Ne Foto: Durres,7 Prill 2015/
Nga Shefqet Kërcelli/
Paraditen e datës 7 prill 2015, në sheshin para përmendores së Heroit të Popullit “Mujo Ulqinaku” u përkujtua 76 vjetori i rezistencës antifashiste nga patriotët dhe populli durrsak. Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë patriotë dhe veteranë të Luftës Antifashiste, bij dhe familjarë të të rënëvë të 7 prillit 1939, qytetarë durrsakë, përfaqsues të pushtetit qëndror e vendor të Durrësit, detarë, nxënës të shkollave, media të ndryshme, etj. Ceremonia filloi me ekzekutimin e Hymnit Kombëtar dhe më pas me fjalën e rastit dhe vendosjen e kurorave në përmendoren e Heroit “Mujo Ulqinaku” dhe pllakën përkujtimore të dëshmorëve të 7 prillit 1939. Gjatë ceremonisë u evidentuan përpjekjet e marinarëve, ushtarakëve të asaj kohe, patriotëve të ardhur nga gjithë anët e vendit, të cilët nën drejtimin e Kapterit të Marinës Mbretërore Mujo Ulqinaku, zbrazën fishekët e parë kundër pushtuesve fashistë. Kjo përpjekje shënon dhe përballjen e parë me fashistët në Ballkan, ku mjaft luftëtarë shqiptarë dhanë dhe jetën për liri. Madje këta shënojnë dhe dëshmorët e parë të Luftës Antifashiste në Ballkan dhe Evropë. Në fjalën e rastit, zoti Adrian Gurra, Shef i Mardhënieve me Publikun Bashkia Durrës, theksoi se, “Data 7 prill shënon aktin më madhor e patriotik në emër të lirisë, të asaj lirie që u arrit me gjak e sakrifica, nga bijtë dhe bijat shqiptare, që kryen detyrën karshi atdheut, ngritën lart dinjitetin kombëtar, ruajtën pavarësinë e vendit dhe e rreshtuan Shqipërinë përkrah koalicionit antifashist”. Ndaj, dita e 7 prillit, rezistencës antifashiste, është kthyer në një ditë simbolike për patriotët, veteranët e qytetarët durrsakë, të cilët e përkujtojnë atë me krenari në nderim të gjithë atyre, që pamvarësisht bindjeve politike, bashkuan armët për mbrojtjen dhe clirimin e vendit. Nderim dhe mirënjohje për të rënët e 7 prillit 1939! -Ky ishte mesazhi i kësaj ceremonie përkujtimore.
Deri sa te hapen dosjet nk asht gja serioze me vazhdue me lavdue rrezistence antifashiste sikur se te ishim te detyruem prej rregjimit komunist qe dikush hala e vajton. Deri ne veren e 1943-shit Majori anglez Billy McNeil nuk kishte perfundue hala formimin e e brigades se pare e Mehmet Shehut. Qe ne veren e 1943-shit Italia nuk ekzistonte ma si shtet i pamvarun dhe ushtart e saj kishin hup uniformat e ishin ba rrefugjat te shperdamun neper Shqipni, aq sa populli i jone i gjymert i majte me buk. Pjesa jugore e Italise, Rrepublika e Badoglio-s, ishte dorzue pa kondita para Aleatve, kurse pjesa veriore ishte e okupume ushtarakisht prej Gjermanve. Ne kjoft se per rrezistence anti fashiste kuptohet “lufta” çlirimtare kundra Gjermanve athera terminologjia e perdorune asht e gabueme. Por edhe kjo “lufte” anti gjermane ka konsdiderat e veta. Mjafton me than se deri sa filluene bombardimet airore Angkese ne Tirane, Mehmeti nuk kishte shpraz as nji fishek kundra Gjermanve. Edhe kja informat na vjen prej dokumentave angleze.