Vorpsi: Kryeministri Socialist, Edi Rama, kërkon të eleminojë opozitën/
Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin për kalimin e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë në seli të kësaj force politike.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi e cilësoi vendimin si akt moral, demokratik e ligjor.
“PD pëshëndet vendimin për të dhënë godinën publike. Këto vendime janë marrë që prej ‘90 edhe për parti të tjera përfshi dhe PS-në. Kjo godinë ka humbur funksionet dhe do t’i kthehet serioziteti. Do të modernizohet dhe funksionojë si institucion publik në shërbim të opozitës shqiptar” tha Laura Vorpsi.
Ajo ka akuzuar kryeministrin e ardhshëm Edi Rama se kërkon të minojë veprimtarinë e opozitës së re.
“Po del në pah lufta e paskrupllt e maxhorancës së re për të eleminuar aktivitetin e opozitës. Kërcënimet publike nga figura të larta politike janë reflekse të regjimeve totalitare.Kreu i socialistëve me gjuhën e ashpër që përdori dëshmoi se do eleminimin e opozitës. Reflekset e njeriut-shtet flasin për rrezikun e rënies së shtetit në duart e një sundimtari” shtoi ajo.