
Perparim Rama/
Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve të saj përtej Atlantikut dhe gjithë diasporës shqiptaro-amerikane. Ata përfaqësojnë një brez shqiptaro-amerikanësh që, në një prej orëve më të rënda të Kosovës, e kuptuan lirinë jo si një ideal të largët, por si përgjegjësi personale.
Nga përtej Atlantikut erdhën gra e burra që mund të vazhdonin jetën e tyre në paqe dhe siguri. Por kur atdheu i të parëve të tyre po luftonte për ekzistencë ata zgjodhën të ktheheshin. Disa me armë, të tjerë me organizim, diplomaci, ndihmë financiare e humanitare.
Një diasporë e tërë u bë pjesë e përpjekjes së Kosovës për liri.
Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi janë ndër emrat që e mishërojnë fuqishëm këtë histori. Tre vëllezër shqiptaro-amerikanë, tri jetë të lidhura mes Amerikës dhe Kosovës, që në momentin vendimtar zgjodhën t’i dalin zot atdheut dhe u sakrifikuan për të.
Së bashku me Kryetarin e Lezhës, Pjerin Ndreu, dhe Kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, Dr. Elmi Berisha, bëmë homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi, duke u përulur me nderim dhe mirënjohje para sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës. ![]()
![]()
I përjetshëm kujtimi për ju.