
Behar Gjoka/
Dy shkrimtarë të kohëve të ndryshme, që megjithatë kanë piketa të përbashkëta: Të dy shkruajnë poezi dhe prozë. Që të dy kanë fat të hidhur, ku Budi mbytet në lumin Drin, e Trebeshina nuk pa një ditë të bardhë, në gjallje e madje as në amshim. Të dy në vitin 2026 kanë përvjetor. Budi me 460 vjetorin e lindjes na fton të kthehemi te jeta dhe vepra e tij, për të gjetur vatrat që nuk i vumë re, me anë të një tryezë në viset ku leu, me ata që e kanë lexuar, shijuar poezinë dhe prozën, e vlen të mendohet.
Trebeshina në 100 vjetorin e lindjes, kur në jetë e mallkuan, tanimë në amshim, kur nuk kemi shans të kacafytemi me autorin, të ndalemi një grimë kohë, me pa krijimtarinë e gjerë letrare, tanimë me anë të një konference shkencore:
Trebeshina – një udhëtim në ligjërimin letrar dhe anatemimin e pandërprerë, jetësor dhe estetik.
Në ditët në vijim do të qartësohen më shumë këto ide, ku me shpresë te Zoti, do të shpërgjumen edhe institucionet e kulturës dhe të arsimit, për të hedhur një vështrim mbi dy modele të shkrimit të shqipes, që i ka rrënjët te sakrifica në jetë dhe letërsi, të këtyre shkrimtarëve…