Kalendari i vizites se presidentit Papuljas, ishte pergatitur me shume kujdes, qe nga vendosja e dates qe duhej te perkonte me dite te diele, kur meshohet ne kishat e Shqiperise. Po gjithashtu, riperseritja e kohes dhe muajit, me perafersi te kujdesshme, pikerisht ne Nendor. Cfar ndodhi me axhenden e presidentit grek me origjine shqiptare? Cfar duhet te kuptojme nga te gjitha levizjet dhe deklaratat verdhacuke, te ketij shtetari?
Ky president, i ftuar nga homologu shqiptar, zoti Nishani, per kortezi dhe diplomaci serioze dhe pozitive, duhej te takohej me presidentin shqiptar. Natyrisht qe nuk ndodhi keshtu, sepse per Papuljasin nuk kishte rendesi te madhe Nishani, per te thene troc asnje rendesi per viziten e tije ne Shqiperi. Ky lojtar pokeri ne politike dhe danci ne diplomaci, i bute si pambuku ne fjale por dhe gjarperues ne favor te vorio-epirit, i keputi nje te ofenduar presidentit shqiptar ne menyren me rraciste dhe percmuese te mundshme. Kuptohet qe nepunesit e dobet te hartimit te axhendave, duhet te ishin te prere ne percaktimin e levizjeve te ketij politikani karriere. Do te ishte mire qe presidenti Nishani, pikerisht ne ate ore takimi, ta shtynte si takim sepse mund te ishte i zene me nje pune me te rendesishme se pritja e presidentit Papuljas. Loje diplomacie, ti ke Janullatosi dhe une skam kohe tani por kam kohe mbas dy oresh. Nejse, Shqiperia ende nuk po tregon se pas mikpritjes, ka dhe dyer e zot shtepie.
Nuk ka asgje te keqe qe presidenti Papuljas shkon ne meshe tek kisha ortodokse, megjithse eshte e uzurpuar nga bashkatdhetari i tije, sepse ky personalitet eshte ortodoks por, do te vlerohej maksimalisht dhe i sinqerte ne viziten e tije, ne rast se e mbyllte pikerisht tek nje meshe, per tju lutur Zotit qe gjerat shqiptaro greke te behen sa me mire. Se cfare eshte biseduar ndermjet agjentit te asfalise Janullatos dhe presidentit te atdheut te tije, askush se mori vesh por e ka garantuar qe te vazhdoje punen e tije, pa u shqetesuar sepse ka mbrapa shtetin grek dhe se Papuljas ka biseduar ne Shqiperi me x-a dhe y-a politikan shqiptar, qe ky ogic ti rrije nga mbrapa dhe kur shkon tek bashkia e Tirane. Sa per meshen ne gjuhen shqipe, ky ishte nje veprim fasade, sepse po te fliste Janullatos greqisht, do te perbente nje skandal dhe gjithe vizita do te ishte hedhur ne ere.
Vazhdojme me teje me takimin politik me kryetarin e partise per te drejtat e njeriut, nje emer partie bobastik por qe ne te vertete, partia e zotit Vangjel Dule e ka emrin partia e metamorfozes, shndrrimi i shqiptareve te jugut deri ne guret e Artes ne greke, per kete proces ka shkruajtur Franc Kafka teper hollsisht. Zoti Papuljas e dinte mire se presidenti shqiperise, kryeministri, kryetari parlamentit, kryetari bashkise Tirane, nuk e kane emrin as Janullatos dhe as Vangjel Dule. Po, zoti Papuljas e di mire se ligjin ne Shqiperi e bejne Janullatos , Dule, Barka dhe emra te tjere te ketij kulti anti shqiptar deri ne palcen e tyre, palce te kalbur nga dashakeqsia dhe rracizmi kunder kombit shqiptar.
Zoti Papuljas, meqenese na paska pire qumesht nga nene came, le te respektoje ne thellsine e tije kombin shqiptar dhe te perkulej me nderim per viktimat e genocidit grek ndaj shqiptareve te Camerise, genocit tre dimensional, jete njerzish, besim fetar dhe prona.
Pse data e vizites perputhet per te dyten here me perrallat e autonomise se Himares, protokollet e ishullit Korfuz, ose me mire mbledhje pasanikesh bixhosci, sepse Korfuzi njihet mire per mbledhje sekrete te tipit kumar dhe emergji negative kunder te ndershmeve dhe njerezve te pambrojtur, ashtu si fshatrat e Shqiperise se jugut,fshatra qe jane djegur dhe shkatrruar ne cdo drejtim. Masakra greke kunder popullit shqiptar, nuk duhen harruar kurre.
Te mos harrojme ceremonite per partizanet geke ne Dervican dhe Kelcyre. Aty meshat u bene greqisht, u fol greqisht dhe porosite e fshehta u dhane greqisht.
Zoti Papuljas respektoi viktimat e ushtrise greke, po mire, po viktimat shqiptare te camerise? Shqipria nuk besoj se ka vend ne token e saje dhe per 1500 varre te tjere te ushtris greke. A nuk e di zoti Papuljas se Shqiperia ka te renet e saje gjate luftes se dyte boteror? Nuk mundej ky politikan karriere, te respektonte dhe deshmoret e vendit fqinje? Zoti Papuljas dhe politika shqiptare te kuptoje mire se Shqiperia nuk mund te kthehet ne nje varreze, ndonse ka qene nje fushe betej nder shekuj. Kush ka varre apo eshtra, ti marri dhe ti coje ne shtepi, ashtu sic kane bere italiane dhe gjermane per ushtrite e tyre gjate luftes se dyte boterore.
Vizita e presidentit grek, ngjante me detyrat e shtepise per Janullatosin dhe Vangjel Dulen, ndersa per shtetin shqiptar, ishte injorim rracist, panvarsisht nga shterngimi i duarve, ku njeri i ka te lyera me gjak shqiptari te Camerise dhe te tjeret te parfumosura, sepse nuk i kane te fuqishme dhe te pergjegjshme aq sa duhet. Cuditerisht per njohjen e Pavarsise se Kosoves, u fol me ze te ulet, sepse mushkrit e shtetit shqiptar, jane te semura nga inferioriteti ndaj Greqise, me trashgimi kulturore te hershme, por jo sa ajo e shqiptareve. Ne e mesojme kulturen greke neper shkolla, mire bejme. Me te drejte pyese kombin tim. Greqia e meson kulturen shqiptare nder shekuj? Me gjeni nje tekst historie qe shkruan drejte dhe me te verteten per Pellazget, Iliret, Dardanet, Arberoret etj? Nuk ka. Le te bisedohej per keto probleme me presidentin grek Papuljas, me kete njeri me gjak shqiptari, ushqyer me qumesht te nje nene came, nene qe mund te kete vuajtur me vone nga genocidi grek, si dhe me mendje greke qe ka ky personalitet i diplomacise europiane.
Cfar u tha? Cfar u bisedua? Cfar tha ky president i ushqyer me qumesht te camerise? Qendrimi enigmatik i politikes shqiptare, e ofendoi deri ne palce shoqerine shqiptare, sidomos ne vecanti ate elitare. Sekrete mbante partia komuniste ndaj kombit te saje, nderkohe qe sekretet tona i dinte gjithe globi.
Cfar mbeti nga vizita e presidentit grek?
Kerkoi varreza te reja per ushtrine greke, apo ate qe cliroi vorio-epirin imagjinar te Greqise. Kerkoi ujrat shqiptare ne detin Jon sepse aty ka nafte. Mbeshteti politikisht dhe praktikisht grekun e paligjshem ne krye te kishes ortodokse shqiptare, Anastas Janullatos, ky i fundit te vazhdoje punen e tije me provokime te tjera si ato te Permetit. Kerkoi respektim te minoriteti grek etnik, sic e quajti Dule, panvarsisht se e di shume mire se minoriteti nuk eshte etnik por refugjat. Ne kete histori bisedimesh ka dhe mekatare qe kane marre vendime qeveritare dhe parlamentare ne dem te Shqiperise, sic jane varrezat memoriale greke, nje kancer qe po zmadhohet dita dites, si dhe marveshjet per rishikim kufijsh detar. Po nuk pate formim dhe kulture kombetare, nuk te ben pershtypje asgje, as teritori i atdheut apo memedheut tend dhe as historia e kombit tend. Vizita e presidentit grek, zotit Papuljas, ishte nje rast i mire per ti shikuar gjerat ne sy. Te kerkohej falje per genocidin grek mbi shqiptaret dhe fshatrat shqiptare te Cmerise dhe jugut te Shqiperise. Te ngrihej nje komision i perbashket greko-shqiptar per pronat came dhe ato me gjere shqiptare. Ta merrte me vete kur iku Janullatosin, pas ky ti kerkonte falje profesorit te nderuar Kristo Frashri. Vangjel Dule, te mos kerkoje te drejta minoriteti aty ku nuk i kane as shqiptaret per veten e tyre ne shtetin ame. Ky politikan te behet ure lidhse per te ndihmuar refugjatet shqiptare ne greqi dhe jo te punoje kunder kombit shqiptar.
Zoti Papuljas i la detyrat e shtepise, ai me mendjen e tije.
Ne kemi per detyre te mbrojme atdheun dhe kombin shqiptar nga thikat pas shpine, thika qe synojne demtim si teritorial, ashtu dhe ate historik e shpirtror. Qendresa shqiptare eshte e bekuar nga ZOTI.
KISHA ORTODOKSE E PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE
AT NIKOLLA MARKU
SALI BOLLATI says
Shkrim shume I sakte. Por nuk mund ta besoj se do lexohet e aqe me pak do kuptohet nga politikanet e Tiranes te gjitha ngjyrave?!