Parada e cila është mbajtur këtë vit në New York, kishte për qëllim që shqiptarët ti ruajnë simbolet ton siç janë: veshjet, vallet dhe muzikën shqiptare.
Autori i dokumentarit, Rexhep Myftari , është shprehur se kjo paradë organizohet çdo vit që ka një qëllim. Ai ka thënë se ndryshe nga herët tjera kësaj here kjo paradë i është dedikuar Kumanovës.
“ Parada çdo vite që organizohet e ka një qellim, ndërsa në këtë vit “i dedikohet Kumanovës, me moton Kumanovë jemi me ju”, ka thënë Myftari.
Kjo paradë për herë të parë është ndihmuar nga disa organizata shqiptare. Që parada të jetë sa më madhështore e ka ndihmuar dhe përkrahur nga autori i organizimit të kësaj parade në New York, Mark Gjonaj.
“ Gjonaj, ka për qëllim që ti bashkoj 120 organizata shqiptare që veprojnë në New York, Nju Xhersi dhe në Connecticut, që të organizon një paradë për nder të festës së Flamurit. “ Që festa e flamurit, 28 Nëntor të jetë një festë madhështore”, ka thënë Myftari.
Organizatorët kanë qëllim që çdo vit të organizojnë një paradë për ditën e pavarësisë së Kosovës në SHBA.
Ndryshe, parada ka filluar të mbahet prej viti 1969, të organizuar nga shqiptarët e New Yorkut, Nju Xhersit dhe të Connecticut. Parada është ndërprerë për 40 vite, madje ka rifiluuar të organizohet nga rrënjet shqiptare nga Mark Gjonaj prej viti 2008, “që ti ruaj vlerat shqiptarë”.(Sipas Zerit)
SHENIM I DIELLIT: Parada e pare Shqiptare en SHBA eshte organizuar nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikes”VATRA” me 28 Nentor 1969 me rastin e 60 Vjetorit te Gazetes “Dielli”. Parada ka perfshire jo vetem shqiptaret e Amerikes, por edhe arbereshet e Italise dhe komunitetin shqiptar te pas Luftes se dyte Boterore ne Itali. Parada nisi nga Hotel”Americana”, Rockefeller Center e deri tek Katedralja Saint Patrick.Fotografi te kesaj Parade ndodhen ne mjediset e Federates VATRA ne Nju Jork.
Paradat e tanishme nuk jane vetem te shqiptareve, por organizohen me bashkepunim me OJQ per Emigrantet prane OKB-se.