Shefqet Kërcelli*/
Dhjetra veteranë, qytetarë, detarë, ishushtarakë, përfaqsues të pushtetit qendror e vendor, media të ndryshme etj, morën pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e rezistencës antifashiste të 7 prillit në Durrës. Më datën 7 prill 1939, patriotë durrsakë dhe marinarë të marinës mbretërore organizuan një rezistencë simbolike, por që bashkë me rezistencën e organizuar në qytetet e Sarandës, Vlorës dhe Shëngjinit, pati jehonë në shtypin evropian, përfshi shtypin anglez dhe amerikan. Në këtë luftë krejtësisht të pabarabartë, një popull i vogël, viktimë e agresionit, tregoi vlerat e tij të mosnënshtrimin ndaj pushtuesve fashiste dhe dëshirën për liri. Gjatë betejës në sheshin e portit të Durrësit dhe para Torrës Veneciane u vranë e plagosën dhjetra fashistë, ndërsa ranë për liri, Mujo Ulqinaku, Kapter i Marinës Mbretërore, {Hero i Popullit} dhe dëshmorët Hamit Dollani, Haxhi Tabaku, Hysen Koci, Ibrahim Osmani, Isak Metalia, Ismail Reci dhe Ramazan Velia. Në vijim nga pjesmarrësit u vendosën kurora dhe buqeta me lule në përmendoren e Mujo Ulqinakut, ndërkohë që dëshmitarë të asaj dite dhe familjarë të të rënëve, sollën kujtimet e tyre për këtë ditë të rezistencës antifashiste.
* E falenderojme korespondentin e Diellit ne Shqiperi Shefqet Kërcelli per angazhimin e vazhdueshem per te sjelle ne faqet e gazetes informacione, fotografi,komente, analiza, reportazhe.
Rossa says
What about the Nazi collaborationist that are housed to your magazine , are they celebrating?