* PROTESTA ZHVILLOHET SONTE, 28 JANAR 2014, NE OREN 5 e 30 /
* Takimi u organizua në zyrat e ansambleistit të shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj. Në takim kishin ardhë Bishop Nikoni, Mitropoliti i Korcës Joan Pelushi, Jim Liolin, Lu Fundos, Tom Beno etj./
*Marko Kepi per DIELLIN: Ne protestojme qe ne krye te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, te vije nje Kryepeshkop si Joan Pelushi, me gjak, gjuhe, nenshtetesi e Kombesi Shqiptare! Uroj qe kjo dite dite te vije shpejt!/
Nga Dalip GRECA/
Të hënën në mbrëmje të datës 27 Janar 2014 u bë një takim në zyrën e ansambelistit të shtetit të Nju Jorkut z. Mark Gjonaj me përfaqësuesit e Kryepeshkopit Janullatos. Ky takim ishte propozuar nga z. L Fundos gjatë takimit të së shtunës të zhvilluar në Shtëpinë e Vatrës. Kishte ardhë në këtë takim Bishop Nikoni, Mitropoliti i Korcës bishop Joan Pelushi si dhe shoqëruesit e tyre. Drejtues i këtij takimi ishte asambleisti Mark Gjonaj, i cili prezantoi disa nga shqetësimet e komunitetit shqiptar dhe protestën e tyre.Takimi vazhdoi qetë me pyetje dhe përgjigje nga të dy palët. Bishop Nikoni bëri një ekspoze të Kishës Orthodokse Shqiptare dhe punët lavdëruese që ka bërë Kryepeshkopi Janullatos në ngritjen e Kishës ortodokse shqiptare. Ai argumentoi se Hirësia e Tij është tashmë i pranuar nga besimtarët ortodoks të gjithë Shqipërisë dhe këtu nga Kisha Ortodokse Shqiptare e Amerikës dhe ortodoksit shqiptarë. Hirësia është një personalitet i njohur dhe ka bërë shumë për Kishën Ortodokse shqiptare dhe është i vlerësuar në botë. Ai tha se e shihte të pavend protesën që bëjnë shqiptarët e Nju Jorkut dhe kërkoi të dinte arsye: Përse po protestoni?- pyeti ai. Nuk na nderoni kështu! Ja unë që përfaqësoj ortodoksët shqiptarë të Amerikës jam këtu. Atëhere në emër të kujt protestoni ju? Të ortodoksëve jo. Ai këshilloi që të hiqnin dorë nga kjo pretestë sepse bëhet në kohë të papërshtatshme dhe në vend të gabuar.
Presidenti i Shoqatës Rinore”Rrënjët Shqiptare” Marko Kepi parashtroi shqetësimet që i kanë detyruar disa nga organizatat që t’i bashkohen kësaj proteste. Ai rënditi probleme të tilla si: Fortulumturia e tij erdhi si eksark për rorganizimin e Kishës ortodokse jo për të qëndruar përjetësisht në fronin e kryepeshkopit, ndërkohë që Statuti i kishës Autoqefale të Shqipërisë e kërkon të parin e Kishës me nënshtetësi, gjuhë e Kombësi shqiptare. Po ashtu ai ngriti problemin e ndryshimit të arkitekturës së Kishave të ndërtuara nën drejtimin e Kryepeshkopit,krejtësisht me stilin e kishave greke, kritikoi qëndrimin e Hirësisë për kundërshtimin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, për mospërkrahjen e popullsisë came dhe refuzimin e Lutjes për viktimat; nuk njeh genocidin grek mbi Camërinë etj.
Metropoliti i Korcës Joan Pelushi mbajti pjesën kryesore të debatit. Me njohuri të thella teologjike ai u përpoq të sillte informacion të gjërë rreth funksionimit të Kishës Ortodokse, të konceptit të Autoqefalisë, solli shembuj, fakte, shifra nga puna e madhe e Kryepeshkopit Janullatos në Krye të Kishës etj. Sa për nenin 16 të Statutit të Kishës Autoqefale Shqiptare të vitit 1929, ai mbrojti pikëpamjen se Statuti nuk është i pandryshueshëm. Ai i këshlloi përfaqsuesit e protestës që ajo të mos bëhet dhe ajo nuk i nderon shqiptarët e Amerikës. Kryepeshkopi , tha se me këtë vlerësim që i bëhet Hirësisë së Tij, nderohet Kisha shqiptare, ortodoksizmi në Shqipëri. Ne duhet të krenohemi me këtë, jo të protestojmë. Mitropoliti Pelushi tregoji dhe vështirësitë e Kishës , mungesën e prifëtrinjëve, mundimin që duhet për të përgatitur një peshkop etj.Ai solli fakte dhe detaje nga gjendja e sotme që ka Kisha Ortodkse Shqiptare dhe bëri krahasime edhe me fetë e tjera.
Puna që ka bërë Hirësia e Tij Janullatos është e jashtëzakonshme, tha Mitropoliti. Pse po protestoni- shfaqi ai habinë e tij dhe shtoi: Aty do të ngrihet flamuri shqiptar, ai amerikan dhe i Universitetit Fordham. Ju jeni kundër? Pse?
Zef Balaj shfaqi opinionin e tij dhe argumentoi pse janë të pakënaqur shqiptarët me Janullatosin në Krye të Kishës Autoqefale Shqiptare.Ai përmendi Kombësinë e Kryepeshkopit, përkohshmërinë e misionit të Tij dhe të tjera shqetësime që janë objekt i protestës.
Nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati, tha se Vatra e mbështet protestën. Pasi vlerësoi kontributin e Kishës Ortodokse krahas besimeve të tjera, ai shfaqi rezervat e Vatrës për qëndrimin e Fortlumturisë së Tij në krye të Kishës Autoqefale. Kur statuti e kërkon prerazi se në krye duhet të jetë një Kryepeshkop me gjuhë, nënshtetësi e Kombësi shqiptare, ai duhej të kishte kryer misionin që mori përsipër në ringritjen e kishës dhe të shkonte. Edhe mënyra se si e mori e fronin me kundërshtime gjatë ceremonisë, Vatra mendon se ishte një arsye që ai nuk duhej të bëhej Krypeshkop, përderisa kishte zëra kundërshtues. Vidio me pamje nga marrja e fronit vazhdon e qarkullon në internet. Hirësia e Tij ka bërë pak për përgatitjen e kuadrit drejtues të Kishës. Janë 22 vjet dhe Kisha Ortodokse mbanë sërish në krye një njeri që nuk është me Kombësi shqiptare. Ai erdhi nga Kisha Greke, ku kisha dhe shteti janë bashkë, ndërsa në Shqipëri jo. Përderisa ka mospajtime të Kishës Greke me atë shqiptare dhe e djeshmja e tyre ka qenë një luftë e ashpër, në fronin e Kishës shqiptare duhej të ishte një shqiptar. Nuk pati kohë Hirësia të përgatiste një pasues shqiptar? Ishte ironike e tallëse përgjigja e tij për përkohshmërinë e Misionit: Ne të gjithë jemi të përkohshëm në këtë Botë?
Vatra nuk mund të pajtohet me faktin e injorimit të Ikonës së Kishës Autoqefale ortodokse Shqiptare, Imzot Fan S Noli, edhe pse Mitropoliti tha se ai kishte bërë shumë për Imzot Nolin.
z. Bushati tha se Vatra është për harmoninë fetare dhe e vlerëson këtë si faktor kryesor në zhvillimin dhe prosperitetin e Shqipërisë.
Nuk dukej se pozicionet mes dy palëve ndryshuan edhe pas 2 orë e gjysëm debat. Takimi përfundoi në orën 10 e 30 të darkës. Përfundimisht Marko Kepi, drejtuesi i protestës falenderoi për takimin, por nuk u tërhoq nga organizimi i kësaj proteste për të cilën të Hënën ishte marrë edhe leja nga Policia dhe Autoritetet e Sigurimit të Universitetit.Ai e uroi Metropolitin e Korces Joan Pelushin. Ndersa per gazeten Dielli, Kepi, u shpreh: Ne protestojmë që në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë , të vijë një Kryepeshkop, ja psh si Joan Pelushi, me gjak, gjuhë, nënshtetësi e Kombësi Shqiptare! Uroj që kjo ditë të vijë shpejt!
klodjan goni says
i madhi fan noli ka thèn qè kisha ortodokse shqiptare duhet drejtuar vetèm nga shqiptar.dhe isha me pushime nè dhèrmi dhe mè cuditi fakti qè ke kisha e dhèrmis ishte shkruajtur me nji pllak vetèm greqisht viti indèrtimit .me sa kuptova se sdi tè lexoj greqisht dhe as smè intereson.edhe pse jan minoritet grek qè nuk èsht e vèrtet po jan shumica lebèr duhet tè ishte shkruajtur shqip pastaj greqisht sic bèhet nè gjith botèn.
Sadik Elshani says
Peshkopi Nikon, Mitropoliti i Korces dhe atdhetaret tjere ortodokse e joortodokse duhet te jene te paret qe duhet te angazhohen,te perpiqen per te ngritur Kishen Ortodokse Shqiptare ne nje institucion te rendesishem fetar kombetar e atdhetar dhe t’ia mbajne gjalle frymen noliane.
Tz says
I lumte vatres ja ka mbledh janullatosit ,ja ka bo tete me dy.Ashtu sic kam menu ma pare per VATREN
Mark K. Shkreli says
Pervec Marko Kepit, asnje nga kundershtaret e Janullatos-it nukishin ortodokse. Nga protestuesit, nuk kishte ortodokse, nga [jesemarresit ne ceremoni, pothuajse te gjithe ortodokse, rreth tavolines ne zyren e z. Mark Gjonaj, ortodokset ishin kunder protestes. Vatra, ne kundershtim me deshiren e pasuesve te F. Nolit (Nikon, Fundos, Liolin), vendos ta perkrahe protesten? Kjio me duket sikur PD ne Shqiperi te protestoje zgjedhjen e kryetarit te nje partie tjeter, p.sh. te PS. Jo, zoteri (mbasi qe as ne Vatren nuk paska zonja), nuk eshte puna e katolikeve as e myslimaneve te vendosin se kush e drejton nje fe tjeter. Besimtaret ortodokse te Shqiperise kane pase, dhe kane, shansin te mbeshtesin Ate Nikolla Markun, por ai qendron i vetmuar, vetem me nje kishe, gjysem te zbrazte. Edhe shteti shqiptar duket se e ka pranua ate si kreun e Kishes Autoqefale Shqiptare. Personalisht, a do te deshiroja qe nje shqiptar ta drejtonte kete kishe? Sigurisht qe po. Por, nese vellezerit e mi ortodokse nuk kane gje kundra Janullatos-it, nuk me duket se ne kemi te drejte t’u perzihemi ne organizimin e tyre.
dgreca says
Mererni ne telefon shkrimtarin tone te shquar Naum Prifti dhe pyteni ishte apo jo. Merreni ne telefon Dorian Naston dhe peteni nese eshte ortodoks apo jo, shihini me radhe fotot se do te gjeni ortodokse. Ne fakt edhe katolike kishte shume.
Sadik Elshani says
Kjo nuk eshte vetem ceshtje ortodokse, por eshte edhe nje problem kombetar.Prandaj njerezit me te drejte shprehin shqetesimin e tyre.
Astrit says
Ne nje koh kur kisha ortodokse Greke ka vrare nje shume te madhe besimtare shqiptare e ka qen per mos pranimin e gjuhes shqipe e gjenocidi Cam,nuk e njeh lugat eshte ai e ato qe e mbeshtesin,me vjen shum keq per ate shqiptaro amerikanin qe e quanka te lavdishem Janullatusin Lugatin me te madh te historise tone ka burra shqiptare qe e dine e jan ne gjendje te perfaqesojne cdo lloj besimi fetare ..