![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2021/04/1-Dr-Zekri-Palushi-1024x768-1.jpg)
Dr. Zekri Palushi, (MD), -Australi.
21 Prill 2022
Dihet se komponenti kryesor psiko-aktiv i marijuanës, përgjegjës për shumicën e efekteve intoksikuese, që njerëzit pëlqejnë, është THC (Tetrahydrocannabinol), e cila, gjëndet në gjethe, dhe disa prej pjesëve të luleve të kësaj bime. Kjo bimë përmbanë edhe mbi 500 kimikale të tjera, përfshi edhe mbi 100 përbërës, të quajtur cannabinoids, që lidhen me THC. Ndërsa, nga majat e bimës femër të marijuanës, nxirret hashashi.
Nëse marijuana, pihet si cingare, -sigurisht që fillimisht shkon në mushkri, -prej këtu, hynë në qarkullimin e gjakut, -e pastaj, nëpërmjet gjakut, shkon direkt në tru. Prandaj kjo rrugë-marrje shoqërohet me një fillim të shpejtë përjetimi efektesh, në formën e një euforie të kënaqëshme, dhe ndjenjës rrelaksuese. Ka nga ata që mund ta përjetojnë si një përceptim të rritur ndjeshmërie, (psh. ngjyrat tu duken më të ndritëshme, qeshin pa kuptim, u ndryshon perceptimi për kohën, dhe mundë të kenë rritje oreksi). Ka edhe shumë të tjerë, që në vend të kënaqësisë, përjetojnë ankth, frikë, mos-besim, dhe panik. Por ka edhe nga ata që e përjetojnë me shenjat e një psikoze akute, (sidomos kur marrin një dozë më të madhe nga ajo “që u duhet”). Në këtë rast, përdoruesit shfaqin hallucinacione, deluzione, dhe humbje të sensit të identitetit personal, -shënja që mund të avancojnë drejt shfaqjes së një skizofrenie. Nqs marijuana konsumohet si e hedhur në ushqim, (apo në pije), atëherë efektet e sajë ngadalësohen rreth 30-60 minuta, sepse fillimisht do ti duhet të kalojë në traktin e tretjes. Në këtë rrugë, -një sasi më e pakët THC kalon në qarkullimin e gjakut, -e si rrezultat, konsumuesi merr “më pak” THC, që mundohet ta kompensojë duke shtuar sasinë e sajë. Do të ishte mirë, -për të gjithë përdoruesit, por sidomos për RININË shqiptare, që të shpjegonim pak mekanizmin e veprimit farmakologjik të kësaj bime, që lidhet pra kryesisht me THC, –struktura kimike e sëcilës, është shumë e ngjajshme me atë të anandamide,-neurotransmetues, që përcjellë mesazhe kimike në mes qelizave nervore, -e që influencon ata pjesë të trurit që merren me kënaqësinë, memorjen, mendimin, koncentrimin, lëvizjet, kordinimin, ndjeshmërinë dhe perceptimin e kohës. Kjo e bën lehtësisht të kuptueshme edhe efektin e THC, -ngjajshmëria strukturale e së cilës, mundëson bashkngjitjen e sajë, me molekulat e quajtura cannabinoid receptors, që ndodhen në neuronet e disa zonave të trurit. – THC, duke i aktivizuar këto zona, – ndërpret disa prej funksioneve mentale, dhe fizike, -e si pasojë, shfaqen shenjat, apo efektet e sipër-përmendura.
Rrjeti i komunikimit nervorë, -që përdorë këto neuro-transmetues cannabinoid, e që njifet edhe si endocannabinoid system, luan një rrol kritik në funksionimin normal të sistemit nervorë, -prandaj, interferimi me të, mund të ketë një efekt dëmtues ekstrem.
Psh.: –THC është në gjendje të alarmojë funksionimin e hippocampus, dhe korteksit orbito-frontal, -zona truri që i lejojnë një personi të formojë memorizime të reja, dhe të ç’vendosë vemendjen e përqëndruar. Ktu del se përdorimi i marijuanës, shkakton dëmtime të mendimit, dhe pengon aftësitë për të mësuar dhe zgjidhur detyra të komplikuara. THC, gjithashtu ndërpret funksionimin e cerebellum, dhe të ganglioneve bazale, -pra zona të trurit që rregullojnë/kontrollojnë balancën, pozicionet trupore, kordinimin, dhe kohën e ndërveprimeve. Kjo është edhe arsyeja që përdoruesit e marijuanës, mund t’mos jenë të aftë me drejtue mjete transporti. Marijuana është droga që gjendet më së shumti në gjakun e shoferëve të përfshirë në aksidentet automobilistike, shpesh me perfundime fatale.
Po kështu, THC, -nëpërmjet shfrytëzimit të receptorve cannabinoid, aktivizon sistemin e shpërblimit të trurit, që përfshinë zonat që komandojnë përgjigjen e të sjellurit ndaj kënaqësisë, -(si të ngrënit, dhe të seksit).
Mbi të gjitha, -konsumimi i marijuanës, çon në t’ashtëquajturën Marijuana Use Disorder (MUD), -pra në Ç’rregullime shëndetësore nga përdorimi i Marijuanës, – një formë drogimi/mvartësie, që e pa-aftëson personin, të stopojë përdorimin e mëtejshëm të sajë. Pra i sëmuri me këtë ç’rregullim, -(nëse s’merr përditë dozen e “nevojshme” të hashashit), vuan nga shenja të ndryshme si: iritabilitet, veshtërsi për të fjetur, ulje të gjendjes shpirtërore/mungesë humori dhe oreksi, nervozim/shqetësim, forma të ndryshme discomforti/pa-rahatie fizik, dhe dëshira e madhe për të ngrënë diçka t’veçantë.
Shkurtimisht, mund të themi se: Efektet e marijuanës, (“mjekësore”/legale, dhe jo-mjekësore/ilegale), në trurin e të rinjëve, (që Akoma është në zhvillim), mund të sjellë pasoja të pa-ri-kthyeshme, katastrofike.
Sipas profesorit Anglez, Robin Murry, –marijuana rrjeshtohet në faktorët kryesorë të shkaktimit të psikozave. -Po kështu, dihet shumë mirë se përdorimi i rregullt i marijuanës, dyfishon shkaktimin e rasteve të skizofrenisë.
Po të krahasojmë efektet e duhanit, dhe pijeve alkoholike, -me ato të marijuanës, -efektet e neuro-psiçike të marijuanës, fillojnë të manifestohen që në adoleshencën e herëshme, me një vazhdimsi, edhe në vitet e pjekurisë.
Sot shifet mirë se skizofrenia është vërtetë një gjendje e dhimbëshme e të rijnëve, -shenjat e së cilës fillojnë të shfaqen pikërisht atëherë kur këta të rinjë, përballohen me sfidat e jetës së kësaj moshe.
Paradoksale është edhe marrja e marijuanës nga individ me episode psikotike, me mendimin se ajo ju zbutë symptomatikën, ndërkohë që marijuanës, në të vërtetë, vetëm hedh benzinë në flakën e psikozave të tyre.
Le t’vimë pak tek deklarata disi konfuze e Edi Ramës: “do të legalizojmë absolutisht kanabisin për përdorim mjekësor dhe do të hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike, përveçse edhe rritje në aspektin teknologjik. S’ka dilemë për këtë. Atë çfar kanë thënë qytetarët, ajo do të bëhet. Nuk diskutohet”. Pra një shprehje rrënqethëse, që na sjell në mendje paranojakun ekstrem, E.Hoxha, -me slloganin e tijë të famshëm “Ç’don populli bën partia, dhe ç’thotë partia bën populli.”
Nëse Rama vërtetë mendon për popullin, dhe është i sinqertë në kërkimin e opinionit të popullit, atëherë ai duhej ta fillonte me bashk-bisedime, organizime kuvendesh, emisione edukuese në rrjetet rradio-televizive, dhe mediat sociale, -ku të ftoheshin specialist të ndryshëm mjekësorë, për të shpjeguar pak-a-shumë çfar unë jamë duke u munduar të shpjegoj në këtë shkrim.
Para se të flas për disa aspekte të tjera në lidhje me këtë drogë, unë mund të them se vetë Zoti Rama, -me një shfaqje të dukshme të disintegrimit të tijë mental, do të ishte një shembull faktik, në disfavor të legalizimit, apo përdorimit të marijuanës, -dhe substancave të tjera ilegale.
Në këtë rast, -si prind, dhe mjek që jam, unë do të pyesja studentët e shkollave të mesme dhe universitarët, në se ata dinë diçka për marijuanën, dhe sa dijeni ata kanë në lidhje me rreziqet që vijnë nga perdorimi i sajë?
Të njejtën pyetje do t’ju bëja prindërve, -nëse ata janë në dijeni të efekteve të kësaj droge, -për këtë jamë i binur se shumica e tyre do të përgjigjeshin me një rrudhje shpatullash, -ose do ta quanin si “normale” eksperimentimin, që fëmijët e tyre bëjnë me këtë drogë, -apo ta konsideronin këtë, si “pjesë të rritjes së tyre”!
Bashkatdhetarët e mijë, -për një gjë duhet të jeni të sigurtë, -kurrë mos mendoni se të Majtit, (që udhëhiqen nga socialistët), mendojnë për të mirën e popullit.
Përkundrazi, ata ndërkohë që përdorin sllogane si: “në emër të popullit”, “për popullin”, “në emër të ruajtjes dhe mbrojtjes së shëmndetit të popullit”, dhe “në mbrojtje të së drejtave të njeriut”, –punojnë pa rreshtur, në drejtim të shkatrrimit të gjithçkaje që mund të jetë në iteres të popullit, -përfshi edhe shkatrrimin shpirtrorë e psiçik të tijë, -gjithmonë me epiqendër, – të rinjët.
Ata shpresojnë se me legalizimin e marijuanës, “për qëllime mjekësore”, do të shtohen përdoruesit e sajë, e bashkë me to, edhe çrregullimet psiçike, -e si rrjedhojë, këta njerëz, të pa-vetëdishëm, dhe në shenjë mirënjohje, do të votojnë gjithmonë për ta.
Partia e Gjelbert, (sigurisht e Majtë), në Australi, ka kohë që po mundohet të bëjë pothujse të njejtën gjë. Ata, krahas një presioni të vazhdueshem ndaj qeverisë, për legalizimin e marijuanës, -propozojnë edhe monopolizimin e prodhimit, dhe shitjes së kësaj droge, -me arsytimin se qeveria, duhet të mbajë përgjegjësi për prodhimet e liçensuara, -e njëherësh t’ju japë siguri përdoruesve, se kto prodhime do të jenë me një kualitet të qëndrueshëm, dhe të pa-dëmshme. Po kështu, qeveria duhet të përgjigjet edhe për një paketim dhe rreklamim të përshtatshëm!
Në fakt, “marijuana mjekësore” është legalizuar edhe në Australi, e disa vende të tjera të botës, (gjithmonë nën presionin e të Majtëve), -megjithatë, ka shumë pak publikime shkencore në lidhje me efikasitetin mjekësor të marijuanës.
Prej të sëmurëve që mund të përfitojnë pak, janë epileptikët (por jo të gjitha llojet e epilepsive), -si dhe disa të sëmurë me dhimbje të ndryshme, më së shumti kancerozët, dhe disa nga të adiktuarit me opiate (grup ilaçesh, ku perfshihet edhe heroin-a).
Ndërsa, përdorimi i marijuanës për qellime qejfi, -është ilegale, si në Australi, Britani, dhe në shumicën e shteteve të Amerikës.
Të Majtit mendojnë se legalizimi i marijuanës do ti ndihmonte përdoruesit e sajë, si nga ana financiare, -ashtu dhe nga pasojat sociale, që mund t’ju vinë nga perskutimi kriminal.
Po kështu, të Majtit, mundohen ti minimizojnë në maksimum të kqiat që vijnë prej marrjes së marijuanës, -përfshirë edhe hubjet ekonomike, -duke pretenduar se të ardhurat që mund të grumbullohen prej taksave të marijuanës, do të përdoreshin nga sektori i Mjekimit dhe Prevenimit të Semundjeve, -një mënyrë tipike socialiste e të menduarit; – pra, fillimisht krijo një problem, dhe pastaj punëso një grup njerëzish, per ta “zgjidhur” ketë problem.
Aktivistët e Majtë, (me të Gjelbrit në krye), ankohen se, ligjet e tanishme ndërhyn në ‘Lirite Civile’. Ata thonë se, -“nëse veprimet tona nuk cenojnë të tjerët, -atëher, pse t’mos jemi të lirë me marrë ç’do gjë që ne deshirojmë”?
Nga kjo shprehje del qartë se këta njerëz s’kuptojnë, (apo s’duan të kuptojë), se dikush, (ne, taks-paguesit), duhet të sakrifikojmë, -duke paguar për qejfet dhe “lirite” e tyre.
Ndërsa, kur vjen puna që të diskutohen pasojat shëndetësore, dhe ekonomiko-financiare, –të Majtit preferojnë qëndrimin e tyre indiferent!
Por le të diskutojmë pak edhe për pasojat ekonomiko-financiare.
Llogjikisht, prodhimi i “Marijuanës mjekësore” duhet ti nënshtrohet një procesi rigoroz, të liçensuar. -Sigurisht, duke kaluar në këto procese, -produkti përfundimtar, -pra, marijuana zyrtare, del më pak e fortë se sa marijuana ilegale, -nderkohë që qeveria, për të “ndihmuar” “të sëmurët”, duhet ta shesë atë me një çmim më të lirë se të marijuanës ilegale.
Pra dashje-pa-dashje, qeverisë së Ramës, do t’i duhet të konkurojë me ‘Marketin e Zi’, -ndërkohë që do ti duhet të gjykojë, edhe për një taksë të mjaftueshme ndaj këtij produkti, që t’i sjellë fitime qeverisë.
Dukshëm, nëse qeveria do ti merrte dhe zbatonte këto masa, (shumë të nevojshme), -atëhere ajo do ta vinte vehten në një pozicion të dis-favorshem, ne rraport me Marketin e Zi, -i cili s’ka nevojë që të marrë asnjë prej këtyre masave, -përveçse ta grumbullojë, dhe t’ju shmanget organeve kompetente. Pra është mjaft e kuptueshme se “prodhimi”/marijuana e tyre, është më e fortë, -dhe shumë më e lirë, -në krahasim me prodhimin e liçensuar të shtetit.
Për këtë arsyje, marijuana ilegale, përsëri do të ishte shumë më terheqëse, dhe më e forte për bleresit e zakonshëm, -që tashmë, edhe janë mësuar ta blejn atë, në Tregun e Zi.
Sipas ktij analizimi, dhe praktikës se deri-tanishme del se, -nqs marihuana do te legalizohej, -fitues do te ishin vetem politikanet e Majte, që për të tërhequr votat e përdoruesve të marijuanës, kërkojnë aprovimin e ligjeve në dëm të përdoruesve, familjeve të tyre, shoqerise, e në të vërtetë, në dëm edhe të vetë qeverisë.
Një autor me të drejtë ka thënë se: Psikodelikët (Psychedelics) janë illegal, jo sepse qeveria shqetësohet se ju mund të hidheni nga dritarja e katit të tretë, -por sepse, psikodelikët, shkatrrojnë strukturat e opinionit, procesimit të informacionit dhe sjelljes njerëzore. Ata, (psikodilikët), mund t’ju bëjnë ju që të mendoni se çdo gjë që ju dini, është gabim.
Dhe kjo, për të Majtit, do të ishte një efekt i pa-deshirueshëm, -sepse përdoruesit do të ç’msonin, ata që të Majtit ju kanë mësuar prej kohësh, pra përceptimin e gënjeshtrës, sit ë vërtetë absolute.
Në mbyllje, më pëlqen të citoj këtë thënje të Margaret Thatcher: “Socialismi është si një kurthë, ku mijët bien në të, sepse ata s’kuptojnë pse djathi aty është falas”.
Dr. Zekri Palushi, (MD), -Australi.
21 Prill 2022