TIRANË, 11 Dhjetor Partia Demokratike festoi mbrëmjen e të premtes në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, 25-vjetorin e themelimit të saj.Në ceremoninë festive, përveç simpatizantëve të shumtë, morën pjesë themeluesit dhe drejtuesit më të lartë të strukturave të kësaj force politike, studentë të dhjetorit ’90, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të PPE-ve, personalitete të politikës, artit, kulturës, medias, etj.
Ceremonia startoi me shfaqjen e një dokumentari mbi historikun çerekshekullor, i cili risolli për të pranishmit hapat e kësaj force politike, sfidat dhe arritjet, që nga lindja deri në ditët e sotme.
Kryetari aktual i Partisë Demokratike, tha se themelimi i saj, në vetvete është vlerë kombëtare.
“Ne demokratët jemi të lumtur dhe krenar që themelimi i Partisë Demokratike është një ngjarje me rëndësi dhe vlerë kombëtare, që kurdisi zemrekun e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri pas 45 viteve të gjata të terrorit komunist”, theksoi Basha.
Ndërsa bëri një rezyme të rrugëtimit 25 vjeçar të partisë që drejton, Basha tha se “jemi krenar për arritjet dhe sprovat e PD-së për arritjet dhe sfidat e saj në pushtet apo opozitë, por edhe për sfidat që na gjejnë sot krenarë dhe të papërkulshëm, por tu përulur përballë shqiptarëve që kanë merituar dhe meritojnë më shumë”.
Në fjalën e tij, ai shprehu mirënjohjen për studentët e dhjetorit, që të parët zgjuan ëndrrën për liri të shqiptarëve. “Studentët e dhjetorit ishin vite dritë përpara intrigave politike kohës. Ata e lindën këtë alternativë nga shpirti i tyre liridashës dhe ëndrra e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Europës”, tha Basha.
Për kreun e demokratëve, ish lideri i dhjetoristëve të ’90, kryetari i parë i partisë, Azem Hajdari, i vrarë nga armiqtë e lirisë, siç tha ai, “është plaga dhe krenaria jonë, është frymëzim dhe flamur për Partinë Demokratike”. Gjithashtu Basha kujtoi me mirënjohje edhe Sokol Olldashin për kontrubutin e tij shumëvjeçar në këtë parti.
Duke u kthyer në të tashmen, njëzëri me paraardhësin e tij, kreu demokrat apeloi për mosbindje civile ndaj realitetit që ka prodhuar mazhoranca në pushtet. “11 dhjetori është ditë apeli për themeluesit e PD-së, demokratët e orëve të para, për të rinjtë që kanë vërshuar së fundmi në Partinë Demokratike, ku fort kumbon zëri i atyre që vdekja i ndau prej nesh. Protesta e 8 dhjetorit, konfirmoi vendimin e madh dhe të pakthyeshëm për largimin e kësaj qeverie-fatëkeqësi. PD dhe ne i primë me historinë tonë më të mirë, me alternativën tonë të zhvillimit, daljes së vendit nga kjo gjendje mjerane ku e ka katandisur kjo qeveri”.
Lideri historik i demokratëve, ish kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij përshëndetëse, e quajti veten me fat që pati mundësinë të jetë njëri prej atyre që konbtribuoi në ndryshimin e sistemit dhe themelimin e të parës partie politike pas vendosjes së pluralizmit politik në vendin tonë.
“Kam menduar se kam lindur me fat sepse isha një prej jush, se isha një prej atyre që e ngritën Shqipërinë në rrugën e lirisë. Ne e hapëm Shqipërinë drejt Europës, vendosëm lirinë dhe të drejtat njerëzore të shqiptarëve, e integruam vendin në Këshillin e Europës dhe në NATO, e çuam në statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, vuri në dukje Berisha.
Në vijim të fjalës së tij, Berisha bëri thirrje për reagim popullor ndaj klikës në pushtet, siç e cilësoi ai, për ta rikthyer vendin në rrugën e lirisë.
“Të ngrihemi në lartësinë e guximit pasi brezi i sotëm është 25 herë më i fortë e më i guximshëm se sa ata që hapën rrugët e lirisë 25 vite më pare”, apeloi ish kreu demokrat.
Një ndër protagonistët e protestave të dhjetorit ’90, deputeti Arben Imami tha se themelimi i PD-së ishte realizimi i ëndrrës së liberalizmit demokratik. Ndërsa sot sipas tij, objektivi i opozitës është krijimi i qeverisë teknike dhe ecja drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Deputeti Eduard Selami, shprehu besimin se rikthimi i PD në pushtet është i afërt ndërsa deklaroi se “nëse unë e ngre zërin kritik disa herë e ngre në emër të këtyre vlerave, shpresave dhe besimi që shqiptarët kanë tek PD”.
Kryetarja e Forumit Demokrat të Gruas deputetja Albana Vokshi shprehu mirënjohje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Është pak e vështirë të flasësh pas fjalës së Berishës për të gjitha emocionet që ai përçon jo vetëm tek unë por të të gjithë demokratët. Mirënjohje liderit historik Sali Berisha, për këtë burrë shteti që i dha shqiptarëve dhuratën më të çmuar, lirinë”, tha Voksh