*Manhattani dhe Bronxi nderojnë figura të kombit dhe të komunitetit shqiptar/
*Një ceremoni në New York me Presidenti i Manhattan-it, Scott Stringer dhe Presidentit të Bronx-it Ruben Diaz Jr me rastin e 28 Nëntorit/
Nga Beqir SINA/
25 nëntor 2013 , New York , NY – Presidenti i Bashkisë (Borough) Manhattan në New York, Scott M. Stringer, Presidenti i Bronxit Ruben Diaz , Jr dhe anëtari i Assemblesë së shtetit të New Yorkut Mark Gjonaj dhe ish Assembleisti Stephen Kaufman së bashku me Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro- Amerikane dhe të Bijve dhe Bijave të Shqipëria në Amerikë, “Sons and Daughters of Albania in America” dje mbasdreke u bashkuan në zyrën e zotit Stringer, për të nderuar katër personalite të shquara në kujtim për kontributin e tyre në rrugën e Pavarësisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, thuhet në një dekleratë për shtyp nxjerr nga zyra e presidentit të bashkisë së Manhattanit .
Me rastin e 101 Vjetorit të Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkia e Manhattanit dhe Bronxit në New York, nderuan figurat: Bajram Curri, aktivist dhe hero ushtarak i cili dha jetën e tij për të mbrojtur shtetin shqiptar, Hasan Prishtina, ish- kryeministër i Shqipërisë, Zahir Pajaziti , bashkë- themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti i parë i Kosovës.
Presidenti Stringer duke nderuar secilin prej këtyre udhëheqësve ka lëshuar një dekret të veçantë në emër të tyre dhe ka shpallur 28 Nëntorin 2013 si : “Ditë të Kremtimit në Bashkinë e Manhattanit të 101 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”.
“Guximi dhe kurajo i këtyre katë figurave tregoi se si luftohet përballë shtypjes dhe fatkeqësisë, vepra e tyre nuk ishte vetëm frymëzuese , por me rëndësi jetike, duke bërë të mundur që Shqipëria sot mbas 101 vjetëve të bëhet partner i besuar dhe i vërtetë i komunitetit ndërkombëtar, si është ajo sot , anëtare e NATO-s”, tha Presidenti i Bashkisë (Borough) Manhattan në New York, Scott M. Stringer duke shtuar se “Unë jam krenar që metropoli i ynë qyteti i New Yorkut mund të mburret me komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara . Lagjet tona janë pasuruar me këtë diversitet të madh , dhe pasurin e komuniteteve të kontributeve ekonomike , kulturore dhe qytetare”.
Presidenti i Bashkisë së Bronx-it, Ruben Diaz Jr, nderoi me këtë rast me çertifikatë nderi, disa figura të komunitetit, si : Ambasadorin Bekim Sjediu, professor Paulo Palombo, Avokatin Stiv Kaufman dhe Presidentin e Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro- Amerikane, zotin Easd Rizai.
Anëtari i Assemblesë së Shtetit të New Yorkut, zoti Mark Gjonaj, tha se: “Është një privilegj, për mua si një shqiptaro-amerikan të jem në këtë vend për të festuar historinë dhe kulturën tonë, duke dashur edhe shtëpinë tonë të re në Amerikë. I inkurajoj shqiptarët që të vazhdojnë të jenë anëtarë produktivë të shoqërisë duke vazhduar për ta bërë botën një vend më të mirë më tolerante “.
“Me këtë rast e rëndësishëme, është se në përvjetori i 101 të, i Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane, është për ne se edhe një herë ne jemi duke nderuar komunitetin tone, në zyrën e Presidentit të Bashkisë së Manhattanit – New York, zoti Scott Stringer”, tha Esad Rizai, President dhe themelues i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane. “Scott M. Stringer, tha ai ka treguar vazhdimisht përkushtimin e tij për shqiptarët në Amerikë, Shqipëri dhe në botë. Ne e dimë që ai me krenari qëndron pranë nesh të kremtojë këtë ditë të madhe së bashku me komunitetin shqiptar. Në ndërkohë që ne shqiptarët në frymën e Besës dhe asaj që bënë për këtë ditë etërit tanë , ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë dhe të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Ceremoninë e përshëndeti dhe moderatori i kësaj veprimtarie dhe ish-Asambleisti Stephen Kaufman dhe Profesor Paulo Palumbo, miq të njohur këta të komunitetit shqiptar në Bronx dhe njohës të mirë të historisë së shqiptarëve dhe viryteve të tyre.
“Shqiptarët në qytetin e Bronxit, janë krenaria e këtij qyteti dhe se pa shqiptarët Bronxi, nuk do të ishte kaq i lulëzuar sa është sot”, tha Prof. Palombo.
Duke përshëndetur në emër të qeverisë së Kosovës, Konsulli i Përgjithëshëm i saj në New York, Ambasdori Bekim Sejdiu, i cili u nderua edhe me një Proklamatë me rastin e 101 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, tha: “…Falenderoj Bashkinë e Manhattanit dhe Presidentin e saj zotin Scott Stringer.Duke nderuar figura të ndritura të kombit tonë, nga ky metropol gjigand Manhattanit i cili po nderon Shqiperinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë….Në menyrë të veçantë, ky është një nderim që u bëhet shqiptaro-amerikanëve, të cilët janë krenarë me identitetin dhe kulturën e tyre entike shqipëtare, por janë po ashtu shumë krenarë që i takojnë kombit te madh amerikan, i cili e ka dëshmuar madhështinë e tij në mbështetjen e madhe që i ka dhënë përpjekjeve të Kosovës për liri dhe pavarësi….”
Në fjalën e tij Ambasadori Ferit Hoxha , Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara solli një përshëndetje në emër të qeverisë shqiptare dhe të Misionit shqiptarë në New York: “Më lejoni të falënderoj në mënyrë të veçantë ju presidenti Stringer për organizimin e kësaj ngjarje të mrekullueshme. Faleminderit që keni qenë gjithmonë i pranishëm për ne , për vendosjen e ngjyrave tona në këtë qytet të madh dhe për të na nderuar në atë që është më e dashur për ne: Pavarësinë tonë, historinë tonë dhe kulturën tone”.
“Shqipëria, ka shumë miq në këtë qytet”, tha ambasadori Hoxha, “por ju jeni një shumë i veçantë e shumë i dashur. Ju përgëzojmë për suksesin tuaj të fundit në zgjedhje dhe ju urojmë gjithë të mirat në detyrën tuaj të re si Revizor i Qytetit të New York-ut. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj ngrohtësisht Esad Rizain dhe shoqatën e tij që kurrë nuk e ka ndalur duke përdorur çdo rast që të ketë Shqipërinë, Kosovën dhe çdo gjë lidhur me shqiptarët këtu në New York”.( BEQIR SINA, Manhattan NYC)