parë në Europë të Papa Françeskut. Për Shqipërinë kjo vizitë ka rëndësi të madhe kombëtare, sepse Papa Françesku i kushtoi tërë forcën dhe energjitë e tij ringjalljes së shpresës dhe besimit te Zoti duke u lutur për kombin shqiptar, për atdheun e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe të humanistes të madhe shqiptare, Nënë Terezën.
Papa Françesku, duke iu drejtuar të pranishmëve në mitingum madhështor i cili u organizua në Tiranë me këtë rast, theksoi:
“Erdha për t’ju inkurajuar që të rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj që shqiponja që keni në flamurin tuaj të mbajë gjithmonë shpresën te Zoti që nuk zhgënjen e që qëndron pranë në momente të vështira”.
Ky emision, sipas të dhënave që jep Posta Shqiptare, u shtyp në një tirazh filatelik: 3 800 seri; në tirazh shërbimi postar: 5 000 pulla (100-lekëshe), si dhe zarfet FDC në tirazh: 200 copë.
Me 19 Nëntor 2018, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, u organizua nga ambasada e Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, një pritje nga Papa Françesku ku vëri në dukje bëmat e Gjergj Kastriotit, Papa duke ngritur lart popullin shqiptar, theksoi:
“Shqipëria, tokë me histori të lashtë e të lavdishme, është pjesë përbërëse e Evropës dhe përmes traditave të saj më fisnike e më jetësore dokumenton zanafillën e vetë qytetërimit të saj. Sot, kujtojmë e kremtojmë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin “Athleta Christi”.
Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar, si edhe interpretues në nivelin më të lartë i vlerave të besnikërisë së ndershme ndaj impenjimeve të ndërmarra lirisht.Rëndësia e veçantë e figurës dhe e veprës së Kastriotit përfaqësohet mirë në flamurin tuaj, me shqiponjën e zezë dykrenore në sfodin e kuq, bërë sipas stemës së heroit. Pak herë në histori, një individ i vetëm ka arritur t’i mishërojë kaq qartë e kaq gjerësisht virtytet e një populli, deri në atë pikë sa është e vështirë t’i kuptohet shpirti, pa u ndalur e pa marrë parasysh parimet dhe vlerat, që e frymëzuan atë personazh të veçantë.”
Literatura:
1-www.vaticannews.va-date 21Shtator 2014
2-www.shqiptarja.com – date 19 Mars 2019.
3-www.panorama.al- date 21 Shtatore 2014
4-Katalogu –Michel-2024
5-Katalogu –Gimjani-2017