Mbyllet Festivali i Traditës në Kishën “Zoja Pajtore” në Michigan/
Nga Pjetër JAKU/
Në Kishën “ Zoja Pajtore” në Detroit u mbajt Festivalit Traditës Shqiptare, aktivitet ky i përvitshëm. Dekorim me postera dhe flamuj shqiptar dhe amerikan, parkim të gjërë dhe të organizuar, këndi i lojrave të fëmijëve, ku argëtohen dhjetra fëmijë, ishin disa nga elementët që i binin në sy cilidtdo që pati mundësinë ta ndiqte këtë festival. Festivali startoi ditën e shtunë, 31 gusht 2013. Nga ora 2 pasdreke deri në ora 6 në fushën e përfunduar të futbollit, në pronësi të kishës së Zojës Pajtore, u zhvilluan ndeshjet e futbollit midis grupeve të të rinjëve. Në ora 6:00 fillon programi me muzikë popullore shkodrane e të trevave të tjera. Këndoi Manjola Tërshana, organo Elvis Tërshana. Kuzhinë e plotë me ushqime e pije të bollshme tradicionale shqiptare.
E dielë, 1 shtator 2013
Nga ora 3.00 pm deri 5;00 pm zhvillohet finalja e futbollit të grupeve të të rinjve 5;00 deri 5;30 ceremonia e dorëzimit të kupave fituesve, më pas fillojnë përgatitjet për paradën e flamurit.
Në ora 7;00 pm fillon parada e flamurit. 101 fëmijë të veshur me veshje kombetare marshojnë me flamuj shqiptar dhe amerikan. Organizon paradën dhe i parprin z, Valentin Lumaj me veshje popullore të Malësisë së Madhe. Marrin pjesë në paradë ambasadori i Shqipërisë në Washington Gilbert Galanxhi, konsulli i përgjithshëm i qeverisë shqiptare në NY, Dritan Mishto, si dhe famullitari Dom Ndue Gjergji. Vargu i marshuesve ndalet para shtatores së Nënë Terezës. Ambasadori, konsulli si dhe të pranishmit nderojnë dhe përulen me respekt para shtatores së Nënë Terezës. Në një tavolinë të rrumbullakët qëndron i palosur trekëndësh flamuri madhështor shqiptar. Z Valentin Lumaj i dhuron flamurin Ambasadorit G. Galanxhi dhe konsullit D. Mishto, të cilët e shpalosin dhe ia dorëzojnë gjeneratës më të re të fëmijëve. Të gjithë së bashku me flamurin e shpalosur parakalojnë drejt sheshit të Festivalit. Rreth 2000 shqiptarë janë mbledhur për të festuar. Ata presin me duartrokitje dhe ovacione ardhjen e flamurit dhe të parakaluesve. Marshi mbaron përpara skenës së pregatitur për ceremoninë e hapjes. Parada e flamurit filloi së pari në festivalin e 100 vjetorit vitin e kaluar dhe dotë jetë traditë cdo vit.
7:00 pm ceremonia e hapjes.
Drejtojnë ceremoninë Ndue Gjekaj dhe Fran Gjoka. Përshëndesin Dom Ndue Gjergji, Marash Nucullaj dhe Konsulli D. Mishto, i cili edhe njofton komunitetin shqiptar për mundësinë e marrjes së shtetësisë shqiptaret pranë konsullatës në NY. Përshëndet Ambasadori Gilbert Galanxhi, paralajmëron ardhjen e presidentit Bujar Nishani me 22 Shtator 2013. Përshëndet dom Nosh Gjolaj, famullitar në Tuz. Përshëndet shkrimtarja amerikane Ashley Wood, e cila po shkruan librin “Zëra Shqipëtare”. Përshëndet Kryetari i Këshillit të Kishës Rrok Dedivanaj. Fillon programi artistik. Argëtojnë puplikun Zef Duhanaj dhe grupi. Shtrohet darkë për të gjithë të ftuarit e festivalit, të ftuar, ambasadori, Konsulli, Dom Fran Kola, Kryetari i Vatrës , MI, Alfons Grishaj, Aktivisti Kujtim Qafa etj. Ndërkohë vazhdon Festivali me muzikë, pije, argëtim, paqe, qetësi, kulturë, veshjet, dinjitet. Mbyllja e programit në ora 10;00pm.
E hënë 02 Shtator 2013
Hapja në ora 6;00pm. Përshëndesin, Don Ndoi, Don Palishi, Patër Mikeli etj. Argëton me muzikë nga Aleksandër Gjelaj dhe grupi. Mbyllja 10;00pm. Në orën 11;00 pm Darka e falenderimit, të gjithë organizatorët punëtorët, guzhinjerët, të cilët shërbyen falas për tri ditë, darkojnë së bashku.Të pranishëm gjithashtu Dom Ndou, dom Mikeli, Dom Giovani , Dom Noshi, Don Palushi, si dhe prifti më i ri i dalë nga famullia e kishës “ Zoja Pajtore”, Don Mark Gjonaj, i shuguruar dy muaj më parë, Kryetar i Festivalit Marash Nucullaj, Nënkryetar Valentin Lumaj, etj.
Risitë e festivalit:
1- 101 fëmijë marshojnë në përkujtim të 101 vjetorit të pavarësisë. 2- Për herë të parë paraqitet në festival,Shqipëria Etnike dhe shqiponja dykrenare të gdhendura në gur graniti kuq dhe zi, e të vendosur para derës kryesore të Kishës.