• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Filipi” feston 25 vjetorin e kompanise se bimeve medicinale

July 28, 2016 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Kompania Filipi @co, lider ne tregun nderkombetar te bimeve medicianale festoi 25 vjetorin  e krijimit te saj. Ne mes miqsh dhe dashamiresish qe festonin dhe gezonin u kujtuan edhe fillimet e veshtira, sfidat dhe arritjet e kesaj kompanie e cila tashme pa frike mund te themi qe eshte lider ne fushen ku ajo operon/
 FILIPI CO Laç është një kompani e lokalizuar në Shqipëri, themeluar ne 25 korrik 1991 dhe e specializuar në mbledhjen, përpunimin e bimëve medicinale dhe aromatike , pergatitjen e tyre për eksport në tregun Europian dhe atë Amerikan.
Fillimisht kompania,e ka nisur aktivitetin si një kompani e specializuar në tregtimin e Sherebelës dhe Trumzës por me ritme të shpejta u zgjerua gama e produkteve të tregtuara në aspektin e shumëllojshmërisë dhe atë të shkallës së përpunimit.
Në vitin 1993 kompania nënshkroi kontratën e parë me firmën Amerikane “AA Sayia” por sot ne kemi arritur të vendosim marrëdhënie me më shume se 57 kompani në Europë dhe Amerikë. Në po të njëjtin vit kompania do të vlerësohej për shkak të kontributit të dhënë në rivendosjen e marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Filipi company ka struktura të qarta organizative brenda kompanisë dhe në të njejtën kohë është kontribues në uljen a papunësisë përmes angazhimit të banorëve në zonat rurale, zona të cilat janë burimi kryesor i bimëve që eksportojmë.
Presidenti i saj eshte ne te njejten kohe Presidenti i “Shoqates se Grumbulluesve, Perpunuesve dhe Eksportuesve te Bimeve Mjeksore” e cila ka per objektiv kryesor lobimin ne mbrojtje te interesave te anetareve te saj si dhe promovimin e punes se tyre.
Kompania ka punëtorë te kualifikuar, staf të pergatitur për organizimin e të gjitha hallkave proceduriale duke formësuar kështu një performancë pozitive në tregun ndërkombëtar.
Filipi company ka investuar në makineri, linja prodhimi, pajisje, duke reflektuar në këtë mënyrë seriozitetin, objektivat dhe vizionin zhvillues.
Kompania ka objektiv rritjen e eksporteve, avancimin e teknologjisë prodhuese dhe përpunuese, zgjerimin e kapitalit financiar dhe njerëzor.
Sot, konsiderohet kompania lider në eksportimin e ALBANIAN SAGE duke realizuar në këtë mënyrë njohjen e këtij produkti Shqiptar në të gjithë botën nga operatorët që përpunojnë dhe merren me prodhimin e produkteve me bazë Sherebelën.

Filed Under: Komente Tagged With: festoi 25 vjetorin, Kompania Filipi, Lac

Partia Demokratike feston çerek shekulli histori

December 11, 2015 by dgreca

TIRANË, 11 Dhjetor Partia Demokratike festoi mbrëmjen e të premtes në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, 25-vjetorin e themelimit të saj.Në ceremoninë festive, përveç simpatizantëve të shumtë, morën pjesë themeluesit dhe drejtuesit më të lartë të strukturave të kësaj force politike, studentë të dhjetorit ’90,  përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të PPE-ve, personalitete të politikës, artit, kulturës, medias, etj.

Ceremonia startoi me shfaqjen e një dokumentari mbi historikun çerekshekullor, i cili risolli për të pranishmit hapat e kësaj force politike, sfidat dhe arritjet, që nga lindja deri në ditët e sotme.

Kryetari aktual i Partisë Demokratike, tha se themelimi i saj, në vetvete është vlerë kombëtare.

“Ne demokratët jemi të lumtur dhe krenar që themelimi i Partisë Demokratike është një ngjarje me rëndësi dhe vlerë kombëtare, që kurdisi zemrekun e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri pas 45 viteve të gjata të terrorit komunist”, theksoi Basha.

Ndërsa bëri një rezyme të rrugëtimit 25 vjeçar të partisë që drejton, Basha tha se “jemi krenar për arritjet dhe sprovat e PD-së për arritjet dhe sfidat e saj në pushtet apo opozitë, por edhe për sfidat që na gjejnë sot krenarë dhe të papërkulshëm, por tu përulur përballë shqiptarëve që kanë merituar dhe meritojnë më shumë”.pd

Në fjalën e tij, ai shprehu mirënjohjen për studentët e dhjetorit, që të parët zgjuan ëndrrën për liri të shqiptarëve. “Studentët e dhjetorit ishin vite dritë përpara intrigave politike kohës. Ata e lindën këtë alternativë nga shpirti i tyre liridashës dhe ëndrra e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Europës”, tha Basha.

Për kreun e demokratëve, ish lideri i dhjetoristëve të ’90, kryetari i parë i partisë, Azem Hajdari, i vrarë nga armiqtë e lirisë, siç tha ai, “është plaga dhe krenaria jonë, është frymëzim dhe flamur për Partinë Demokratike”. Gjithashtu Basha kujtoi me mirënjohje edhe Sokol Olldashin për kontrubutin e tij shumëvjeçar në këtë parti.

Duke u kthyer në të tashmen, njëzëri me paraardhësin e tij, kreu demokrat apeloi për mosbindje civile ndaj realitetit që ka prodhuar mazhoranca në pushtet. “11 dhjetori është ditë apeli për themeluesit e PD-së, demokratët e orëve të para, për të rinjtë që kanë vërshuar së fundmi në Partinë Demokratike, ku fort kumbon zëri i atyre që vdekja i ndau prej nesh. Protesta e 8 dhjetorit, konfirmoi vendimin e madh dhe të pakthyeshëm për largimin e kësaj qeverie-fatëkeqësi. PD dhe ne i primë me historinë tonë më të mirë, me alternativën tonë të zhvillimit, daljes së vendit nga kjo gjendje mjerane ku e ka katandisur kjo qeveri”.

Lideri historik i demokratëve, ish kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij përshëndetëse, e quajti veten me fat që pati mundësinë të jetë njëri prej atyre që konbtribuoi në ndryshimin e sistemit dhe themelimin e të parës partie politike pas vendosjes së pluralizmit politik në vendin  tonë.

berisha2-655x356“Kam menduar se kam lindur me fat sepse isha një prej jush, se isha një prej atyre që e ngritën Shqipërinë në rrugën e lirisë. Ne e hapëm Shqipërinë drejt Europës, vendosëm lirinë dhe të drejtat njerëzore të shqiptarëve, e integruam vendin në Këshillin e Europës dhe në NATO, e çuam në statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, vuri në dukje Berisha.

Në vijim të fjalës së tij, Berisha bëri thirrje për reagim popullor ndaj klikës në pushtet, siç e cilësoi ai, për ta rikthyer vendin në rrugën e lirisë.

“Të ngrihemi në lartësinë e guximit pasi brezi i sotëm është 25 herë më i fortë e më i guximshëm se sa ata që hapën rrugët e lirisë 25 vite më pare”, apeloi ish kreu demokrat.

Një ndër protagonistët e protestave të dhjetorit ’90, deputeti Arben Imami tha se themelimi i PD-së ishte realizimi i ëndrrës së liberalizmit demokratik. Ndërsa sot sipas tij, objektivi i opozitës është krijimi i qeverisë teknike dhe ecja drejt zgjedhjeve të parakohshme.pd3

Deputeti Eduard Selami, shprehu besimin se rikthimi i PD në pushtet është i afërt ndërsa deklaroi se “nëse unë e ngre zërin kritik disa herë e ngre në emër të këtyre vlerave, shpresave dhe besimi që shqiptarët kanë tek PD”.

Kryetarja e Forumit Demokrat të Gruas deputetja Albana Vokshi shprehu mirënjohje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Është pak e vështirë të flasësh pas fjalës së Berishës për të gjitha emocionet që ai përçon jo vetëm tek unë por të të gjithë demokratët. Mirënjohje liderit historik Sali Berisha, për këtë burrë shteti që i dha shqiptarëve dhuratën më të çmuar, lirinë”, tha Voksh

Filed Under: Featured Tagged With: festoi 25 vjetorin, Partia Demokratike

Artikujt e fundit

  • NJË YLL SHNDRITËS NË YLLËSINË E KOLOSËVE BOTËRORË…
  • VOTA E VJEDHUR E KTHYER NË ART…
  • Shkollimi i femrës shqiptare në vitet 1913–1939: përpjekje, pengesa dhe arritje
  • Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nga “Fronti Europian në Frontin Kombëtar”. Çfarë mund të fshihet pas këtijë slogani?
  • Martin Camaj: “Unë jam i jueji e ju jeni të mijt…”
  • 34 vjet nga vizita e Baker. 500 mijë në shesh, tapet të kuq, makinën e ngritën në krah dhe në miting asnjë flamur shqiptar
  • Thank you Congressman George Latimer…
  • “Tre dritare dhe një varje” shpallet filmi fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston!
  • Festivali Shqiptar në Michigan
  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT