FJALIMI I MIKHAIL KHODRKHORSKIT NE KESHILLIN ATLANTIK/
Khodrkorski ka qene nji kritikues i ashper i Putinit, dhe si rrjedhim ai u denue me 10 vjete burgim, sepse paraqiste rrezik politik per Putinin. Mbasi mbaroi burgimin, ai emigroi ne Zvicer, ku drejton nji organizate qe merret me mbrojtjen e te drejtave te njeriut, me qender ne Moske./
Perktheu Gjon Kadeli/
Gjate nji fjalimi qe ish pasaniku ma i madh Rus Zotni Mikhail Khodorkorski mbajti ne Keshillin Atlantik, me qender ne Uashinton, ai tha se,konflikti ndermjet Rusise dhe Ukraines, nuk ka nji zgjidhje afatshkurte, dhe se ai asht, pjese e nji konflikti te trilluem me Perendimin, kesht qe populli Rus te largoje vemendjen nga korrupcioni
ne mase, dhe nga pa aftesia e elites drejtuese.
Zotni Khodorkorski u tha te pranishemve gjate fjalimit qe mbajti me 17 Qershuer, se nuk do te kete ndonji afrim te vertete, ndermjet Perendimit dhe Rusise, gjat kohes qe ai vend do te sundohet nga Putini.
Khodrkorski ka qene nji kritikues i ashper i Putinit, dhe si rrjedhim ai u denue me 10 vjete burgim, sepse paraqiste rrezik politik per Putinin. Mbasi mbaroi burgimin, ai emigroi ne Zvicer, ku drejton nji organizate qe merret me mbrojtjen e te drejtave te njeriut, me qender ne Moske.
Zotni Khodorkorski tha gjithashtu se, marredhanjet Amerikano-Ruse, jane ne nivelin ma te ulet qe nga koha e Luftes se Ftohet, dhe se vete elita Ruse, e krijon nji vecim(izolim) te tille nga Perendimi, si mjet, keshtu qe ajo te mbaje pushtetin ne dore.
Ai shtoi “konflikti i tashem me Perendimin, asht absolutisht krijese artificiale” Ata ne menyre te dishprueme, kane nevoje, per te krijue, nji perfytrim te nji anmiku; keshtu qe vemendja e popullit Rus, te mos merret me ceshtjen e korrupcionit ne mase, si edhe me pa-aftesine e udheheqesve, qe ekziston ne ate vend.
Khodorkorski tha gjithashtu, se parasheh, se mbas periudhes se Putinit, Rusia do te riorientohet drejt Perendimit; megjithse nuk bani ndonji diskutim, se si qeveria e tashme mund te humb fuqine,Ai theksoi se, Shtetet e Bashkueme dhe vendet Europiane, duhet, pa tjeter te pergaditen, qe shkalle shkalle t’a mirepresin Rusine ne rradhet e tyne, dhe kjo don te thote, si antare e Bashkimit Europian si edhe e NATOs.(RFE)