Nga BEQIR SINA, New York/
CALIFORNIA : Nicole Malachowski (The USA Air Force) është pilotja e parë “bombarduese” amerikane e cila sot e 13 vite më parë, pikërisht më 24 mars filloi ta gjunjëzojë Serbinë. Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.
Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachowski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat. Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”. Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003).
Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote. Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane, Malachowski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas. Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingwood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachowski. Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French. Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, “Bubullima e zogut” (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë “F-15E”, në skuadronin “494th Fighter Squadron”, në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, “RAF Lakenheath”. Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit “F-15” dhe “F-16”. Nicole Malachowski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën “Major” dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore “Thunderbrids, që njihen ndryshe si “Pilotët e vdekjes” apo “Bubullima e zogut”. Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEWS etj.
Eksperienca
Malachowski u trajnua në bazën ushtarake “Columbus Air Force Base”, në Misisipi, me fluturakët bombardues “F-15E” e më pas, në bazën Seymour Johnson Air Force Base në Karolinën ë Veriut. Prioriteti i saj ka qenë stërvitja me “Pilotët e vdekjes” (Thunderbird). Më tej, Nicole shërben në bazën RAF Lakenheath, në Angli dhe kthehet sërish në bazën, “Seymour Johnson Air Force Base” në Karolinën e Veriut. Ajo do të shërbejë si oficere edhe në bazën “Camp Red Cloud” në Korenë e Jugut. Nicole ka marrë pjesë në krejt fushatën e sulmeve ajrore ndaj bazave e caqeve serbe në Kosovë e Serbi, si dhe në operacionin “Liria e Irakut” (Operation Iraqi Freedom). Ajo shihet në SHBA si femra që ka bërë histori. Në muzeun e “Pionierëve të fluturimit”, hapur në Washington D.C, asaj i është rezervuar një pavijon i veçantë me fotot, videoxhirimet, shkrimet dhe kujtimet e pilotes nga Britania e Madhe, Kosova e Iraku.
Fushata e sulmeve ajrore, e cila vuri në shënjestër caqet ushtarake serbe në territorin e saj dhe në bazat e vendosura në Kosovë zgjati 78 ditë dhe përfundoi me fitoren e NATO-s. Ajo është konsideruar si lufta më e suksesshme e kohëve moderne të Aleancës Veri Atlantike, NATO.
KUSH ËSHTË KJO PILOTE, BOMBARDUESE E SERBISË ?
Kosova, aty zë një vend të posaçëm, pasi atje pilotja amerikane ka kryer mëse 200 orë fluturime bombarduese gjatë fushatës së vitit 1999. Siç dihet, më 24 mars 1999, është edhe dita kur nisën sulmet ajrore kundër bazave ushtarake serbe në Kosovë dhe në territorin e Serbisë.
Cd gje qe thuhet ne artikull eshte e drejte ,pervec nje perkthimi te gabuar te fjales bashkangjitur –THUNDERBIRDS-ajo nuk dujet perkthyer Bubullima e zogut ,por ZOGJTE E Bubullimes apo zogjte bubullues .Me shkruani ne se kam te drejt me anglishten time te mesuar vetem –UNE –LIBRI DHE MURI PREJ BETONI ku kam perplasur koken pa patur asnje mesues .JU kam derguar edhe nje kerkes etjeter per librin tim te trete vetem me poezi ,per ta botuar -nuk me jeni pergjigjur Me dergoni njekohesisht adresen tuaj elektronike ..Faleminderit
E pra, pilotja Nicole, eshte nje pilote heroine. Sigurisht qe ajo per aftesite profesionale si pilote dhe operacionet e kryera eshte vleresuar nga eproret e saj te Forcave Ajrore te SHBA{USA Air Forc}, dhe strukturat e shtetit amerikan. Por, zonja Nicole ne karieren e saj ka nje histori te bukur e te guximshme qe lidhet me kombin shqiptar, kur ajo cau ate terr nate te 24 marsit 1999 dhe hodhi bombat e para mbi makinen ushtarake te Serbise. Tash mbas kaq vitesh ne i biem gjoksit te gjithe, madje e bejme cope, ashtu si e kemi zakone. Por, Nicole Malachowski ishte ne vijen e pare te frontit, qe veshi e para dorezat e boksit e pultit te raketave, qe i dha zemer e guxim piloteve te tjere te NATO-s, por dhe ne patrioteve e luftetareve shqiptare, qe sot kerkojme merita pa fund. Natyrisht ne shqiptaret e thjeshte e vleresojme aktin sublim te pilotes heroine Nicole, me kete rast falenderoj sinqerisht dhe kolegun tim Beqir Sina, qe ka gjetur nje moment te bukur, duke sjelle tek faqet e “Diellit” nje heroine, nje burrneshe amerikano-shqiptare,{meqe tash ne po hyjnizojme burneshat tona dhe ne filma}, per te perkujtuar udhen e gjate te pavaresise se Kosoves. Ju siguroj se kjo heroine do zere dy faqe, nga 300 faqe, qe do kete libri per Historine shekullore te bashkepunimit ushtarak Shqiperi-SHBA. Vertet Nicole eshte pioniere e Thunderbirds, por ajo mbi te gjitha eshte pioniere e pavaresise se Kosoves. Ndaj i takon zyrtareve tane te larte, te dy shteteve shqiptare, qe shpesh i perdorin dekoratat vend e pavend,ta ftojne familjarisht piloten e nderuar Nicole dhe ti japin dicka simbolike, per kontributin e saj ne ceshtjen tone mbarekombetare. Se “Politikuejt” tane ne dy anet e kufirit shqiptaro-shqiptar nuk e kuptojne kete akt heroik. Ndodh qe dhe ne shqiptaret e thjeshte i harojme ose anashkalojme keto,tu u mar me budallaqet e dites, por une, si qytetar e ishushtarak, minimumi qe do bej eshte ti coj zonjes se nderuar atje ne Cikago, flamurin tone kombetar dhe nje shishe konjak “Skenderbeu”.
Bashkohem me shkrimin e autorit, nderim dhe respekt per kete heroine amerikano-shqiptare dhe mjaft kolege te tjere te aleances se NATO-s, qe u frymezuan nga Nicole.
Ju siguroj se ne faqet e “Diellit”, do gjeni dhe intervisten e shefit te operacioneve te NATO-s,mars 1999,{te cilin une pata fatin ta shoqeroj bashke me dy kolege te mi} i cili nga Durresi, drejtoi operacionet e NATO-s ne Kosove ne ato dite te veshtira marsi.
Shefqet Kercelli
Navy Forc Albania
Durres