Nga Gjon Kadeli/
Sot, ne vendin ku ishte Kampi i Perqendrimit, u perkujtuen viktimat e atij kampi. Ne ceremonine ne fjale, pervec pjestareve te familjeve te viktimave, moren pjese zyrtare shqiptare, Ambasadori i Polonise, si edhe perfaqesuese te OSBEse. Me kete rast te pranishemve iu tregue pllaka perkujtimore e viktimave.
Kampi i Tepelen u hap ne fillim te 1949 dhe vazhdoi veprimin deri me 1954.Ne ate kamp u interrnuen ma shume se 3 mije vete. Kampi ne fjale u pagezue “Kampi Famekeq i Tepelenes”. Arsyeja per kete ishte se ne ate kamp, nga torturat vdiqen 500 vete dhe 300 femije vdiqen nga uria dhe nga semundjet e ndryshme.
Pervec atyne qe i torturuen e si rrjedhim vdiqen dhe punes se rand te detyrueshme te te internuemve, u dhunue ne menyren ma skajore edhe dinjiteti njerezor. Vorret e te vdekunve u zhvendosen tri here, dhe si rrjedhim, u zhduken edhe eshnat e te vdekunve. Shpeh here kane shkue njerez e te gjetun vorret e pjestareve te familjeve te tyne, e nuk kane mujtun te gjejne as shej as duk. Numri i njerezve qe jane zhduk ne Shqipni gjate rregjimit komunist kalon 6 mijshen.
Si bashkfamiljaret e te vdekunve dhe te zhdukunve, si edhe shoqnia ne pergjithsi, duhet te dine dhe te kuptojne plotsisht dhunen barbare te rregjimit komunist.
Nderim te vecante per z. Leke Pervizi, qe e ka kthye ne nje Veper arti te pavdekshme vuejtjen dhe mjerimin e Tepelenes.
Pershndetje autorit te kujteses!
Urojme z-njen Gentiana Sulaj qe mori pjese ne kete ceremoni perkujtimi te viktimave te kampit te Tepelenes. Por, pyesim ku jane deputetet e ministrat e tjere? Si trajtohen te mbeturit gjalle te atyre te denuarve, si u shperblye jeta e 300 foshnjave e 200 te rriturve qe u shfarosen aty?
Sot nuk eshte e veshtire te kuptohet se rigjenerimi i Shqiperise mund te behet duke pasur pushtetare jo bij ish komunistesh e ish sigurimsash por pasardhes te nacionalisteve te denuar ne te tilla kampeve e burgje politike. Vetem ata qe vuajten kalvarin komunist mund ta shpien atdheun drejt Europes se Bashkuar. Kush nuk e kupton kete nuk kupton asgje lidhur me te ardhmen e Shqiperise. Komunistet e katranosen Shqiperine per gati 50 vjet dhe bijte e tyre per gati 25 vjet, por tani eshte eshte bere e qarte se ata luftojne vetem per kolltukun dhe mireqenien e tyre e jo per popullin, te cilin e sundojne duke e futur ne luften percarese te luftes se klasave, ose ne luften e partive politike.
Me respoekt, Thanas L. Gjika.