Mos duhen bërë homazhe, edhe për komunistin Miladin Popoviç? Historia e re tregon me fakte të pakundërtueshme, se ai qe themelusi i vërtertë i Partisë Komuniste Shqiptare dhe shkaktari i luftës vëllavrasëse me synimin e pabesë, gllabërimin e Shqipërisë nga Sërbia komuniste me ndihmën e tradhtarit të kombit E. Hoxha…Mos duhen bërë homazhe për diktatorin Milosheviç, i shquar për krimet në Bosnjë-Herzegovinë, vrasjet e djegiet masive të fshatrave shqiptare dhe dëbimin biblik nga qytetet e fshatrat e Kosovës?/
Nga Nuçi Polena /
Pak fjalë për shkrimin e B. Andonit: “Homazhe për ata, që janë përpjekur për shqiptarët e sërbët”, botuar në “Gazetën Shqiptare”, më datën 19 tetor 2014 Për cilët duhen bërë ato homazhe? Për knjazët e Sërbisë që u përpoqën për ngadhnjimin e ardhackëve serbë në tokën e shqiptarëve? Nga historia dihet, se si ata me lutje e me dredhi grabitën, përgjakën e pushtuan atdheun e shqiptarëve autoktonë
nga veriu në jug-perëndim të Ballkanit. Në hartë duken qartë emërvendet që na lanë pasi u shporrën nga toka e jonë e shenjtë, si Mitrovicë, Selenicë, Çorovodë, Cerovë, Bellovodë, Poleçan, Konispole, Sadovicë, Zagori, etj.
Për cilët duhen bërë ato homazhe? Për knjazët serbë që u përpoqën me intriga të dëmtonin pas shpine luftën për liri të Skënderbeut? Për knjazët serbë që me provokatorët e tyre shkaktuan tragjedinè në Betejën e Kaçanikut dhe fundin e Lidhjes së Prizrenit nga ushtria osmane? Për knjazët që me dredhi pushtuan Kosovën, dolën deri në Shkodër e kaluan Drinin?
Për cilët u dashkan bërë ato homazhe, për intelektualët racistë serbë me prof. Çubroleviçin në krye? Dihet nga të gjithë se këta serbë me kulturë u përpoqën me vepra shkencore për shfarosjen e shqiptarëve dhe për sundimin e Sërbisë në Ballkan, Dihet gjithashtu edhe fati i hidhur i profesorit të paharruar kroat Milan Shuflaj, i cili qe i pari që zbuloi, se shqiptarët janë pasardhës të ilirianëve dhe jetojnë në trojet e tyre në Ballkan. Për ketë gjest prej shkencëtari teksa udhëtonte për në Shqipëri u vra barbarisht më 1931, nga policia sekrete. Historinë e vërtetë shqiptaro-serbe e tregon me ngjyra të gjalla poeti ynë i madh kombëtar, At Gjergj Fishta me poemën Lahuta e Malsisë.
Mos duhen bërë homazhe, edhe për komunistin Miladin Popoviç? Historia e re tregon me fakte të pakundërtueshme, se ai qe themelusi i vërtertë i Partisë Komuniste Shqiptare dhe shkaktari i luftës vëllavrasëse me synimin e pabesë, gllabërimin e Shqipërisë nga Sërbia komuniste me ndihmën e tradhtarit të kombit E. Hoxha.
Mos duhen bërë homazhe për diktatorin Milosheviç, i shquar për krimet në Bosnjë-Herzegovinë, vrasjet e djegiet masive të fshatrave shqiptare dhe dëbimin biblik nga qytetet e fshatrat e Kosovës? Por ndëshkimi nga Zoti, NATO dhe UÇK e ndreqi atë padrejtësi të kohëve.
Po tani, ku po e çon diplomacia e Rilindjes enveriste Edvin Ramën? Të shkojë e të ulet më gjunjë për të puthur flamurin me kurorën e knjazëve agresorë serbë. E kështu të shkelë mbi gjakun e dëshmorëve, viktimave, fëmi, gra e pleq të Kosovës. Pastaj, siç ndodh shpesh prej tij në Shqipëri, të shëmb përsëri kullën legjendare të Jasharëve. Së fundi, të mohojë patriotizmin e futbollistëve tanë të cilët u nderuan me tituj nderi nga presidenti i Repubikë Bujar Nishani, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe
brohorimat e rinisë shqiptare .
Me shtymën marroke të Erion Braçes dhe Erionëve me shokë, të ish-ministrit pa vlerë të mbrojtjes, L. Hajdaraga dhe agallarëve të tjerë në pension, pas fyerjeve të rënda ndaj Shqipërisë, kundër çdo veprimi diplomatik e zakoni kanunor, kryeministri Rama po shkon të pajtohet me presidentin Nikoliç, kryeministrin Vuçiç dhe ministrin e jashtëm Daçiç të cilët me dekleratat e tyre shoviniste nxitën më tej huliganët në stadiume e sheshe. Dihet se qysh para fillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Serbi, ata nisën të vërshellenin hymnin tone kombëtar. Stadiumi buçiti nga thirrjet raciste, “Vritni shqiptarët!
Vritni shqiptarët!” Poashtu ndodhi, edhe gjatët derbit të futbollit Cerna Zvezda-Partizani dhe në ndeshjen e basketbollit Gallatasaraj-Partizani. Bota u shtang nga ai histerizëm i paparë dhe qendrimi i zyrtarëve të lartë të cilët duhet të vizitohen nga mjekët psikiatër.
Për cilët duhen bërë ato homazhe, për kërcënimet e kryeministrit serb me paradën ushtarake në nderim të kundërshqiptarit Vladimir Putin? Katër ditë para festës së çlirimit të Beogradit, u panë tek marshonin të krekosur mbi tre mijë ushtarakë serbë me tanke, raketa dhe avionë luftarakë, përfshirë edhe një skuadër aerobatike nga Rusia.
Kundër kujt do të sulet ajo ushtri paradash e mundur? Ndërkohë Putini u nderua me çmimin më të madh të nderit të Urdhrit të Republikës së Serbisë nga Presidenti Tomislav Nikoliç.
Tashmë njihet mbështetja vëllazërore e Moskës ndaj Beogradit për të mos njohur pavarësinë e Kosovës, duke sfiduar hapur Shtetet e Bashkuara që Kosova të ketë një vend në Kombet e Bashkuara.
Sipas analistëve të politikës kryeministri Edi Rama me ato deklarata kontadiktore kuptohet, se paskësh vendosur qysh më parë të shkonte në Beograd, sipas bindjeve enveriste e kujtimeve nostalgjike të fiksuara në ndërgjegjen e tij, si mbështetës i linjës sllave nga e majta shqiptare për t’i treguar Europës se rruga për në BE kalon nga Beogradi dhe Moska. E kështu me atë vizitë prej diplomati humbës të përpiqet për lavdinë e knjazëve e krenarinë serbe kundër shqiptarëve.
Lili says
Ky i ka vrare antikomunistet http://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM