Nga Astrit LULUSHI-Lumi i kohës ka ngecur. Nën të asgjë nuk shihet. Është nxirrë, kapur nga fosile; nga ata që për pak popullin e çkombtarizuan. E mbajtën në errësirë edhe ditën, e verbuan. E ndanë nga bota. Gjëra të tmerrshme bënë. Burgosën e vranë vetëm se njerëzit donin të mendonin të kishin ëndrra. Çfarëdo ëndrre. I mbyllën në vetvete. I ngurtësuan, i imunizian ndaj goditjeve që kur të zbuteshin të bëheshin thërrime. I mësuan të mos i besonin askujt. Jetën e bënë të pavlefshme. Njeriu mund të jetë i kujdesshëm, por pak besim duhet t’i japë tjetrit, pasi nuk mund ta dish nëse është i keq ose jo.Shumica e njerëzve janë të mirë. Ata kanë familje. Dhe duan të jetojnë më të mirën që munden. Gjithmonë do të ketë njerëz të këqinj dhe do t’i njihni kur t’i takoni. Ndonjëherë nuk është kështu. Por nuk mund të lejoni që kjo t’ju ndalojë të bëni jetën tuaj të plotë e të lirshme dhe miq të zini dhe të shihni të mirën në njerëz. Sepse, nëse nuk e bëni, nuk do të gjeni kurrë lumturi. Ju që keni jetuar në një vend burg dhe e mbani mend. Jeta e brendshme ka një botë jashtë, megjithatë është botë e rrezikshme që e lini t’iu prekë. Ndonjëherë nuk ka asgjë që mund të bësh. Njerëzit e duan dhunën. Ata ngadalësojnë shpejtësinë kur shohin në anë të rrugës një makinë të përmbysur për të parë viktimat. Të njëjtët njerëz pretendojnë se e duan boksin, pa e kuptuar se çfarë është. Boksi ka të bëjë me respektin; fitore për vete dhe marrjen e saj nga tjetri. Boksi është një veprim jo natyral. Gjithçka në boks varet nga të ecurit prapa. Ndonjëherë mënyra më e mirë për të dhënë një grusht është të bësh hap prapa. Hap prapa shumë larg dhe nuk ke asgjë të godasësh. Disa njerëz do të thoshin se gjëja më e rëndësishme që mund të ketë një luftëtar është zemra. Por më trego një luftëtar me asgjë tjetër përveç zemrës dhe unë do t’ju tregoj një njeri me shpresë që pret të humbasë. Magjia është të luftosh përtej durimit kur të tjerëve u është sosur. Është magjia e rrezikimit të gjithçkaje për një ëndërr që askush nuk e sheh përveç teje. Ndonjëherë njerëzit thjesht nuk duan të hapin sytë dhe në terr humbasin.