Te marten, me 15 shtator, ora 11.00, ne kalanë e Lezhës do të organizohet konferenca për shtyp e Ministrisë së Kulturës, me rastin e përfundimit të restaurimeve në kalanë e Lezhë, me pjesemarrjen e ministres se Kultures, Mirela Kumbaro.
Burime nga Ministria e Kultures bejne te ditur se restaurimet u kryen në kuader të projektit ADRIFORT, një rrjet i Adriatikut për trashëgiminë e fortifikimeve. ADRIFORT lind nga ndërgjegjësimi i vlerave të përfaqësuara nga trashëgimia historike kulturore arkitekturore e fortifikimeve në zonën bregdetare të Adriatikut, ne gjendje te jape përfitime edhe në aspektin social dhe ekonomik.